E dielë, 01 maj, 2016

    Lajme / SHBA

    Debate mbi kontraceptivët për adoleshentet

    x
    Carolyn Weaver
    Mbi 7 mijë vajza në qytetin e Nju Jorkut mbeten shtatzënë çdo vit para moshës 17 vjeçare. Afro dy të tretat e tyre abortojnë. Tani, disa shkolla të mesme të Nju Jorkut po zgjerojnë një program për kontraceptivë edhe për nxënës 14 vjeçarë që e kërkojnë një gjë të tillë. Për shkak të moshës së re, ky vendim është bërë i debatueshëm për disa prindër.
     
    Çdo vit në Nju Jork, mbi 2 mijë e 500 vajza nën moshën 18 vjeçare lindin fëmijë dhe shumë prej tyre lënë shkollën. Kështu zyrtarët filluan vitin e kaluar një program që i vë në dispoizicion kontraceptivët hormonalë në 13 shkolla të mesme me përqindje të lartë shtatzanie.

    Prezervativët janë shpërndarë prej kohësh, por tani vajzat mund të kërkojnë kontraceptivë me shiringa, ose Plan B, një kontraceptiv që merret pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Kryetari i Bashkisë Michael Bloomberg thotë se programi është i nevojshëm.

    “Ana pozitive është që e kemi ulur rreth 25 për qind shtatzaninë mes adoleshenteve në 10 vitet e fundit. Ana negative është se akoma ka plot vajza që mbeten shtatzënë në moshë të re”.

    Michele Handelman është mami dhe nënë e dy nxënësve të shkollës së mesme. Ajo thotë se ligji i Nju Jorkut u jep adoleshentëve të drejtën të marrin kontraceptivë dhe të abortojnë pa njoftuar prindërit.

    “Ata kanë të drejtën të marrin kujdes shëndetësor falas dhe në mirëbesim për të parandaluar infektimet, të bëjnë analiza për HIV-in dhe të mbrojnë veten nga shtatzania”.

    Prindërit kanë të drejtën t’i nxjerrin fëmijët e tyre nga programi. Por Mona Davids, kryetare e Bashkimit të Prindërve të Nju Jorkut tha se shumë prindër nuk janë informuar.

    “Nuk është e drejtë që kryetari i bashkisë Bloomberg dhe Departamenti i Arsimit të anashkalojë të drejtat tona dhe të lejojë fëmijët tanë të marrin një kombinim kimik-hormonal ilaçesh pa miratimin tonë”.

    Ajo thotë se shkollat nuk mund të japin ilaçe të tjera, as aspirinë madje pas lejen e prindit dhe se efektet afatgjata të kontraceptivëve hormonalë janë të panjohura.
    Por zonja Handelman thotë se këta kontraceptivë nuk janë të rrezikshëm.

    “Nuk kanë estrogjen, një përbërës që mund të shkaktojë mpirje të gjakut, kështuqë nuk përbëjnë asnjë rrezik përsa u takon efekteve anësore. Pa diskutim që shtatzania është rrezik më i madh”.

    Para një shkolle të mesme në Manhattan, nxënëset kishin mendime të ndryshme.

    “Unë personalisht nuk do doja që prindërit ta merrnin vesh”.

    “Unë mendoj se duhet t’u themi prindërve se ne nuk jemi plotësisht të zhvilluar”.

    “Prindërit duhet të lejojnë vajzat e tyre që të bëjnë këtë gjilpërë sepse jeta e tyre do të shkatërrohej po të kishin një fëmijë në moshën 16 vjeçare”.


    Mona Davids gjithsesi thotë se ka një mënyrë më të mirë për të parandaluar shtatzaninë.

    “Nëse kryetarit të Bashkisë Bloomberg i intereson vërtet të frenojë shtatzaninë mes adoleshentëve, ai duhet të investojë në shkollat tona, të shtojë buxhetin për to, që ata të kenë programe pas shkollore dhe aktivitete jashtë shkollore”.

    Zonja Davids thotë se organizata e saj ka në plan të paraqesë aktpadi për të drejtën e lejes së prindit.
    Ky forum është mbyllur
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    30.04.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Debati mbi zgjedhjet në Ukrainën lindore

    Zëvendës kryetarja e parlamentit të Ukrainës: Zgjedhjet të mundshme vetëm pasi të ripërtërihet sovraniteti i Ukrainës në rajon dhe të eleminohet prezenca ruse në këto territore.
    Më tepër

    Shqiptarët kthehen nga Greqia për Pashkët

    Lëvizje e lartë në kufi, shtohen sportelet
    Më tepër

    Gjirokastër, Muzeu i Luftës së Ftohtë

    Muzeu përpiqet të informojë brezat për realitetin e periudhës së komunizmit
    Më tepër

    Kosovë, fati i personave të zhdukur

    Familjarët e tyre kërkojnë vëmendje politike mbi këtë çështje dhe që ndriçimi i fatit të të zhdukurve të kushtëzohet edhe në bisedimet që po zhvillohen ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel
    Më tepër

    Siri, sulme ajrore në Aleppo

    Njoftohet për të paktën pesë të vdekur
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Anti-frost candles burn in a vineyard in Flaesch, in the Swiss canton of Grisons. Due to unseasonally low temperatures, wine growers are attempting to protect their grape shoots with additional warmth from the anti-frost candles.
    • An injured woman reacts at a site hit by airstrikes in the rebel held area of Old Aleppo, Syria.
    • People walk amid the rubble of destroyed buildings following a reported air strike on the rebel-held neighborhood of al-Kalasa in the northern Syrian city of Aleppo.
    • A ranger from the Kenya Wildlife Service (KWS) stands guard near approximately a dozen pyres of ivory, in Nairobi National Park. The wildlife service has stacked 105 tons of ivory consisting of 16,000 tusks, and a ton of rhino horn, from stockpiles around the country, in preparation to be torched on April 30, 2016, to encourage global efforts to help stop the poaching of elephants and rhinos.
    • A boy floats in a pond to cool off on a hot summer day on the outskirts of Kolkata, India.
    • Garbage collectors look at rescue teams (not pictured) working at the site where a massive pile of garbage collapsed at a landfill dumpsite in Guatemala City, Guatemala, April 27, 2016.
    • Women observing religious rights light fires next to graves in the village of Copaciu, southern Romania, ahead of Orthodox Easter, celebrated this year on May 1.
    • The laser light installation 'Global Rainbow - Peace Will Win' by Puerto Rican-born artist Yvette Mattern, beams seven rays of the colors of the rainbow past the 'Siegessaeule' (Victory Column) in Berlin, Germany, 27 April 2016.
    • Volkswagen cars are presented to media inside a delivery tower prior to the company's annual press conference in Wolfburg, Germany.
    • A 23-day-old hamadryas baboon plays with a stuffed toy at Sri Chamarajendra Zoological Gardens in the southern city of Mysuru, India. The baboon, was abandoned by its mother after its birth on April 4, according to a zoo vet.
    • A man operates machinery holding material to make compost, at the Highline Mushrooms farm, Canada's largest mushroom grower, in Leamington, Ontario.
    • The pack in action during the second stage, over 173.9 km between Moudon and Morgins during the 70th Tour de Romandie UCI ProTour cycling race in Morgins, Switzerland.
    • A member of the Australian ballet performs in the scene from "Scent of the Love" during the dress rehearsal for the national premiere of Symphony in C that comprises of five short ballet works at the Opera House in Sydney.
    • A Russian Soyuz 2.1A rocket carrying Lomonosov, Aist-2D and SamSat-218 satellites, lifts off from the launch pad at the new Vostochny cosmodrome outside the city of Uglegorsk, about 200 kms from the city of Blagoveshchensk in the far eastern Amur region, Russia.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.