E premte, 24 maj, 2013

Lajme

Në Njutaun rihapen shkollat pas masakrës

x
Madhësia e gërmave - +
Sot në qytezën Newtown të Connecticut-it, ku ndodhi sulmi më i rëndë me armë zjarri në historinë e Shteteve të Bashkuara, nxënësit u kthyen sërish në shkolla. Shkollat u hapën dy orë me vonesë.

Vetëm në shkollën fillore ku ndodhi tragjedia, Sandy Hook, nuk rifilluan mësimet. Zyrtarët e qytezës thanë se nxënësit e kësaj shkolle do të ndjekin tani e tutje shkollën tjetër fillore qytetit, Monroe, dhe se janë marrë masa që t’u ofrojnë atyre seanca këshillimore nga psikologët.

Autoritetet mendojnë se 20-vjeçari Adam Lanza, autori i masakrës, vrau fillimisht të jëmën në shtëpi dhe pastaj ja mori asaj armët dhe u nis drejt shkollës fillore. Kur në shkollë erdhi policia ai vrau veten, pasi kishte vrarë 26 persona. Mbetet ende i paqartë motivi i vrasjeve. Ndërkohë, sot është në plan të mbahen funeralet për dy nga viktimat, 6-vjeçarët James Mattioli dhe Jessica Rekos. Dje u zhvillua funerali për dy viktimat e para, dy djem 6-vjeçarë. Gjatë kësaj jave janë në plan të zhvillohen edhe funerale të tjera.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Rrahman nga: Kosovë
19.12.2012 13:42
Ngushllime për të gjithë ata familjar që humbën fëmijët në këtë masakër, lutemi që mos të ndodhin këto tragjedi.


nga: Sherafedini nga: Gjilan
18.12.2012 09:37
Duke shprehur ngushllimet me te thella per familjaret e viktimave dhe per gjithe popullin amerikan, uroj qe dhasht zoti kurr mos te ndodhin gjera te tilla jo njerzore. Te gjith ne ndajme dhimbjet per ata nxenes/e, e mesues/e te mrekullueshem.


nga: Palliaqoja nga: Qirku i Dillit
17.12.2012 22:40
Ka nje gabim ne titull

Nuk eshte Njetaun por Dytaun.


nga: fehmi nga: kosove
17.12.2012 18:37
Kjo ishte nje ngjarje qe tronditi njerezit e tere botes,ky eshte nje alarm per boten qe shkollat e sotme te kohe sone,te kene pedagog,psikolog,sociolog punetore tjere te departamenteve pedagogjike,ne menyre qe te merren me stafin e shkolles,menaxher e mesimdhenes,pastaj me nxenes e prind,dhe te identifikojne secilen qeshtje qe ne fillim te tij dhe te merren me te,jo ta lene ate pasi te rritet ose pasi te behet problemPerndryshe kso lloj veprimesh ekstreme nga persona jasht shkolles,pamarrparasysh pse e si behen jane fatale dhe alarmante dhe vene ne pyetje vet shkollat,se vertet a guxon prindi ta qoj me femijen ne shkolle a jo.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive