E premte, 24 maj, 2013

Lajme

Mesazhe ngushëllimi nga bota

x
Madhësia e gërmave - +
Tragjedia që ndodhi dje në shkollën fillore të Newtown-it në Connecticut, ku u vranë 28 vetë, 20 prej tyre fëmijë ka shkaktuar reagime me dhimbje dhe keqardhje në mbarë botën.

Kryeministrja australiane Julia Gillard e përshkroi sulmin si një “akt të pakuptueshëm dhe të lig”. Ajo tha se ashtu sikurse presidenti Obama dhe amerikanët zemrat “tona janë të thyer rëndë”. Kryeministri britanik David Cameron tha se u ndje “i shokuar dhe tepër i dëshpëruar” kur mësoi për ngjarjen e tmerrshme.

Presidenti francez Francois Hollande tha se e kishte tmerruar lajmi i rëndë. Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton shprehu tronditjen e saj të madhe për incidentin, ndërsa kreu i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso po ashtu tha se ky incident e kishte tmerruar dhe shokuar thellë.

Mbretëresha Elizabeth e Britanisë i dërgoi një mesazh presidentit Obama, ku thonte se ishte shokuar dhe dëshpëruar thellë nga incidenti vdekjeprurës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Flamur Çollaku nga: Tirane, Shqiperi
15.12.2012 23:07
Kjo tragjedi që mori jetë të nxënësve në moshën më të bukur kur po përgatiteshin për jetën. Dora e zezë e ndërpreu këto jetë. Në paqe u prehtë shpirti i tyre. Lutemi te i madhi Zot të lehtësojë dhimbjen te familjaret. Ne i bashkohemi kësaj dhimbje duke drejtuar lutje pa fund. Sytë i kemi çdo sekondë te kjo tragjedi e cila do të mbahet mend gjatë.
Ngushëllime të sinqerta.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive