E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Presidenti Nishani nderon çlirimin e Shqipërisë

"Kontributi i të gjithë atyre që nga ngritja e Flamurit e deri në ditët e sotme është një kontribut që nuk ka shkuar kot”, tha zoti Nishani

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe disa parti politike të majta përkujtuan sot me nderime ditën zyrtare të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë gjatë luftës së dytë botërore. Presidenti Nishani tha se meritojnë nderime të veçanta të gjithë ata dëshmorë që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Zoti Nishani tha se qëllimi dhe idealet e tyre për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur janë sot të plotësuara më shumë se kurrë më parë.
 
“Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë një vend e një komb i lirë. Sot Shqipëria është aleate reale e NATO-s, e botës së madhe të Perëndimit, e aleatëve tanë të mëdhenj edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot Shqipëria ecën e sigurtë drejt integrimit në familjen evropiane. Prandaj sot më shumë se kurrë, ne kemi ç’t’u themi të gjithë brezave që vijnë. Kontributi i të gjithë atyre që nga ngritja e Flamurit e deri në ditët e sotme është një kontribut që nuk ka shkuar kot”- tha zoti Nishani.
 


Ndërsa kryetari i partisë socialiste të opozitës, Edi Rama, tha se “çlirimi i Shqipërisë erdhi nga njerëz që sakrifikuan jetën e tyre për idealet, ndaj është një ditë e rëndësishme kuptimplote për të shkruarën dhe për të ardhmen”. Në ceremonitë për nderim të 29 nëntorit mori pjesë edhe LSI, një parti e majtë pjesëmarrëse e koalicionit të djathtë qeveritar.
 
Partia Demokratike e feston çlirimin e Shqipërisë në 28 nëntor, duke e quajtur atë si ditën e dëshmorëve në të gjithë historinë e vendit, ndërsa 29 nëntorin si një datë e improvizuar nga komunistët shqiptarë për servilizëm ndaj komunistëve serbë. Gjatë 20 viteve të pluralizmit politik dy partitë kryesore politike kanë debatuar gjatë lidhur me vlerësimin e 29 nëntorit. Duke u kthyer periodikisht në pushtet, ato heqin dhe vendosin ligje të ndryshme për të rivlerësuar këtë datë në historinë e vendit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petro Jashari nga: U S A
30.11.2012 04:12
Nderim e respekt per deshmoret e luftes antifashiste nacjonal clirimtare;Nderim e respekt per gjithe luftetaret e lirise te cilet nuk kursyen asgje per te arthmen e atdheut. Duke lexuar fjalimin e Nishanit ne kete dite te shenuar do te ishte me mire te mos kishte vajtur fare, ose me qe vajti me mire do te ishte mos fliste fare.Permbajtja e atij fjalimi ishte thjesht nje propagande ne prag te fushates elektorale te Saliut. Perkthimi i atij fjalimi ne popull nenkupton te kunderten.


nga: NIKOLLA nga: NEW YORK
30.11.2012 02:47
A NA THA ENVERI SE PARTIZANET, PAS CLIRIMIT TE SHQIPERISE ME 29 NENTOR, VAZHDUAN LUFTEN PER CLIRIMIN E POPUJVE TE JUGOSLLAVISE........PO SI KA MUNDESI QE SHQIPERIA DHE JUGOSLLAVIA KANE TE NJEJTEN DATE CLIRIMI, ME 29 NENTOR 1944???. NDOSHTA ANONIMI APO KRESHNIK ARBERI MUND TE NA JAPIN PERGJIGJE... ESHTE THJESHTE "KOINCIDENCE" QE DY PARTITE E THEMELUARA NGA JUGOSLLAVET, TE BIEN DAKORT PER NJE DATE.....


nga: Zef Kalaj nga: Michigan
30.11.2012 00:37
Partite e majta pasuan nje gabim substancial per festimin e 29 nanorit,,,pasi vendi eshte ne Shkoder,ashtu qe me plot te drejte insistuan per festimin e 100 vjetorit te pamvarsise ne Vlore...!


nga: Margarita nga: Boston
30.11.2012 00:07
Nuk eshte aqe e sakte qjo qe shkruhet ne fund te komentit ...kjo sepse -sic konfirmoi presidenti - ne ligjin e sotem data 29 Nentori kremtohet si festa e clirimit.
Nga ana tjeter presidenti duhet te denoje/kritikoje te gjith ato autoritete qe nuk respektojne ligjin perfshire zoti Kryeminister dhe Zonjen Topalli!


nga: Anonim
29.11.2012 21:31
SOT PRESIDENTI Z NISHANI NDEROJ DESHMORET E KOMBIT.PRA BERI DETYRIMIN KUSHTETUES.SEPSE LUFTA NACIONAL-CLIRIMTARE ESHTE VLERE SEPSE U RESHTUAM ME KUALICIONIN FITUES AMERIKE.ANGLI DHE BASHKIMI SOVJETIK.POR Z NISHANI SIC BERI NE DATEN 28 NENTOR PER PAVARESINE E SHQIPERISE KU I BASHKOI TE GJITHE PARTITE TE BENTE NE DATEN 29 NENTOR DITEN E CLIRIMIT TE ATDHEUT NGA NAZIFASHISTET..MBAS CLIRIMIT TE ATDHEUT SHIKOHET HISTORIA ANET POZITIVE DHE NEGATIVE TE DIKTATURES KOMUNISTE..


nga: Kreshnik Arberi nga: USA
29.11.2012 20:02
Me sa dime Kuvendi ka vendosur fest zyrtare 29 nentorin.
Ne shpalljet e e kushtetutes askush nuk ka te drejt te ndryshoje festat zyrtare,
Presudenti esht i shqiptarve
.Kryetrja e Parlamenti esht me vota te popullit shqiptar
po ashtu dhe krymenistri.
Ne asnje vende te botes nuk thuhet p.sh. Ministri i tregtise Sicialdemokrate te shqiperise.
.Nuk duhet harrutr se disa deshmor lane studimet,disa nenpunes lan kolltukun e ju ngjiten maleve per liri demokraci Por keta u bene me a l e a t e t Angli-Britani - madhe,Rusi,Amerike apo Amerik-angli e rusi e anasjelltas.
Ata u quajten tre te mdhajet per te mos thene kush ka qen i pare e kush i dyte.Le te dalin cildo teoricente e te thote rrjeshtimi me aleatet ka qene i pa drejte.Bile une do mendoje qe ne kete rast me qene se ka polaritet duhet mendimi american .

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari i Shtetit Kerry në Lindjen e Mesme

Bisedimet e Sekretarit Kerry synojnë të nxisin mbajtjen e një konference ndërkombëtare paqeje mbi Sirinë
Më tepër

Shtyhet gjykimi për Yulia Tymoshenkon

Tymoshenko dhe aleatët e saj e kanë quajtur gjykimin të motivuar politikisht nga presidenti Viktor Janukoviç
Më tepër

Sekretari Kerry në Oman

Diplomati i lartë amerikan vazhdon përpjekjet për organizimin e konferencës së paqes mbi Sirinë - në pikëpyetje pjesëmarrja e Iranit
Më tepër

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive