E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Shqipëri, Medalja e Mirënjohjes për autorë të veprave studimore dhe artistike

Presidenti Nishani nderoi autorë librash e botimesh historike si dhe artistë, mes të cilëve edhe gazetarin e Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi

x
Madhësia e gërmave - +

Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani nderoi sot me Medaljen e mirënjohjes autorë të veprave studimore dhe artistike kushtuar 100- vjetorit të pavarësisë.

Presidenti Nishani nderoi autorë librash e botimesh historike, si dhe artistë të cilët kanë realizuar disa vepra me rastin e përvjetorit të pavarësisë së vendit, mes të cilëve edhe gazetarin e Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi për librin e tij kushtuar udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Vlorës.

Kreu i shtetit deklaroi se me veprat e tyre këta autorë “hapën një rrugë dhe nxitën në radhë të parë studiuesit, krijuesit, artistët, historianët të fillojnë të mendojnë më shumë për historinë e Shqipërisë, për të evidentuar më shumë vlerat e kësaj historie si dhe për t’u ofruar një informacion real, transparent, qytetarëve shqiptarë, shqiptarëve kudo që ndodhen, por edhe miqve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve mbi historinë e këtij vendi dhe kombi”, u shpreh kreu i shtetit në ceremoninë e dhënies së Medalieve të Mirënjohjes.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ROLAND DURDA nga: ALBANIA TIRANA
28.12.2012 09:16
URIME NGA ZEMRA JONE PER ILIR IKONOMI.LIBRI I TIJ KUSHTUAR ISMAIL QEMALI`T,UDHETIMI I TIJ DREJT VLORES.100 VITE PAVARESI...GOD BLESS SO MUCH THE JOURNALIST ILIR IKONOMI.


nga: Anonim
28.12.2012 08:38
Te nderosh intelektualet qe lene gjyrme ne historine kombetare sic eshte Z ILIR iKONOMI ,qe beri librin mbi udhetimin e ISMAIL QEMALIT..duke na lene nje veper dinjitoze Zilir..urime..Por historia e kombit shqipetar duhet te pasurohet me fakte dhe dekumenta qe nga Perandoria Osmane deri ne ditet e sotme me intelektuale te zote duke mare nga 6 intelektuale per 12 Qarqet e Shqiperise per te dale kontributi per cdo Qark po u ndikuar nga politika...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive