E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Evropë

Mbahet ceremonia e dhënies së Çmimit Nobel të Paqes për BE

x
Madhësia e gërmave - +
Në Oslo të Norvegjisë, Bashkimit Evropian iu dorëzua sot Çmimi Nobel i Paqes. Çmimi dorëzohet për nxitjen e paqes dhe të të drejtave të njeriut në Evropë pas shkatërrimeve që solli Lufta e Dytë Botërore. Komiteti Nobel i bëri thirrje Bashkimit ta përdorë unitetin mes anëtarëve të tij për të zgjidhur krizën ekonomike të rajonit.    
 
Rreth 20 udhëheqës të qeverive evropiane, përfshirë Kancelaren gjermane, Angela Merkel, Presidentin francez, François Hollande dhe Zëvendëskryeministrin britanik, Nick Clegg, morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në kryeqytetin norvegjez.

Në Bashkinë e Oslos, Kryetari i komitetit të Çmimit, Thorbjoern Jagland u dorëzoi diplomat dhe medaljet Nobel Presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, Presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Zoti Jagland tha përpara disa qindra pjesëmarrësve se Bashkimi Evropian kishte luajtur një rol të shquar për ta kthyer Evropën nga një kontinent të luftës në një kontinent të paqes.

"Ripajtimi mes Gjermanisë dhe Francës është ndoshta shembulli më dramatik në histori për të treguar se lufta dhe konflikti mund të kthehen shumë shpejt në paqe dhe pajtim,” tha zoti Jagland.

Çmimi i këtij viti vjen në sfondin e protestave ndërkohë që kriza e borxhit të Eurozonës ka krijuar tensione dhe ka çuar në rritje të papunësisë, gjë që ka kërkuar masa të rrepta shtrënguese.

Herman Van Rompuy, President i Këshillit Evropian, tha se Bashkimi Evropian e pranonte çmimin me mirënjohje:

"Në një kohë pasigurie, kjo ditë u kujton njerëzve kudo në Evropë dhe në botë qëllimin themelor të Bashkimit Evropian: të çojë përpara vëllazërimin mes vendeve evropiane, tani dhe në të ardhmen.”

Por jo të gjithë e miratuan vendimin që çmimi t’i jepej Bashkimit Evropian.
Tre laureatë Nobel, kryepeshkopi jugafrikan Desmond Tutu, Mairead Maguire e Irlandës së Veriut dhe Adolfo Perez Esquivel nga Argjentina – kanë kërkuar që shuma me të cilën shoqërohet çmimi, 1.2 million dollarë, këtë vit të mos paguhet.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive