E premte, 24 maj, 2013

Lajme / SHBA

Norman Schwarzkopf vdiq në moshën 78 vjeçare

Shtëpia e Bardhë tha se “trashëgimia e gjeneralit do të vazhdojnë në këtë vend që është më i sigurt në saje të shërbimit të tij patriotik”.

x
Madhësia e gërmave - +
Gjenerali në pension , Norman Schwarzkopf, i cili komandoi koalicionin ndërkombëtar që largoi forcat irakiane nga Kuvajti në vitin 1991, vdiq dje në moshën 78 vjeçare.
 
Schwarzkopf vdiq nga komplikacionet e pneumonisë në qytetin Tampa të Floridës, ku banonte.
 
Gjenerali i shumë dekoruar, ushtar i luftës së Vietnamit, njihej si “Normani i stuhishëm” për shkak të temperamentit të tij shpërthyes. Në vitin 1991 ai udhëhoqi operacionin Stuhia e Shkretëtirës, që çliroi Kuvajtin nga forcat e diktatorit Sadam Husein.
 
Schwarzkopf jetonte në Tampa, ky kreu edhe shërbimin e tij më të fundit ushtarak si komandant i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara. Ajo është selia e ushtrisë përgjegjëse për forcat amerikane në rreth 20 vende nga Mesdheu dhe Afrika në Pakistan.
 
Schwarzkopf doli në pension në fund të vitit 1991. Pas Luftës së Gjirit, pati spekulime se ai do të konkuronte për post politik, por nuk rezultoi kështu.
 
Shtëpia e Bardhë tha se me vdekjen e Schwarzkopf-it “trashëgimia e gjeneralit do të vazhdojnë në këtë vend që është më i sigurt në saj të shërbimit të tij patriotik”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane
28.12.2012 09:06
Schwarzkopf shqiperohet ``kokeziu`` sigurisht gjenerali ka qene me prejardhje gjermane ose gjermanishtfolese. Sulmi dhe pushtimi ne kohe rekord i Kuvaitit nga ushtria irakiane e Sadamit habiti boten,edhe Shqiperine qe sapo dilte nga diktatura, qe kishte reth 1500 tanke,aq sa kishte edhe Sadami..! Thonin se edhe Sadami do i rezistonte Amerikes,por ``ushtria-stuhi`` e udhehequr nga Schwarzkpof cliroi Kuvaitin dhe dha nje mesim te mire Sadamit. Ky nuk nxorri mesime nga humbja dhe e pesoi me nje fund te turpshem.! Kjo eshte ushtria e nje kombi te madh e demokratik.!
Lavdi per jete edhe te ndjerit Schwarzkopf ! Ing Ahmeti.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive