E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Si mund të jetë mandati i dytë i presidentit Obama

Historia tregon se presidentët përballen me më shumë sfida në mandatin e tyre të dytë

x
Madhësia e gërmave - +
Jim Malone
Presidenti Barak Obama po përgatitet për mandatin e tij të dytë pas fitores në zgjedhjet e 6 nëntorit. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës për çështjet kombëtare,  mandatet e dyta nuk kanë qënë gjithnjë të kënaqshme për presidentët amerikanë.
 
 Mes thirrjeve “edhe katër vjet”, Presidenti Obama i përshëndeti kështu simpatizantët natën e zgjedhjeve.

“Nëse meritova votën tuaj apo jo, unë ju dëgjova, kam mësuar prej jush dhe ju më keni bërë një president më të mirë. Kthehem në Shtëpinë e Bardhë më i vendosur dhe më i frymëzuar se kurrë më parë rreth punës që duhet bërë dhe të ardhmes që na pret”.

Republikanët po i përshtaten tashmë realitetit të një mandatit të dytë të presidentit Obama, mes tyre edhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner.

“Zoti President, ky është momenti juaj. Ne jemi gati të udhëhiqemi jo si demokratë ose si republikanë, por si amerikanë”.

Por nëse historia do të shërbente si udhëzues, zoti Obama mund të përballet me një mandat të dytë me më shumë sfida se sa i pari, thotë shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë në administratën Reagan, Ken Duberstein.

“Historia e presidentëve në mandatin e dytë që prej luftës së dytë botërore ka treguar se në mënyrë të pashmangshme, vemendja e këtyre presidentëve shpërqëndrohet nga çështjet e rëndësishme në vitin e pestë ose të gjashtë në një farë mënyre apo një tjetër për shkak të një skandali, të një vështirësie, të një gabimi, që me kalimin e kohës përshkallëzohet”.

Richard Nixon fitoi ndjeshëm mandatin e dytë në vitin 1972, por u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të skandalit Watergate, pas më pak se 2 vjetësh.
Emri i Ronald Reaganit u dëmtua për shkak të skandalit Iran-Kontra, dhe për Bill Klintonin Kongresi filloi procedurat e shkarkimit për shkak të marrëdhënieve të tij me Monica Lewinsky-in.
George W. Bush u kritikua ashpër për mënyrën se si i trajtoi pasojat e Uraganit Katrina.

Presidenti Obama thotë se është mëse i vetëdijshëm rreth asaj që disa historianë e quajnë ‘mallkim i mandatit të dytë’.

“Nuk supozoj se meqë fitova zgjedhjet çdo njeri papritur është dakord me mua për çdo gjë. E njoh më së miri historinë e mandatit të dytë të presidentëve, që janë përpjekur të bëjnë shumë dhe ne do të jemi të kujdesshëm në këtë drejtim”.

Një qëndrim ky i mënçur, thotë historiani i Universitetit të Kalifornisë, Matthew Dallek.

“Ai është shumë i ndërgjegjshëm rreth këtij aspekti dhe ai po jep shenja se dëshiron të jetë pragmatik dhe nuk po kërkon të arrijë çdo gjë, madje gjëra të paarritshme. Zoti Obama ka lënë të kuptohet se ai do të punojë në fusha, ku ai mendon se mund të arrihet rezultat”.

Është gjithashtu e rëndësishme për presidentin që të kriojojë marrëdhënie të mira, thotë ish këshilltari i presidentit Reagan, Ken Duberstein.

“Gjatë incidentit Iran-Kontra, njerzit donin ta besonin Presidentin Reagan. Ai kishte krijuar përshtypje të shumta të vullnetit të mirë. Deri tani, Presidenti Obama nuk ka krijuar marrëdhënie të tilla të forta. Kjo është diçka që atij i duhet medoemos të bëjë diçka që në muajt e parë të mandatit të dytë”.

Dhe për momentin, presidenti i sapo zgjedhur e hedh vështrimin nga e ardhmja, ndërsa ka parasysh gabimet e paraardhësve të tij.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
22.11.2012 12:20
Presidentit Obama i uroj suksese te njepasnjeshme per me te miren e mundeshme per amerikanet.Zoti e bekofte SHBA-ne dhe Presidentin Obama per me te miren e mundeshme per amerikanet dhe te gjithe popujt qe kerkojne e sakrifikojne per lirine,demokracine e Paqen ne Bote.Amen

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive