E premte, 27 shkurt, 2015

Lajme / SHBA

Pres. Obama niset për një turne në Azi

x
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, po e kthen vemendjen tek diplomacia me vendet e Azisë, duke u nisur nesër për në Tajlandë dhe Birmani, dhe më pas në Kamboxhia për takimin e nivelit të lartë të Azisë Lindore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson, na informon nga Shtëpia e Bardhë se vizitat e zotit Obma në tri vende që janë në fazën e ndryshimeve politike, të gjithë faktorët në një rajon që është fokusi i ribalancimit të interesave ekonomike, politike dhe të sigurimit të Shteteve të Bashkuara.

Në Bankok, ai do të takohet me Kryeministrin Yingluck Shinawatra për të theksuar marrëdhëniet historike mes dy vendeve, duke përfshirë edhe bashkëpunimin e gjetë ushtarak prej disa dekadash.

Të hënën, ai do të bëhet presidenti i partë amerikan që viziton Birmaninë, ku po zhvillohet një tranzicion i brishtë, megjithëse vende ende dominohet nga ushtria.
Ai do të vizitojë gjithashtu Kamboxhian, ku qeveria e Kryeministrit Hun Sen gjendet prëballë kritikave për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe taktikat autoritare.

Rizgjedhja e zotit Obama për një mandat të dytë i jap atij avantazh dhe sipas Majkëll Grin të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtre, edhe një mundësi  për të shprehur më qartë vemendjen e Shteteve të Bashkuara në Azi.

“Tailanda është një demokraci me probleme. Kamboxhia ka një sistem që po bëhet gjithënjë e më autoritar. Birmania po përpiqet të reformohet, por ka mjaft parregullsi. Për mendimin tim, presitenti po kalon nga një tabllo bardh e zi, pra të angazhohemi apo të mos angazhohemi në këtë rajon, në një tabllo pjesërisht me ngjyra”.
 
Në Birmani, zoti Obama do të takohet me figurën e demokracisë dhe anëtaren e parlamentit  Aung San Suu Kyi. Takimi i tyre i fundit u zhvillua në shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara kanë zbutur sanksionet ekonomike ndaj Birmanisë dhe kompanitë amerikane po e ndjekin me kujdes terrenin e investimeve.

Por Uashingtoi është realist për sfidat. Samantha Power, këshilltarja kryesore e Presidentit Obama për të drejtat e njeriut tha se vizita ka për qëllim të shprehë qartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reforma të mëtejshme.
 
"Për vetë natyrën e profilit të lartë të këtij udhëtimi, ne kemi rastin të transmetojmë mesazhin rreth hapave të tjera që duhen marrë në rrugën e reformave dhe mundësitë që ekzistojnë si rezultat i mundësive të krijuara”.
 
Organizatat e të drejtave të njeriut duan që zoti Obama të flasë hapur dhe prerë për nevojën e lirimit të të burgosurve të tjerë politikë dhe për trajtimin e pakicave.  Frank Januci drejton zyrën e Uashingtonit  të Organizatës  Amnesty International.

“Çështja është se të gjitha masat që janë marrë në Birmani deri tani janë ende delikate dhe të kthyeshme. Prandaj presidenti dhe administrata e tij duhet të bëjnë të qartë drejtimin dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta shpallin të përfunduar misionin në Birmani”.
 
Mosmarrëveshjet për Detin e Kinës Jugore janë një çështje që do të jetë mjaft e pranishme në takimin e nivelit të lartë të Azisë Lindore në Kamboxhia, që është edhe ndalesa e findit e turneut të tij. Kris Xhonson, një ish analist i lartë i CIAs, thotë se ndikimi i presionit kinez në Kamboxhia dhe në ASEAN në fillim të këtij viti do të vazhdojë të ndjehet.

“Kina ka zgjedhur rrugën të përdorë mjetet më të forta të presionit në Kamboxhia, avantazhin e saj ekonomik dhe politik. Por çfarë duket më interesante, të paktën në fillim të incidentit ishte se Kina nuk duket se i kuptonte pasojat negative që me siguri do të kishte në radhër e ASEAN-it dhe më bjerë”.
 
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se zoti Obama do të takohet me Kryeministrin kinez Wen Jiabao dhe Kryeministrin e Japonisë Yoshihiko Noda. Udhëheqësit rajonalë janë të shqetësuar jo vetëm për katastrofën fiskale në Shtetet e Bashkuara, por se edhe kë do të emërojë Presidenti Obama për të zëvendësuar sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, e cila ka gjurmët e saj në politikën amerikane në Azi gjatë mandatit të parë të zotit Obama.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
16.11.2012 08:40
VIZITA E PRESIDENTIT NE AZI DHE KONKRETISHT NE TAJLANDE,BIRMANI DHE KAMBOXHIA ESHTE HISTORIKE DHE BALANCIN TE EKUJLIBRAVE GJEOPOLITIKE NE FAVOR TE USA.KU TAJLANDE ESHTE NJE PARTNER I BESUSHEM USA POR RENDESIA ESHTE TEK BIRMANIA NJE DEMOKRACI E BRISHTE QE LIROI TE BURGOSURIT POLITIKE DHE BEHET NJE PARTNER I MIRE USA,PO ASHTU KAMBOXHIA MEGJITHESE ESHTE NE PAH INFLUENCA E KINES POR MOSMAREVESHJET ME DETIN E KINES JUGORE DHE ZGJIDHJA PERFUNDIMTARE KU KANE ASETE E KETO SHTETE TE LARPERMENDURA DHE NDIHMA E USA DO TI JAPE INPULSE USA NE EKONOMI DHE GJEOPOLITIKE NE AZI..POR KETE PUNE KAQ TE MIRE NE DIPLOMACI E BERI ZONJA HILLARI KLINTON ZGJUARESIA DHE MENCURIA E SAJ BERI NJE ALEAT TE USA QE ESHTE BIRMANIA,KUDO QE SHKONTE HILLARI KLINTON BENTE MIQ SEPSE NATYRA E SAJ ISHTE TE BENTE MIQ..EKONOMIA AMERIKANE DO TE NGRIHET ME PRESIDENTIN OBAMA KU MILIARDERET AMERIKANE DO TE JAPIN INPULS EKONOMISE DUKE PAGUAR TAKSA ME SHUME ME TAKSEN PROGRESIVE NJE PERIUDHE 4 VJECARE DHE EKONOMIA AMERIKANE BEHET LIDERE E PADISKUTUSHME BOTERORE DHE DUKE ULUR SHPENZIMET NE ATO SEKTORI QE NUK JANE TE RENDESISHME PER KOHEN AKTUALE..ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Kosovë: Tre të arrestuar për terrorizëm

Tre veta janë arrestuar për rekrutim, nxitje, organizim, financim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
Më tepër

Cilat janë motivet e ISIS

Analistët thonë se udhëheqja e ISIS bazohet në një interpretim të Islamit që mbështet luftën
Më tepër

Buxheti i Departamentit të Sigurisë Kombëtare

Dhoma e Përfaqësuesve hapi rrugën për miratimin e një projekt-ligji afatshkurtër që do të vazhdojë financimin e Departamentit
Më tepër

Bundeshtagu, pro zgjatjes së ndihmës për Greqinë

Parlamenti gjerman votoi sot në favor të zgjatjes prej katër muaj të programit financiar të shpëtimit për Greqinë
Më tepër

Karnavalet e Malësisë

Gjatë 20 vjetëve të fundit, Karnavalet e Malësisë janë bërë të njohura jo vetëm në Mal të Zi dhe në rajon, por kanë hyrë edhe në familjen e karnavaleve evropiane
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Turkish forensic officers prepare to remove a vehicle in front of the US consulate in Istanbul. Police detained one man after he threatened to detonate a bomb he said he was carrying. Bomb experts discovered he was not carrying a bomb.
  • Soldiers of China's People's Liberation Army (PLA) take part in a winter training in temperatures below minus 10 degrees Celsius at China's border with Russia in Heihe, Heilongjiang province, Feb. 26, 2015.
  • Riot Police remove a housing rights activist who climbed a bulldozer in an effort to stop the eviction of Luisa Gracia Gonzalez and her family and the demolition of their house in Madrid, Spain.
  • Fans of AS Roma leave the Kuip stadium through a secured corridor after the Europa League soccer match against Feyenoord in Rotterdam, Netherlands, Feb. 26, 2015.
  • Hindu men from the village of Nandgaon, smeared with colors, play holi at the Ladali or Radha temple before taking out a procession for the Lathmar Holi festival, at the legendary hometown of Radha, consort of Hindu God Krishna in Barsana, India.
     
  • Two quick-footed llamas dash in and out of traffic in a Phoenix-area retirement community before they were captured, Feb. 26, 2015, in Sun City, Ariz. The llamas thwarted numerous attempts by Maricopa County Sheriff's deputies and bystanders to round them up before they were roped into custody.
  • Acrobatic pilots perform on the first public day of the Australian International Airshow at the Avalon Airfield near Lara, southwest of Melbourne.
  • A silhouetted Pakistani vendor forms bubbles while waiting for customers at a stall selling bubbles and balloons at the Rawal Lake park in Islamabad.
  • This picture shows a costume created by Japanese fashion designer Kansai Yamamoto and used by David Bowie during a press preview of an exhibition dedicated to the British singer at the Philarmonie in Paris.
  • Runners participate in the 2015 Tel Aviv Marathon in the Mediterranean coastal city of Tel Aviv.
  • An employee gathers items in a warehouse at a distribution point of Russia’s online retailer Ulmart in Saint Petersburg, Feb. 26, 2015.
  • An Indian security personnel stands guard stands in front of copies of the "Economic Survey 2014-15" at Parliament House in New Delhi.

Interaktive