E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Bota

Presidenti Obama niset për në Azi

Ky udhëtim nënvizon fokusin e zotit Obama për Azinë, ndërsa ai përpiqet të përmbushë zotimin për të forcuar ekonominë amerikane

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barack Obama u nis për në Azi, ku do të bëjë vizita në Tailandë, Birmani dhe Kamboxhia, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që prej zgjedhjeve presidenciale.

Ky udhëtim nënvizon fokusin në rritje të zotit Obama për Azinë, ndërsa ai përpiqet të përmbushë zotimin e tij për të përforcuar ekonominë amerikane gjatë mandatit të dytë 4-vjeçar në detyrë. Administrata Obama ka thënë se politika e jashtme dhe angazhimi amerikan në të ardhmen do të përqëndrohet tek Azia.

Kur të mbërrijë nesër në Birmani, zoti Obama do të bëhet presidenti i parë amerikan, i cili viziton këtë vend, që ka dalë nga dekada të tëra të kontrollit të ashpër ushtarak. Kohët e fundit, qeveria birmaneze ka bërë lëshime përballë presionit të komunitetit ndërkombëtar dhe ka filluar zbatimin e reformave demokratike, por disa grupe të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se Birmania nuk është ende një vend plotësisht i lirë.

Presidenti Obama do të takohet me Presidentin Thein Sein si dhe me Aung San Suu Kyi, aktivisten më të njohur për demokraci të vendit, e cila u lirua nga arresti shtëpiak në vitin 2010, pas gati 20 vjetësh. Suu Kyi fitoi çmimin Nobel të paqes në vitin 1991, por nuk u lejua deri këtë vit që të shkonte në Norvegji për ta marrë çmimin.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: jakov nga: Israel
18.11.2012 12:45
Edhe pse nuk ka lidhje me artikullin e siperpermendur dua t'i shtoje komentit tim te mengjezit (faleminderit qe e botuat ) para pak minutash isha duke lexuar ne internet per kete ceshtje kur ne oren 13 25 "ra sirena e alarmit dhe numurova 10 raketa nga Gaza ne qytetin tone .A nuk ju thash se nuk kam besim ne nje armpushim te mundshem?Eshte teknika e qenit te terbuar qe ben sikur se ka mendjen tek ty , por pa bere dy hapa ai te turret nga pas per te te kafshuar .Mos te behen merak se ne do t'i marrim masat shpejt dhe do t'u veme kapelen ne masen e kokes edhe pse e kane me cepa .Me kane dale parashikimet pa asnje gabim ! Do te doja tu shkruaja ne formen e nje mesazhi prandaj me dergoni E-mailin tuaj dhe do tu ndihmoje edhe ne punen tuaj me shpejt se c'e pandehni .Jam korespondent vullnetar juaji.Nuk do tu kerkoje shperblim , mos u shqetesoni , do t'u dergoje shkrime qe do t'u pelqejne .Mjafton te dini se kam gati nje liber te dyte ne shqip per te ritheksuar ate qe shqiptaret bene ne luften e dyte boterore per shpetimin e hebrejve .Ky liber ka 285 faqe me 12 tregime dhe nje prolog te shkruar nga nje shok i imi shkrimtar .Komentet e mija duket se ju kane pelqyer edhe pse une e perdor shume piperin dhe pikantet e tjera , por jam i paaneshem ne ato qe them dhe s'i bie me qafe njeriut kot .P sh .Kur botoni foto qe personi shkon te varros vajzen e tije te vogel , tregoni me pare per ato 118 raketa qe hodhen ata , pasojat e tyre dhe demet tona , e pastaj ato te tyret .Une ju vleresoje lart si organ i medias , te drejt dhe imediete .Ju lutem mos me shgenjeni e te nderoje mendim !!!

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Bisedimet Kosovë - Serbi vazhdojnë të mërkurën

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi do të vazhdojnë të diskutojnë nesër rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
Më tepër

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive