E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

Obama, Bejnër takohen për çështjen fiskale

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bejnër diskutuan përsëri katastrofën fiskale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain, na informon se kjo ishte vizita e dytë e zotit Bejnër në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.
 
Presidenti Obama dhe Kryetari Bejnër u takuan për 50 minuta, kur kanë mbetur vetëm tri javë nga e ashtuquajtura “katastrofë fiskale”.

Pas takimit, si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe zoti Bejnër e përshkruan atë si të sinqertë. Një zyrtar i administratës tha se linjat e komunikimit mes të dy palëve mbeten të hapura.

Një ngritje prej 600 miliardë dollarësh në  taksa dhe shkurtime shpenzimesh do të hyjë në fuqi më një janar, nëse nuk miratohet një ligj që do të nënshkruahej nga presidenti për ta shmangur atë.

As administrata demokrate Obama as repulikanët e lartë në Kongres nuk kanë dhënë shenja përparimi në besedimet e ditëve të fundit.
 
Shtëpia e Bardhë këmbëngul në ngritjet e taksave për amerikanët e pasur për të ndihmuar në uljen e borxhit të vendit. Sekretari i shtypit, Xhej Karni tha se administrata shpreson që republikanët do të bëjnë lëshime për këtë çështje.

“Ne ende besojmë se marrëveshja është e mundur. Ne besojmë se parametrat janë realë dhe nëse republikanët bien dakord me idenë bazë se përqindja e taksave duhet të ngrihet për të pasurit, ndërkohë që të vazhdojë niveli i shkurtuar për gjithë të tjerët, ne mund të arrijmë një marrëveshje mjaft shpejt”.

Para takimit, zoti Obama tha në një kanal televiziv në Minesota se shpreson që republikanët të ndryshojnë qendim për çështjen e taksave.

Dje më herët, Kryetari Bejnër tha se presidenti ishte duke i vonuar bisedimet dhe se nuk ishte i preokupuar për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare.

“Dhe ja ku jemi, në momentin e fundit dhe presidenti ende nuk e ka marrë seriozisht këtë çështje. Çështja qendron tek shpenzimet”.

Bejnër ka në plan të largohet nga Uashingtoni për të shkuar disa dinë në shtëpinë e tij në Ohajo.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive