E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme

Presidenti Obama kritikon Kamboxhian për të drejtat e njeriut

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti amerikan Barak Obama ka shprehur shqetësim rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Kamboxhia në atë që zyrtarët amerikanë e përshkruan si një takim “të tensionuar” të presidentit Obama me kryeministrin kamboxhian Hun Sen.

Zoti Obama, i cili sot arriti në kryeqytetin, Phnom Penh,  ngriti çështjen organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndalimin e të burgosurve politikë.

Zëvendës këshilltari i Presidentit për sigurinë kombëtare Ben Rhodes, tha se presidenti Obama i ka thënë kryeministrit Sen se këto çështje janë “pengesë” për thellimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kamboxhias.

Zyrtarët kamboxhianë u përgjigjën duke thënë se shqetësimet mbi të drejtat e njeriut janë ekzagjeruar.

Pas bisedimeve me zotin Sen, presidenti amerikan u takua me dhjetë udhëheqësit e vendeve që po marrin pjesë në takimin e Aseanit në kyeqytetin e Kamboxhias.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Vetvrasje në Notre Dam

Autoritetet në Paris thonë se një shkrimtar dhe aktivist francez i së djathtës ekstreme vrau veten para altarit të Katedrales
Më tepër

Sekretari Kerry në Jordani

Vazhdojnë përpjekjet për të organizuar një konferencë paqe për Sirinë
Më tepër

Përpjekje rimëkëmbjeje në Oklahoma

Një tornado në këtë shtet shkaktoi shkatërrim dhe të vdekur
Më tepër

Gjigandi i teknologjisë nxjerr Xbox ONE

Mikrosofti sfidon kompaninë Sony me paisjen argëtuese shtëpiake
Më tepër

SHBA, furnizues i madh i naftës në 5 vjetët e ardhshëm

Shkëputja nga varësia tek nafta e Lindjes së Mesme do të kishte ndikime të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në balancën e fuqisë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive