E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

Dita e inaugurimit shton shitjet e dhuratave

Dyqanet e dhuratave në Uashington janë gati për inaugurimin e dytë më të madh në histori

x
Madhësia e gërmave - +
Carolyn Presutti

Inaugurimi i presidentit të parë afrikano amerikan në Shtetet e Bashkuara  ishte një ndihmë e madhe në Uashington për dyqanet e suvenireve. Por duket se nuk do të jetë  e lehtë që ata të arrijnë të njëjtin nivel shitjesh edhe në inaugurimin e dytë të presidentit Obama.

Koha për të pastruar Shtëpinë e Bardhë, ... inaugurimi mbaroi....

Por kjo nuk është tavolina e vërtetë e presidentit.  Dhe kjo nuk është Zyra  e vëretë Ovale.

Një dyqan dhuratash në Uashington, i cili quhet Dhuratat e Shtëpisë së Bardhë, ofron fotografi falas - pasi ke kryer një blerje- në një imitim të Zyrës Ovale. Këtë javë Zyra Ovale do të të zhvendoset për t’u lënë vendin turistëve që duan të blejnë relike të ndryshme.

Jermaine Davis i shoqatës së shitjeve thotë se tursitët mund të “blejnë” edhe një ftesë për ceremoninë e Inaugurimit... një biletë e rrallë për një ngjarje të tillë...

“Është një imitim. Por mund t’a provoni.”


“Është 106 dollarë e 68 cent”.

Dyqanet e dhuratave në qytet , thonë se  janë gati për inaugurimin e dytë më të madh në histori... i dyti pas ceremonisë së vitit 2008. Karen Smeltzer po shpenzon 3,500 dollarë për hotelin, për ushqim dhe dhurata.

"Mendoj se zgjedhja për herë të dytë është po aq e rëndësishme, në mos më e rëndësishme se hera e parë.”

Menaxheri i përgjithshëm Andy Gallagher na shoqëron në pjesën e prapme të një magazine dhuratash që ai thotë se është më e madhja në Uashington.

Këtu gjen nga karamelet e deri te globat e borës, pastaj mbajtëse çelësash, monedha, lodra, pjata, filxhanë çaji, dhe shumë bluza...

Zoti Gallagher thotë se përgatitjet për inaugurimin nisën natën e zgjedhjeve. Në orën 11:05 ai foli me shitësit e rrjeti të tij dhe u tha: “Fitoi Obama e Biden. Filloni stampimet”.



"Ne kishim çdo gjë gati të nesërmen në mëngjes”.

Më pas ata kontraktuan kompaninë “Bertha”,e cila ka makina elektrike që manovrojnë me shpejtësi në qendër të Uashingtonit duke çuar mallin tek shitësit me pakicë.  Makinat e kësaj kompanie konkurrojnë çdo makinë tjetër në trafikun e ngarkuar të qytetit.

Por shitjet nuk janë të larta tek shitësit e vegjël në anë të rrugëve. Bashkia e Uashingtonit thotë se më pak se një e katërta e tyre bënë kërkesë për leje shitjesh për ditën e inaugurimit.

Domingo Canate e vizatoi vetë bluzën për ditën e inaugurimit dhe po i bën reklamë nëpër dyqane.

“Gjithçka në Amerikë  ka të bëjë me mundësitë dhe krijimin e mundësive për vetvehten,  dhe kjo ceremoni inauguruese është një mundësi ideale për të krijuar një biznes për bluzat”.

Për të krijuar një biznes por edhe për të shënuar një tjetër ditë në histori, atë të betimit të dytë të Presidentit Obama.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive