E dielë, 14 shkurt, 2016

    Lajme / SHBA

    Së shpejti trupat amerikane do t’ua kalojnë rolin luftarak afganëve

    Analistët thonë se edhe pas 2 vjetësh, forcat afgane të sigurimit nuk do të jenë gati të luftojnë talibanët pa mbështetjen amerikane

    x
    Presidenti Barack Obama dhe homologu i tij afgan, Hamid Karzai thanë të premten pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë se brenda pak muajsh trupat amerikane do t’ua kalojnë afganëve rolin udhëheqës në operacionet luftarake kundër talebanëve. Por disa analistë thonë se një hap i tillë do të rrezikonte përparimin e bërë në atë vend gjatë luftës mbi 10 vjeçare.

    Presidenti Obama tha se trupat amerikane në Afganistan do të kalojnë në rolin mbështetës disa muaj para se sa pritej.

    “Trupat tona do të kenë një mission tjetër: trajnimin, këshillimin dhe ndihmën për forcat afgane. Do të jetë një moment historik”.

    Presidenti Karzai tha se pas këtij kalimi, forcat afgane do të jenë plotësisht përgjegjëse për sigurinë e vendit të tyre.

    “Forcat ndërkombëtare dhe ato amerikane nuk do të jenë më të pranishme në fshatrat afgane. Roli i forcave afgane do të jetë garantimi i sigurisë dhe mbrotja e popullatës afgane”.

    Këto komente u bënë disa ditë pasi një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Obama la të kuptohej se Shtetet e Bashkuara mund t’i tërheqin të gjitha trupat nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.

    Disa analistë thonë se një hap i tillë do të rrezikonte përparimin e bërë në atë vend gjatë luftës mbi 10 vjeçare. Mes tyre është edhe ish ambasadori afgan në Uashington, Said Jawad:

    “Mendoj se tërheqja e të gjitha trupave do të minonte arritjet e deritanishme në Afganistan”.

    Analistët thonë se edhe pas 2 vjetësh, forcat afgane të sigurimit nuk do të jenë gati të luftojnë forcat talibane pa mbështetjen e helikopterëve amerikanë, qendrave mjeksore, informacionin e zbulimit dhe forma të tjera të rëndësishme.

    “Kjo do të jetë shumë kritike. Mbështetje ajrore ndihmon në shtimin e besimit, veçanërisht për trupat e këmbësorisë, të cilat e dinë se po të vihen në një pozitë të vështirë, ato mund të kërkojnë mbështetje ajrore”.

    Po të premten, Presidenti Karzai u prit me ceremoni të shumta në Pentagon. Ai falenderoi amerikanët dhe aleatët e NATO-s për sakrificat e tyre.

    Shtetet e Bashkuara shpresojnë që talibanët do të arrijnë marrëveshje me qeverinë afgane, megjithëse thuajse nuk është bërë asnjë farë përparimi.

    “Bashkëpunimi i talibanëve do të jetë i vështirë, edhe nëse arrihet një marrëveshje dhe bihet dakord për kompromise mbi çështje me peshë. Por për momentin, nuk është arritur as edhe korniza e një marrëveshjeje”, thotë Marvin Weinbaum i Institutit për Lindjen e Mesme.

    Mbajtja e forcave pas vitit 2014 do të kërkojë një marrëveshje mbi rolin e trupave amerikane, përfshirë edhe imunitetin e tyre ligjor.

    Zyrtarë të lartë ushtarakë kanë bërë thirrje për një forcë të fuqishme, duke shprehur shqetësimin se një tërheqje e shpejtë mund të pasohet me dëmtimin e rëndë të aftësisë së forcave afgane të sigurimit.

    Ndërsa është bërë përparim për të parandaluar kryengritësit talibanë që të rimarrin territore, dhuna ka vazhduar.

    “Fatkeqësisht, ne kemi përjetuar tashmë në disa pjesë të Afganistanit praninë e talibanëve dhe aktivitete të vazhdueshme të al-Kaidës në Afganistanin lindor”, thotë ish ambasadori Jawad.

    Ndërsa Presidenti Karzai i dha fund vizitës së tij, u duk se tashmë po i vjen fundi luftës së gjatë dhe të kushtueshme të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
    Ky forum është mbyllur
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    13.02.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Vdes Scalia, anëtar i Gjykatës së Lartë të SHBA

    Antonin Scalia, 79 vjeç, vdiq nga shkaqe natyrore në Cibolo Creek Ranch, një vendpushim i Teksasit
    Më tepër

    SHBA përforcon mbështetjen për Evropën

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se SHBA ka një “interes të thellë” në fuqizimin e Evropës përballë tensioneve të reja me Rusinë dhe fluksit të papreçedent të refugjatëve
    Më tepër

    Ndikimi rus në Ballkan

    Vëzhguesit thonë se propaganda, organizatat dhe shoqatat kulturore ruse kanë shtuar praninë në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni
    Më tepër

    SHBA, kurset e trajnimit dhe tregu i punës

    Një qendër trajnimi në Merilend, u mëson studentëve profesione që i ndihmojnë të gjejnë vende pune
    Më tepër

    Aktoret e reja për çmimin Oskar

    Aktoret e nominuara për çmimin Oskar janë të moshës së re, të talentuara dhe konkurruese
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • Thousands of faithful are coming to the Basilica of Our Lady of Guadalupe where Pope Francis will celebrate Mass on Feb. 13, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Security was tight days ahead of the papal visit, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Images of Pope Francis are plastered all over Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • A statue of Pope John Paul is seen near the Basilica of Our Lady of Guadalupe, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Women drop off flowers at the Basilica of Our Lady of Guadalupe ahead of the papal visit, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)
    • Pilgrims of all ages make their way to the Basilica of Our Lady of Guadalupe to see Pope Francis, Mexico City. (C. Mendoza/VOA)

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.