E mërkurë, 02 shtator, 2015

Lajme / SHBA

Obama ndërpret pushimet në Havai

Presidenti kthehet në Uashington për të filluar negociatat e vështira me udhëheqësit e Kongresit për të shmangur katastrofën fiskale

x
Presidenti Barak Obama kthehet në Uashington sot për të filluar negociatat e vështira me udhëheqësit e Kongresit për të shmangur katastrofën fiskale, pra ngritjen e taksave dhe shkurtimin e thellë të shpenzimeve që hynë në fuqi më 1 janar nëse nuk arrihet marrëveshje. Ndërkohë, Uoll Striti po ndjek me durim zhvillimet në Uashington. Të ndjekim për hollësi korrepondentët tanë Dan Robinson dhe Pitër Fedinski.
 
Presidenti Obama i la në mes pushimet me familjen në Havai për të vlerësuar përparimin e bërë nga ligjvënësit dhe këshilltarët e tij për arrijen e një marrëveshjeje fiskale.
 
"Që të punojmë për një paketë që parandalon ngritjen e taksave për shtresën e mesme të amerikanëve, për ruajtjen e sigurimeve të papunësisë për dy milionë amerikanë dhe për të krijuar kushtet për rritjen ekonomike dhe uljen e deficitit”.
 
Presidenti ka thënë se shpreson për mundësinë e realizimit të një pakete të përgjithëshme për pakësimin e deficitit. Por shanset për këtë duken shumë të pakta.
 
Alternativa më e mundëshme është mbajtja e taksave të ulta për amerikanët me të ardhura prej 250 mijë dollarësh dhe më pak, zgjatja e kompensimeve për amerikanët e papunë dhe një mekanizëm i përkohshëm për të shmangur shkurtimin e shpenzimeve qeveritare me 109 miliardë dollarë.
 
Çdo paketë e miratuar nga Senati duhet të fitojë mbështetjen e të paktën 26 republikanëve dhe të gjithë 191 demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Kryetari i Dhomës, Xhon Bejnër, u ndesh me rebelimin e republikanëve kundër taksve javën e kaluar, të cilët bllokuan një plan alternativ për ngritjen e taksave për armerikanët me të ardhura një milionë dollarë ose më shumë në vit.
 
Në një deklaratë që bëri dje, Bejnër tha se varet nga Senati për të vepruar, duke shtuar se “linjat e komunikimit” mbeten të hapura.
 
Stivën Hes, analist i Institutit Brukings, ka besim se do të arrihet një marrëveshje.
 
"Diçka do të miratohet. Kongresi ka shumë probleme, por ata nuk do të shkaktojnë recesion, i cili do të ndodhte nëse ata nuk do të arrinin marrëveshje për taksat dhe shkurtimin e thellë të shpenzimeve që do të hynin në fuqi më një janar”.
 
Një tjetër alternativë është që ligjvënësit të kthehen në janar dhe të prapsojnë ngritjen e taksave duke shtyrë për më vonë shkurtimin e shpenzimeve qeveritare. Atëhere republikanët do të thoshin se votuan vetëm për uljen e taksave.
 
Pa një marrëveshje ulja e taksave të miratuara nga Kongresi nën presidentin republikan Xhorxh W. Bush, që u shty nga Presidenti Obama përkohësisht në vitin 2010, do të skadojë më 1 janar.
 
Hes vë në dukje se deri tani tregjet financiare kanë reaguar me shumë qetësi ndërkohë që politikanët po përpiqen të arrijnë marrëveshje.
 
Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, amerikanët që ndjekin luftën e pushtetit në Uashington janë më pesimistë për arritjen e një marrëveshjeje.
 
Sipas një ankete të organizatës Gallup, të bërë para Krishtlindjeve, 50 përqind e amerikanëve  besojnë se marrëveshja për të shmangur katastrofën fiskale  do të arrihet, një rënie e ndieshme krahasuar me disa javë më parë. 48 përqind e vënë në dyshim arritjen e marrëveshjes.

Ndërkaq, Uoll Striti po i ndjek me vemendje përpjekjet që po bëhen në Uashington për të shmangur ngritjen automatike të taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve duke filluar më një janar.
 
Statuja e famshme e demit në distriktin financiar të Nju Jorkut është e rrethuar si zakonisht nga turistë dhe kalimtarë të rastit që dalin në fotografi pranë kësaj ikone që simbolizon ngritjen e bursës.  Në një zyrë aty pranë, Pitër Kardillo, kryeanalist i tregut për Rockwell Global Capital, thotë se tregu i aksioneve është në ngritje, duke e mbyllur vitin me fitime të mëdha.
 
Kardillo pret që republikanët dhe demokratët të arrijnë marrëveshje deri më 31 dhjetor ose disa ditë më vonë. Por ai paralajmëron për pasoja serioze nëse ngritja automatike e taksave nuk shmanget.
 
 “Shqetësimi më i madh do të ishte zhytja në recesion, por edhe ulja e vlerësimit të kreditit nga agjencitë përkatëse. Deri tani ato janë në pritje”.
 
Analistët vënë në dukje se disa investitorë i kanë të qarta pasojat e katastrofës fiskale dhe po shesin aksionet para mbylljes së vitit për të përfituar nga taksat.
 
Ndërkaq, Rafael Espinal është mes atyre konsumatorëve që shkurtuan shpenzimet e festave këtë vit.
 
 “Mendoj se gjithëkush është i kujdeshëm në shpenzimet e këtij viti, për shkak të recesionit të vitit të kaluar dhe të katastrofës së pritëshme fiskale”.
 
Majkëll Grejv, një zyrtar i zgjedhjeve në Nju Jork, punon pranë statujës së demit të bursës. Si shumë njerëz në zonë, ai nuk mendon se Shtetet e Bashkuara do të përfundojnë në një katastrofë fiskale, por ai thotë se problemet ekonomike ka një kohë të gjatë që janë ndjerë.
 
“Mendoj se kjo është diçka e akumuluar prej brezash në shoqërinë amerikane. Ky nuk është problem demokrat, nuk është as problem repbulikan, është problem i shoqërisë dhe kërkesave të saj”.

 
Por tani që kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati i fundit i katastrofës fiskale, amerikanët presin që republikanët dhe demokratët të arrijnë marrëveshje për shmangien e kësaj mundësie. Pitër  Kardillo thotë se “politikanët janë budallenj por jo të marrë” që ta lënë gjendjen të përfundojë në katastrofë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
01.09.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Papa Françesku dhe aborti

Gjatë Vitit të Mëshirës, priftërinjve do t’u lejohet të falin gratë që kanë abortuar
Më tepër

Operacione ndaj mediave në Turqi

Policia në Turqi ka filluar disa operacione kontrolli ndaj bizneseve, pronë e një kompanie të madhe mediatike
Më tepër

Opozita madedonase kthehet në parlament

Pas një bojkoti prej rreth një viti e gjysmë, opozita maqedonase e drejtuar nga Lidhja Social Demokrate u kthye sot në Parlament
Më tepër

Fillon viti i ri shkollor në Kosovë

Këtë vit në klasë të parë janë regjistruar rreth 29 mijë nxënës, ndërsa autoritetet paralajmëruan reformimin e sistemit arsimor, i cili ende vazhdon të përballët me sfida
Më tepër

Dënohet gazetarja e Radios Evropa e Lirë

Khadija Ismaylova, një korrespondente e Radios Evropa e Lirë në Azerbaixhan u dënua me 7.5 vjet burg për krime financiare
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • First graders take part in a ceremony to mark the start of a school year in Kyic, Ukraine.
  • A woman salvages a mattress from a pile of furniture left in a street of the popular downtown district of Hillbrow, South Africa, following an eviction of an occupied building.
  • Indonesian trade union supporters march towards the Presidential Palace in Jakarta to protest against job cuts and call for higher wages.
  • Earth's thin atmosphere stands out against the blackness of space in this photo shared by NASA astronaut Scott Kelly on board the International Space Station.
  • The TePee wildfire is seen burning at the Manning Bridge as it crosses the Salmon River near Riggins, Idaho, in this U.S. Forest Service picture taken Aug. 29, 2015. An 18-mile (29-km) portion of the Salmon River east of the Oregon border was closed to boating and fishing due to the Tepee Springs fire, which has charred more than 78,000 acres (316 square km) of the Payette National Forest and surrounding timber.
  • This combination of two satellite images provided by UNITAR-UNOSAT shows before (below) and after (top) a massive explosion was set off near the 2,000-year-old Temple of Bel in Palmyra, Syria, occupied by Islamic State militants.
  • A woman swims with a dog in the waters of the Yenisei River in the Siberian Taiga area outside Krasnoyarsk, Russia, Aug. 31, 2015.
  • Police arrest a Hindu activist as demonstrators try to break through to a cordoned-off area near parliament in Kathmandu during a protest demanding Nepal be declared a Hindu state.
  • Bibi rides her bike on the Playa during the Burning Man 2015 "Carnival of Mirrors" arts and music festival in the Black Rock Desert of Nevada, USA, Aug. 31, 2015. Approximately 70,000 people from all over the world are gathering at the sold-out festival to spend a week in the remote desert to experience art, music and the unique community that develops.
  • Austin Cable rides past an art installation during the Burning Man 2015 "Carnival of Mirrors" arts and music festival in the Black Rock Desert of Nevada, USA, Aug. 31, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.