E hënë, 20 maj, 2013

Lajme / SHBA

Presidenti Obama e kthen vëmendjen tek negociatat me kongresin

x
Madhësia e gërmave - +

Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, presidenti Barack Obama po e kthen vëmendjen tek negociatat me kongresin për një marrëveshje për të zgjidhur problemin e borxhit masiv të vendit.
 

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Obama mori në telefon kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner dje, ditën pas fitores zgjedhore për të filluar diskutimet për një marrëveshje që do të mënjanonte pakësimin automatic të buxhetit dhe rritjen a taksave në fund të vitit.

Ekonomistët paralajmërojnë se paketa, e cilësuar si katastrofa fiskale, mund ta çojë ekonominë amerikane përsëri në recesion.
 

Presidenti po kërkon të ardhura të reja, duke kërkuar nga amerikanët më të pasur të paguajnë më shumë taksa mbi të ardhurat, diçka që kundërshtohet me forcë nga republikanët.

Por kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve u tha gazetarëve të mërkurën se nuk është kundër gjetjes së një mënyre për më shumë të ardhura nga qeveria, për aq kohë sa ato përfshijnë ndryshime në programe të tilla si sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore për të moshuarit.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA

Presidenti Thien Sein e filloi vizitën e tij në Uashington, me pjesëmarrjen në një takim të hapur të Zërit të Amerikës
Më tepër

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dieni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive