E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Pres. Obama edhe një herë thirrje Kongresit

Z. Obama tha dje në fjalimin e përjavshëm në radio dhe internet se ka biseduar me udhëheqësit demokratë e republikanë për një plan të balancuar

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti Barak Obama po i bën thirrje Kongresit të arrijë marrëveshje për të shmangur ngritjen e taksave dhe shkurtimet e thella qeveritare që hynë në fuqi më 1 janar. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain, na informon nga Shtëpia e Bardhë se hapi tjetër i dramës fiskale është në dorë të Senatit.

Në fjalimin e tij javor në radio dhe internet, zoti Obama tha se ekonomia amerikane nuk është në gjendje të përballojë atë që ai e quajti “vet-plagosje”.

"Tregu i shtëpive po përmirësohet, por mund edhe të ngecet nëse njerëzit paguhen më pak. Niveli i papunësisë është më i ulti që nga viti 2008, por familjet dhe bizneset rezervohen të shpenzojnë për shkak të mosfunksionimit që ata shikojnë në Uashington”.

Udhëheqësit e Senatit, demokrati Heri Rid dhe republikani Miç Mekonëll, po punojnë gjithë fund javën për të arritur një marrëveshje për të ulur deficitin e Shteteve të Bashkuara me qëllim që të shmanget e ashtuquajtura “katastrofë fiskale”. Ata mund të kenë një projekt-ligj gati për t’u hedhur në votë në Senat sot ose nesër.
 
Të dy udhëheqësit u shprehën me optimizëm se marrëveshja mund të arrihet, pasi u takuan me zotin Obama në Shtëpinë e Bardhë të premten.
 
Presidenti tha në fjalimin e tij dje në radio dhe internet se besonte që senatorët mund të hartonin një marrëveshje që të miratohet nga Kongresi para skadimit të afatit.
 
Nëse jo, zoti Obama tha se i ka kërkuar zotit Rid të paraqesë një projektligj për të shmangur disa nga pasojat nëse nuk plotësohet afati.
 
Në përgjigjen e Partisë Republikane, senatori Roi Blant nga Mizuri, tha se besonte se një marrëveshje mund të arrihet,  por u takon demokratëve të parin rolin parësor.

"Fatmirësisht, kapërcimi i katastrofës fiskale është i mundur. Nuk ka mbetur shumë kohë, por ende ka kohë për të vepruar. Si Presidenti Obama, ashtu edhe udhëheqësi i shumcës në Senat, Heri Rid, kanë thënë se një plan i realizueshëm është ai që do të miraohej nga të dy dhomat e Kongresit dhe repulikanët janë dakort me këtë”.

Presideni u takua të premten me senatorët  Rid dhe Mekonëll, si dhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër dhe udhëheqësen e pakicës, Nenci Pelosi. Ky ishte takimi i tij i parë me të gjithë udhëheqësit e Kongresit që nga 16 nëntori.
 
Zv/presidenti Xho Bajden dhe sekretari i Thesasit, Tim Gajtner, ishin gjithashtu të pranishëm në takim.
 
Senati i udhëhequr nga demokratët kthehet në sesion sot pasdite, kur Senatori Rid shpreson të ketë gati marrëveshjen për t’u hedhur në votim. Çdo marrëveshje që miratohet në Sanat, duket të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kthehet në sesion sot më vonë.
 
Presidenti Obama propozon uljen e deficitit pjesërisht duke ngritur taksat për amerikanët që fitojnë mbi 250 mijë dollarë në vit. Republikanët kanë vënë si kufi një milionëshin.
 
Republikanët kanë bërë fushatë për shkurtimin e shpenzimeve  në programet sociale të qeverisë, diçka që demokratët e kundërshtojnë me forcë. Demokratët duan uljen e buxhetit të mbrojtjes, një ide që republikanët e kanë hedhur poshtë.

Nëse nuk arrihet marrëveshje deri nesër në fund të ditës, taksat për armerikanët do të ngrihen dhe shkurtimet e shpenzimeve qeveritare do të hynë në fuqi, gjë që është llogaritur në shumën e 600 miliardë dollarëve, po ashtu edhe kompensimet e papunësisë do të ndërpritetn.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
30.12.2012 01:29
Nese vetoja e Presidentit Obama e zgjidh kete ngerc politik brenda te drejtave te ligjeshme qe gezon presidenti,lind pyetja perse vonohet kaqe shume duke ngarkuar me strese shumicen e popullit qe i dha voten Presidentit Obama?.............................................

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive