E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA: Drama fiskale në ditën e saj të fundit

x
Madhësia e gërmave - +
Drama lidhur me katastrofën fiskale të qeverisë amerikane hyri në ditën e saj të fundit pa marrëveshjes mes demokratëve dhe republikanëve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain na informon nga Shtëpia e Bardhë se amerikanët do të gjenden përballë ngritjes së taksave dhe shkurtimieve të mëdha të shpenzimeve qeveritare të martën, nëse nuk arrihet dhe nuk nënshkruhet marrëveshja deri atëhere. Në lutjen në hapje të seancës së djeshme të Senatit, i përndershmi Beri Blek iu lut zotit t’i ndihmojë të dy partitë të gjejnë një kompromis.
 
“Zot, tregoju atyre se çfarë është e drejtë të bëjnë dhe jepu kurajon ta bëjnë atë. Na shpëto o zot nga vet-plagosja”.
 
Deri në fund të sesionit të ditës, lutja ishte ende pa përgjigje. Demokrati më i lartë në Senat, udhëheqësi i shumicës Heri Rid, tha se bisedimet do të vazhdojnë edhe në orët kritike të së hënës.
 
“Ende ka mosmarrëveshje të theksuara midis të dy palëve, por negociatat vazhdojnë. Ka ende kohë për të arritur marrëveshje dhe ne synojmë të vazhdojmë negociatat”.
 
Më herët, udhëheqësi i pakicës në Senat, Miç Mekonëll i kërkoi zv/presidentit Xho Baiden të marrë pjesë në negociata. Republikani më i lartë i Senatit, i frustruar që zoti Rid nuk ka bërë ndonjë kundër ofertë për propozimin e tij të së shtunës në mbrëmje, tha se demokratët nuk e trajtojnë siç duhet urgjencën e kësaj çështjeje.
 
“Çështja kryesore duket se është vullneti, interesi, ose më hapur kurajoja për të arritur marrëveshje. Unë dua që të gjithë ta dinë se jam i gatshëm për arritjen e marrëveshjes, por më duhet një partner për ta realizuar këtë”.
 
Baiden dhe Mekonëll, ish kolegë në Senat, kanë negociuar marrëveshje në të kaluarën.
Presidenti Barak Obama shprehu frustrimin e tij rreth ngecjes në një intervistë të filmuar të shtunën për programin “Meet the Press” të kanalit televizv NBC. Presidenti fajësoi republikanët për mosarritjen e një kompromisi.
 
“Mendoj se po ta shikojmë me objektivitet, të gjithë ata që janë të angazhuar në këtë çështje do të thoshin se ne jo vetëm kemi paraqitur një propozim real, por edhe një propozim që mbështetet nga shumica e popullit amerikan, duke përfshirë edhe gati gjysmën e republikanëve”.
 
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bejnër, u përgjegj se ishte presidenti dhe jo Dhoma e Përfaqësuesve që nuk e miratoi marrëveshjen. Në një deklaratë me shkrim, Bejnër tha “amerikanët e kanë zgjedhur Presidentin Obama të udhëheqë, jo të fajësojë njerëzit”.
 
Nëse nuk miratohet ligji për shmangien e katrastrofës fiskale në Kongres dhe të nënshkruhet nga zoti Obama deri në fund të ditës sot, pothuajse për të gjithë amerikanët taksat do të ngrihen. Programet qeveritare, duke përfshirë edhe ato të mbrojtjes, do të shkurtohen ndjehsëm dhe kompensimet e papunësisë do të ndërpriten.
 
Ekonomistët dhe zyrtarët nga të dy partitë janë të një mendimi se mosarritja e marrëveshjes do të ketë pasoja të rënda për mëkëmbjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

U përkujtua 40 vjetori i revoltës së Spaçit

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive