E enjte, 05 maj, 2016

    Lajme / SHBA

    Presidenti Obama për tragjedinë në Kënektikat

    x
    Të shtënat e djeshme me armë në një shkollë fillore në Kënektikat, e incidenti i dytë më i rëndë në historinë e Shteteve të Bashkuara, është më i fundit gjatë mandatit të parë të Presidentit Barak Obama. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Dan Robinson na sjell hollësi.
     
    Të shtënat në një qendër tregtare në Tuson të Arizonës në vitin 2011, të shtënat në një kinema në Aurora të Kolorados në korrik dhe tani të shtënat në një shkollë fillore në Njutaun të Kënektikatit.
            
    Pas secilës nga këto tragjedi, Presidenti Obama ka ngushëlluar familjet e të vrarëve dhe ka shkuar në qytetet përkatëse për t’u takuar me banorët dhe për të mbështetur të mbijetuarit.
            
    Disa orë pasi mori lajmin për të shtënat në Kënektikat, zoti Obama shkoi në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë për të bërë një deklaratë plot emocione. Duke thënë se vendi ka “kaluar shumë tragjedi të këtij lloji”, ai u ndal dy herë dhe dukej gati t’i shpërthenin lotët, por vazhdoi dhe theksoi se vendi duhet të gjejë patjetër një mënyrë për t’i dhënë fund akteve të tilla të dhunëshme.

    "Si vend ne kemi kaluar shumë ngjarje të tilla, nëse është një shkollë fillore në Njutaun,apo një qendër tregtare në Oregon, apo një tempull në Uiskonsin. Apo një kinema në Aurora, apo një rrugë në Çikago, këto lagje janë lagjet tona dhe këta fëmijë janë fëmijët tanë. Ne duhet të bashkohemi dhe të marrim masa të fota për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen, pavarësisht nga politikat”.

    Që kur zoti Obama u zgjodh pesidenti në vitin 2008, kanë ndodhur të paktën 10 incidente të shtënash në masë, duke përfshirë edhe ato që i përmendi në fjalën e tij.
    Masakra në Kënektikat ishte e dyta më e rëndë në një shkollë pas incidentit ngjashëm në Virxhinia Tek në vitin 2007, ku u vranë 32 njerëz dhe u plagosën 17.
            
    Pasi 13 vetë u vranë në korrik nga një person që hapi zjarr në kinema në Aurora të Kolorados, zoti Obama u bëri thirrje amerikanëve të reflektojnë.

    "Shpresoj që gjatë disa ditëve të ardhëshme, disa javëve të ardhëshme dhe gjatë disa muajve të ardhshëm, ne të gjithë do të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë për t’i dhënë fund ankteve të tilla të pakuptimta në që kanë pllakosur vendin tonë”.

    Në Tuson të Arizonës, ku një person i armatosur vrau 13 vetë në 2011 dhe plagosi rëndë një kongresiste të atij shteti, presidenti u bëri thirrje amerikanëve të mos lejojnë që tragjedi të tilla të thellojnë ndarjen e vendit.

    "Ne nuk mund dhe nuk do të qendojmë pasivë përballë një dhune të tillë. Ne duhet të hemi të gatshëm të sfidojmë hamendjet e vjetra për të ulur shanset për një dhunë të tillë në të ardhmen. Por ajo që ne nuk duhet të bëjmë është të shfrytëzojmë këtë tragjedi si një rast tjetër për t’iu kundërvënë njeri tjetrit”.
            
    Incidenti i fundit nge përsëri çështjetn e kontrollit të armëve në Shtetet e Bashkuara në debatin kombëtar. Forcimi i ligjeve për kontrollin e armëve është nga nga çështjet më të vështira sociale dhe politike në Shtetet e Bashkuara. Grupe të fuqishme llobiste, si Shoqata Kombëtare e Armëve, grupet kundër armëve, anëtarë të Kongresit dhe presidenti janë në mes të debatit.
            
    Nëse  Presidenti Obama, duke përdorur fitoren në zgjedhje për një mandat të dytë dhe zëmërimin e publikut për tragjedinë më të fundit, mund ta çojë vendin më pranë debatit për kontrollin e armëve, mbetet për t’u parë.
            
    Pas deklaratave të presidentit për të shtënat në Kënektikat, mbrojtësit e kontrollit të armëve u mblodhën për ndezje qirinjsh jashtë Shtëpisë së Bardhë.
            
    Majkëll Mekbraid është prift nga Kalifornia. Ai tha se zoti Obama duhet të shfrytëzojë fjalimin drejtuar vendit vitin e ardhshëm për të përcaktuar kursin për kontrollin e armëve.
     
    "Të lutem paraqit një plan veprimesh se si ne mund të trajtojmë këtë dhunë me armë në komunitetet tona”.
            
    Bill Mefords nga Virxhinia kishte ardhur me dy djemtë e tij në demonstratë. Ai tha se të shtënat në Kënektikat përbëjnë një mundësi për zotin Obama të shtojë përpjekjet për kontrollin e armëve, por ai duhet të veprojë shpejt.

    "Nëse ai nuk pret dhe nuk lejon që këto raste të përsëriten, nëse ai nuk lejon që vemendja të përqendrohet në çështje të tjera ose do të dëgjojë retorikën destruktive të NRA-së dhe të dikujt tjetër për të larguar vemendjen nga çështja kryesore dhe ajo është shpëtimi i jetës së njerëzve, ai mund të veprojë dhe të bëjë diçka tani”.
            
    Zëdhënësi i Presidentit Obama, Xhej Karni, i shmangu deklaratat për çështjen e dabatit për kontrollin e armëve, duke thënë se nuk është koha “për t’u angazhuar në debatet e zakonshme politike në Uashington”.
            
    Por në përgjigje të një pyetje, ai tha se Presidenti Obama mbetet i angazhuar në zotimin e tij për të rinovuar ndalimin federal të armëve të zjarrit që u la të skadonte në vitin 2004.
    Ky forum është mbyllur
    Përzgjedhja e komenteve
    Komente
         
    nga: astrit caku nga: rocky river,OH
    15.12.2012 19:09
    Me qe shof qe shtrohet nje debat aduhet te lejohen armet ne duart e njerezve apo duhet te ndalohen ato,mendoj se e rendesisme eshte qe te merren vendime qe te parandalohen tragjeti te tilla ne shkolla,or institucione publike. Nuk mund te pranoj qe nje person mund te hyje ne shkolle i armatosur rende.Kjo duhet te parandalohet.


    nga: Anonim
    15.12.2012 17:15
    Ngushellime te sinqerta popullit amerikan dhe Presidentit Obama per vrasjen e femijeve ne nje shkolle..Zoti e bekofte Ameriken dhe lehtesoje dhimbjen nga kjo hata e madhe..

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    04.05.2016

    LAJME

    Tiranë, Parlamenti debaton për aeroportet

    Komisioni parlamentar i ekonomisë debatoi për koncensionin e aeroportit të Rinasit dhe mundësinë e hapjes së dy aeporteve të rinj në Kukës dhe në Vlorë.
    Më tepër

    BE-ja dhe politikat e saj të emigracionit

    Propozimet e BE-së mbi krizën e emigracionit priten me kritika
    Më tepër

    Trupat ruse do patrollojnë kufijtë pranë NATO-s

    Rusia thotë se do të dislokojë tre divizione trupash përgjatë kufijve të saj, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së pranisë ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore
    Më tepër

    John Kasich tërhiqet nga gara presidenciale

    Kjo i hap rrugë zgjedhjes së manjatit Donald Trump si kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të nëntorit
    Më tepër

    Akuzat për presidenten braziliane

    Shtypi brazilian njofton se prokurori i përgjithshëm i vendit i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të fillojë hetimet nën akuzat për pengim të drejtësisë ndaj presidentes Dilma Rouseff
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • A member of the NATO parachute demonstration team lands during a change of command ceremony at NATO military headquarters in Mons, southern Belgium.
    • A tourist takes pictures of Buddha statues at a temple in Colombo, Sri Lanka.
    • Farmers work in a field of blossoming tulips in Den Helder, northern Netherlands.
    • Afghan burqa-clad women sit after they received ration aid in Kandahar.
    • A woman pass by a graffiti in Beirut, Lebanon.
    • Italian pilgrims attend the weekly general audience in Saint Peter's Square, Vatican City.
    • The 1109-carat "Lesedi La Rona" diamond is displayed in a case at Sotheby's in the Manhattan borough of New York, USA.
    • Athlete Kamukaika Lappa of the Yawalapiti ethnic group takes part in the Olympic Flame torch relay in Brasilia, Brazil, May 3, 2016.
    • A woman with a physical disability is hoisted up a pedestrian bridge by fellow protesters during a rally protest demanding the government for a monthly subsidy, in La Paz, Bolivia, May 3, 2016.
    • Sydney's central business district lights up after sunset as Australia's largest city experiences unseasonably warm temperatures.
    • People stand on balconies to watch a fashion show by German designer Karl Lagerfeld as part of his latest inter-seasonal Cruise collection for fashion house Chanel at the Paseo del Prado street in Havana, Cuba, May 3, 2016.
    • Models present creations by French fashion house Chanel in Havana, Cuba, 03 May 2016.
    • Britain's Kate, Duchess of Cambridge views one of the installations during a tour and official opening of the new Magic Garden at Hampton Court Palace in London.
    • A Star Wars fan, dressed as R2D2 robot, arrives during the annual Star Wars Day in Taipei, Taiwan.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.