Kombet e Bashkuara thonë se numri i viktimave civile në Afganistan ka rënë me më shumë se 20 për qind në katër muajt e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2011.
Përfaqësuesi i posaçëm i OKB për Afganistanin Jan Kubis u tha sot gazetarëve në Kabul, se kryengritësit ishin përgjegjës për rreth 80 për qind të vdekjeve të 579 civilë – thuajse i njëjti numër sa vitin e kaluar - ndërkohë që forcat e NATO-s dhe ato afgane ishin përgjegjëse për nëntë për qind - një rënie prej pesë për qind nga viti i kaluar.
Shkaku i vrasjeve të civilëve të tjerë nuk është përcaktuar. Kjo është hera e parë që numri i civilëve të vrarë në luftë ka shënuar rënie, që kur Kombet e Bashkuara nisën llogaritjen e të dhënave pesë vjet më parë. Vitin e kaluar u shënua një shifër e lartë prej 3.021 civilësh që vdiqën pasi kryengritësit shtuan përdorimin e armëve pa dallim, duke përfshirë bombat në anë të rrugës dhe të bombarduesve vetëvrasës.
Raporti i OKB-së vjen ditë pasi zyrtarët afganë thanë se një sulm ajror i forcave të koalicionit në pjesën lindore të vendit vrau një familje me tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë. NATO është duke hetuar mbi këtë incident.