E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Evropë

Mbyllen Lojrat Olimpike të Londrës

x
Madhësia e gërmave - +
Dita e fundit e Lojrave Olimpike të Londrës përfundoi me ekipin amerikan në krye të listës së medalistëve, duke fituar 104 gjithsej, nga të cilat 46 medalje ari.
        
Kina përfundoi e dyta me 87 medalje, nga të cilat 36 ari. Britania e Madhe vendin e tretë për medaljet e arit, duke fituar pesë më shumë se Rusia. Rusia doli e treta për nga numri i përgjithshëm i medaljeve, ndërsa Britania e katërta. 85 vende fituan të paktën nga një medalje.  
 
Në përfundim të ceremonisë mbrëmë në Londër, Presidenti e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Zhak Rozhë, tha se ishte e kënaqur nga zhvillimi i Lojrave Olimpike, me përjashtim të disa shqetësimeve për shpërndarjen e biletave, dhe shprehu gjithashtu mirënjohjen për punën e mirë të organizatorëve londinezë.

“Një fshat i shkëlqyer olimpik, pista të nivelit më të lartë, 44 rekorde botërore, 17 rekorde olimpike dhe do të thosha se shumë e shumë atletë hynë në histori”.

Rozhë përmendi mes tyre notarin amerikan Majkëll Felps, sprinterin xhemaikan Uain Bolt dhe çiklistin britanik Kris Hoi.

Felps fitoi gjashtë medalje në Londër, katër ari dhe dy argjendi, duke thyer rekordin me 22 medalje që mbahej nga gjimnastja sovjetike Larisa Latinina me 18. 18 nga medaljet e Felpsit janë are, dy herë më shumë se çdo atlet tjetër në lojrat olimpike.

Ashtu si edhe në Pekin, Bolt fitoi në garat e 100 dhe 200 metërshit, si dhe mori pjesë në garën 4 x 100 metrave duke thyer rekordin botëror. Ai është i  pari sprinter që fiton gjashtë medalje ari.

Hoi fitoi dy medalje ari duke e çuar totalin e karierës së tij në gjashtë medalje, duke u bërë edhe atleti më i sukseshëm britanik i lojrave olimpike.

Shefi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik amerikan, Scot Blakman th ase ishte i kënaqur me rezultatet e Londrës.

“Ne prisnim shumë nga pjesëmarrja jonë në këto lojra, dhe mendoj se i kemi tejkaluar parashikimet  në të gjitha drejtimet. Një nga objektivat tona kryesore ishte të shikonim sa më shumë atletë amerikanë në podiumin e medaljeve”.
        
Blakman tha se duke përfshirë edhe sportet e ekipeve, më shumë se 200 atletë të Shteteve të Bashkuara u ngjitën në podium për të marë medalje ari, argjendi apo bronxi.
        
Në fjalën e tij në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike mbrëmë, kryetari i Komitetit Organizator Olimpik të Londrës, Sebastian Coe, përsëriti moton e këtyre lojreave olimpike verore, duke thënë se “fryma e kësaj olimpiade do të frymëzojë një brez të tërë”, dhe shtoi se kur i erdhi radha Britanisë së Madhe ajo bëri më të mirën.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Port i ri peshkimi në Durrës

Ai financohet me një kredi të favorshme nga Banka Islamike dhe parashikohet të përfundojë në fund të vitit tjetër.
Më tepër

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën

Sot tërhiqen numrat e lotarisë me shumën 600 milionë dollarë
Më tepër

Dempsey: Raketat ruse po forcojnë Asadin

Shefi i Shtatmadhorisë kritikoi shitjen e raketave nga Rusia në Siri
Më tepër

Devon Allman, karriera dhe marrëdhënia me të atin, Gregg

Devon Allman është bir i muzikantit të famshëm të rrymës blues-rock Gregg Allman dhe një prej artistëve më të impenjuar të ditëve të sotme
Më tepër

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë

Komuniteti LGBT shënoi këtë ditë me një konferencë, e para e këtij lloji, ku u tha se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive