E martë, 31 mars, 2015

Lajme / Shëndetësi

Studim i ri: Pesha dhe vdekshmëria

Studimi zbulon se rreziku nga vdekja është më i ulët për personat që janë pak mbi peshë, ose pak obezë krahasuar me ata me peshë normale

x
Jessica Berman

Personat pak mbi peshë ose disi obezë kanë një rrezik më të ulët nga vdekja e parakohëshme se personat me peshë normale, rezulton nga një analizë e afro 100 studimeve ndërkombëtare.

Studimet që u kryen gjatë dekadës së kaluar, përfshinin rreth 3 milionë të rritur nga pika të ndryshme të globit. Një analizë e përbashkët e këtyre studimeve nga Qendra Kombëtare e Statistikave Shëndetësore në Meriland tregon se individët që konsiderohen pak mbi peshë, ose pak obezë kishin një rrezik 6 % më të ulët të vdisnin nga shkaqe të ndryshme, krahasuar me njerëz të një peshe normale. Por studiuesit zbuluan se kërcënimi nga vdekja për individët me obezitet të theksuar mbetet 30 për qind më i lartë krahasuar me individët me peshë normale.

Analiza përfshinte studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Kinë, Tajvan, Brazil, Indi dhe Meksikë. Autorja kryesore e studimit Katherine Flegal thotë se nuk ishte çuditur nga përfundimi i studimit:

“Kishim lexuar shumë nga këto studime dhe e kishim të qartë se ritmet e vdekshmërisë për persona pak mbi peshë nuk do të ishin më të larta se për personat me peshë normale. Por duhet të pohoj se mbeta disi e habitur që rreziku për këta persona ishte në fakt më i ulët. Po ashtu më çuditi fakti që personat që konsiderohen disi obezë nuk janë në rrezik më të madh se personat me peshë normale”.

Por zonja Flegal thekson se diferenca tek ritmet e vdekshmërisë duket e vogël ndërmjet grupeve të studiuara.

Zbulimet e studimit kanë vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e të ashtu-quajturit Indeksi i Masës Trupore, që mat sasinë e dhjamit në trup duke analizuar raportin mes gjatësisë dhe peshës së individit. Vitet e fundit ky indeks është përdorur nga punonjësit e shëndetësisë si barometër për kërcënimet që i kanosen shëndetit.

Steven Heymsfield, drejtor ekzekutiv i Qendrës Pennington për Kërkime Bio-Mjekësore në Baton Ruzh të Luizianës, thotë se një individ që merret me sport mund të jetë në gjendje të përsosur shëndetësore, por mund të peshojë më shumë sepse ka vënë muskuj.

“E shohim rëndom në ushtri, për shembull, ku ka plot djem e vajza që merren me fizkulturë, indeksi i masës trupore është disi më i lartë”.

Por zoti Heymsfiled paralajmëron se individët nuk duhet të nxjerrin nga kjo analizë përfundimin se u duhet të shtojnë peshë, pasi pesha normale i shërben ruajtjes së shëndetit të zemrës dhe shmangies së diabetit.

Një artikull mbi studimin e kryer nga Katherine Flegal dhe kolegët e saj, shoqëruar nga një koment redaksional nga Steven Heymsfield, është botuar në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Gazmend nga: Pejë
05.01.2013 00:19
Prognoza e mundësisë së vdekjës së parakohshme është e vërtetë që ndikohet nga disa faktorë disa nga të cilët janë cekur këtu mirëpo ka shumë prej tyre që nuk dihen dhe nuk mund të paraqiten me saktësi mendoj në rolin e tyre ne jetëgjatësi me gjithë studimet që bëhen çdo ditë

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Skena e krimit dhe imazhet 3D

Teknologji në ndihmë të rikrijimit të ngjarjes
Më tepër

Gjergj Bojaxhi në garë për Bashkinë e Tiranës

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, pasi shpalli kandidaturën, ai tha se politika është kthyer në problemin kryesor për qytetarët dhe se ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje tjetër
Më tepër

Gjergj Bojaxhi në garë për Tiranën

Intervista për Zërin e Amerikës, Bojaxhi: "Politika është kthyer në problemin kryesor për qytetarët, e prandaj ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje tjetër".
Më tepër

Vëzhguesit, shqetësim për vonesa në përgatijen e zgjedhjeve

Komisionet zonale nuk janë ngritur ende dhe nuk shihet ndonjë bashkëpunim mes partive për të organizuar zgjedhje të qeta dhe të rregullta.
Më tepër

SHBA, Britani paralajmërim Nigerisë

SHBA dhe Britania po paralajmërojnë se mund të ketë përpjekje për të manipuluar numërimin e votave në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Nigeri.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Smoke and lava spew from the Villarrica volcano, as seen from Pucon town in the south of Santiago, Brazil, March 29, 2015.
  • A member of the Iraqi security forces runs to plant the national flag as they surround Tikrit during clashes to regain the city from Islamic State militants, 80 miles (130 kilometers) north of Baghdad.
  • A Kashmiri man helps a local evacuate from a flood affected area in Srinagar.
  • South Korean Marine amphibious assault vehicles fire smoke shells to land on the seashore during a joint landing operation by U.S. and South Korean Marines in the southeastern port of Pohang.
  • Supporters of opposition candidate Gen. Muhammadu Buhari's All Progressives Congress (APC) party celebrate by wheel-spinning motorcycles what they said was the senatorial win in Kano Central district of APC candidate Rabiu Musa Kwankwaso, in Kano, northern Nigeria. Nigerians are waiting in hope and fear for results of the most tightly contested presidential election in the nation's turbulent history.
  • A member of the Iranian media walks on an open air chess board at the site of negotiations about Iran's nuclear program, between Iran officials and representatives of the world powers in Lausanne, Switzerland.
  • Commuters are seen during rush hour on a street in Hanoi, Vietnam.
  • A Bengal cat is examined by a jury member at the World Cat show in Athens, Greece, March 29, 2015.
  • The 18-month-old fraternal twins, Nacho Guirado (L) and Asier cry as they are carried by their father Ignacio (L) and their uncle Jose Carlos, who are twins, while lifting a float bearing the statue of the Virgin inside a church as they take part as penitents in the "Salud" brotherhood in a Palm Sunday procession at the start of Holy Week in Malaga, southern Spain, March 29, 2015.
  • A man looks at an exhibition called "Oh! Future Sensation" as part of Saint-Gobain's 350th anniversary celebrations, in Sao Paulo, Brazil.
  • Hundreds of sea lions lay on marina docks in Astoria, Oregon, USA, March 29, 2015. More than 2,300 California sea lions have taken over the docks of the coastal community and are expected to stay until the smelt and salmon runs they feed on are finished in late May, according to officials.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.