E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

Panetta: Rëndësia e standardeve të larta ushtarake

x
Madhësia e gërmave - +
Luis Ramirez
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se vala e fundit e skandaleve që ka përfshirë gjeneralët e lartë të ushtrisë amerikane nuk është një problem sistematik në nivelet e larta të ushtrisë. Megjithatë, ai ka urdhëruar një rishikim të etikës së trajnimit të ushtrisë. Zoti Panetta bisedoi me korrespondentin e Zërit të Amerikës në Pentagon, Luis Ramirez në një intervistë ekskluzive gjatë një vizite në Azinë Juglindore.

Hetimet ndaj veprimeve të disa gjeneralëve këtë vit, përfshirë komandantin e forcave amerikane në Afganistan John Allen dhe Gjeneralin David Petreas, kanë nxitur thirrjet për një studim për të kuptuar se pse kaq shumë zyrtarë të lartë janë akuzuar për sjellje të pahijshme.

Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta sugjeron se problemet janë të izoluara, por thotë se një studim i këtyre dukurive është i nevojshëm.

“Natyrisht, unë jam i shqetësuar nga ngjarjet e fundit, por unë nuk mendoj se kemi të bëjmë me një problem sistematik. Unë mendoj se bëhet fjalë për probleme individuale të disa personave që kanë ndodhur në të njëjtën kohë. Ne jemi në përfundim të një periudhe 10 vjeçare të luftës dhe unë me të vërtetë mendoj se është e rëndësishme që ne të rishikojmë këtë çështje në mënyrë që të sigurojmë ruajtjen e standardeve të larta etike”.

Udhëtimi i zotit Panetta në Azi ka për qëllim të shtojë lidhjet ushtarake me vendet e Azisë Juglindore, që është pjesë e fokusit të ri të Pentagonit në rajonin e Paqësorit.

Në këtë kuadër përfshihet ndërtimi i kapaciteteve të mbrojtjes së vendeve partnere, si Tajlanda.

Në një kohë kur buxheti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara po përballet me shkurtime të mëdha, janë ngritur pyetje mbi mundësinë e Uashingtonit për të respektur angazhimet ndaj partnerëve të tij në rajonin e Azi-Paqësorit.

“Gjëja e parë që unë dua t’i garantoj ata është se Shtetet e Bashkuara kanë qenë fuqia ushtarake më e fortë në botë, se ne jemi fuqia ushtarake më e fortë në botë, dhe se gjithmonë do të jemi ushtarakisht më të fortët në botë. Madje edhe përballë shkurtimeve buxhetore, ne kemi krijuar një strategji për drejtimin e forcave tona të mbrojtjes në shekullin e 21-të që do të garantojë që forcat tona ushtarake do të vazhdojnë të jenë më të fuqishmet në botë edhe në të ardhmen”.

Theksi i politikës amerikane po shihet në vizitat e zyrtarëve të lartë këto ditë.  Sekretari i mbrojtjes Leon Panetta dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton janë duke vizituar Tajlandën dhe në Kamboxhian dhe  Presidentit Barack Obama shkon javën e ardhshme në këtë rajon.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive