E dielë, 26 maj, 2013

Lajme

11.8% papunësi në Eurozonë

x
Madhësia e gërmave - +
Papunësia në vendet e Eurozonës arriti një nivel rekord prej 11.8 për qind. Shifrat e papunësisë të bëra publike sot nga Bashkimi Evropian tregojnë se papunësia për nëntorin u rrit me 0.1 për qind më shumë se në tetor.

Sipas raportit, numri i të papunëve në vendet që përdorin Euron  arriti në thuajse 19 milionë, 113 mijë më shumë se sa muajin e mëparshëm. Përqindja 11.8 për qind e papunësisë është më e larta që kur u krijua Eurozona në vitin 1999.

Raporti analizonte edhe shifrat vjetore, sipas së cilave në nëntor 2012 kishte 2 milionë më shumë të papunë sesa në nëntor 2011.

Greqia dhe Spanja mbeten vendet me papunësi më të lartë në rajon.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive