E mërkurë, 01 prill, 2015

Lajme / SHBA

Pentagoni përgatitet për shkurtime të thella në buxhet

x
Luis Ramirez
Pjesa e qeverisë amerikane që mund të dëmtohet më shumë nëse ligjvënësit amerikanë dhe Shtëpia e Bardhë nuk arrijnë marrëveshje mbi buxhetin është Departamenti i Mbrojtjes, i cili mund të marrë rreth gjysmën e shkurtimeve buxhetore. Diskutimet janë në vazhdim e sipër në Pentagon për të vendosur se si mund të realizohet 10 për qind e shkurtimit të buxhetit për ushtrinë amerikane që në dhjetëvjeçarin e ardhshëm kap vlerën e 500 miliard dollarëve.

Shkurtimet pritet të jenë masive, 50 miliardë dollarë në vit për 10 vitet e ardhshme.
Kjo është paralajmëruar edhe nga zyrtarë të lartë, përfshirë shefin e shtabit të ushtrisë, gjeneralin Martin Dempsey.

“Ne ende nuk mund të themi saktësisht se cilat do të jenë pasojat e shkurtimeve, por është e qartë se shkurtimet do të rrezikonin pakësimin forcës sonë dhe do të reduktonin kapacitetet ushtarake të vendit. Ne do të kalonim nga një forcë, fuqia e së cilës nuk vihet në dyshim, në një forcë me prani më të vogël në nivel global dhe me një paraqitje më të dobët kundrejt armiqve tanë.  Kjo mund të ndryshojë aftësitë tona parandaluese dhe mund të rrisi shanset për konflikte”.

Prania ushtarake është pjesë qendrore e strategjisë amerikane, e cila kërkon rritjen e pranisë ushtarake në rajonin e Paqësorit, ku në rast të zbatimit të shkurtimeve forcat detare do të duhej të ulnin numrin e anijeve që operojnë në rajon.

Fusha të tjera që mund të preken nga shkurtimet janë në fushën e studimeve ushtarake, teknologjinë, pajisjet me armë dhe trajnimet. Shkurtimet automatike nuk do të përfshijnë reduktimin e trupave. Komandantët thonë se shkurtimet do të rezultonin në një numër të madh njerëzish në uniformë, por me burime të pamjaftueshme për pajisje dhe trajnime.

Shkurtimet automatike do t’i shtohen shkurtimeve me vlerë 487 miliard dollarë që tashmë kanë filluar të zbatohen në Pentagon. Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta ka paralajmëruar se reduktimet që mund të ndodhin si rezultat i shkurtimeve automatike do të shkatërronin strategjinë e re të Presidentit Obama për mbrojtjen dhe do të dobësonin mbrojtjen e vendit.

“Unë nuk mund të zvogëloj buxhetin me gjysmë trilion dollarë dhe të mos shtojë rrezikun për vendin”.

Kundërshtarët e presidentit në kongres janë dakord me këtë vlerësim.
Republikanja Kelly Ayotte është anëtare e Komisionit të Senatit për Buxhetin dhe anëtare e Komisionit për Forcat e Armatosura. Ajo shqetësohet se perceptimi se ushtria amerikane është dobësuar do të inkurajojë terroristët dhe vendet e paqëndrueshme të sulmojnë interesat amerikane.

“Shifrat e shkurtimeve flasin për veten e tyre, por mesazhi që dërgojnë ato nuk është një mesazh i mirë në aspektin e sigurisë së Amerikës”.

Afërsisht 80 mijë punonjës civilë të Departamentit Mbrojtjes rrezikojnë humbjen e vendeve të punës. Zyrtarët e Pentagonit shpresojnë se shkurtimet do të shmangen. Ata janë duke shqyrtuar mundësinë që në vend të shkurtimeve të vendeve të punës t’u kërkojnë punonjësve të marrin pushim pa pagesë deri në një muaj.
 

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Polemika mbi energjinë mes opozitës dhe qeverisë

Ministri Cani tha se qeveria socialiste po e reformon krejt sektorin energjitik të vendit, të dëmtuar rëndë nga dështimet e qeverisë së mëparshme me CEZ.
Më tepër

Liria e besimit përballë të drejtave civile

Ligji i Indianës ndez debatin mbi ushtrimin e lirisë së besimit
Më tepër

Shpërthime gazi dhe uji në Patos-Marinëz

Autoritetet thanë se evakuan mbi 60 familje, ndërkohë që po merren masa për vënien nën kontroll të gjendjes
Më tepër

Rrëzimi i avionit në Francë

Drejtor ekzekutiv i Lufthansës viziton vendin e përplasjes së avionit të kompanisë Germanwings
Më tepër

Betejë me IS në Tikrit

Forcat irakiane vazhdojnë betejën me luftëtarët e Shtetit Islamik në qytetin irakian të Tikritit sot në një përpjekje për të përfunduar fushatën për të rimarr zonën
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Workers carry a rope to a decommissioned ship at the Alang shipyard in the western Indian state of Gujarat.
  • Soldiers from the guard of honor awaiting the arrival of German Chancellor Angela Merkel and French President Francois Hollande for a joint Franco-German cabinet meeting at the Chancellery in Berlin, Germany.
  • Relatives mourn during the funeral of the victims who died after a hillside collapsed onto a house at Ledhan village, west of Srinagar. Heavy rains and a landslide in the Himalayan region of Kashmir killed 17 people, police said as Indian authorities continued working to rescue stranded villagers, with unseasonal rains raising fears of flash floods in the mountainous north.
  • Japan's Shinji Okazaki (R) and Uzbekistan's Lutfulla Turaev dive into the net after Japan's Gaku Shibasaki (not in picture) scored during their international friendly soccer match in Tokyo.
  • A general view shows solar panels to produce renewable energy at the photovoltaic park in Les Mees, in the department of Alpes-de-Haute-Provence, southern France. The solar farm of the Colle des Mees, the biggest in France, consists of 112,780 solar modules covering an area of 200 hectares of land and producing 100 MW of power.
  • Palestinian residents of the damaged Nada Towers residential neighborhood walk in the street during sunset in the town of Beit Lahiya, northern Gaza Strip.
  • Workers look on as the machine head of Bertha, the world's largest tunnel-boring machine, is lifted from an access pit for repairs in Seattle, Washington, USA, March 30, 2015.
  • Roads intersecting drought-affected farming areas in south-eastern Australia
  • A station attendant attempts to open a door for a passenger trying to get in a train at a station in Kawasaki near Tokyo, Japan, during a morning rush hour, March 30, 2015.
     
  • This artist's concept shows the test vehicle for NASA's Low-Density Supersonic Decelerator (LDSD), designed to test landing technologies for future Mars missions. LDSD project will be flying a rocket-powered, saucer-shaped test vehicle into near-space from the Navy's Pacific Missile Range Facility on Kauai, Hawaii, in June.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.