E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Reformat, pengesa drejt një takimi Berisha - Rama

Sërish pengesë është bërë çështja e Fierit.

Madhësia e gërmave - +
Në Shqipëri një takim i pritshëm mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama  ka shkuar drejt dështimit. Sërish pengesë është bërë cështja e Fierit. Ndërsa kryetarët e dy grupeve parlamentare kanë biseduar për të përcaktuar detajet e takimit, është rishfaqur problemi i qarkut të Fierit i cili sipas socialistëve nuk mund të anashkalohej ndërsa sipas demokratëve nuk mund të ishte pjesë e tryezës mes palëve. Kryeministri Berisha deklaroi në mbrëmje se ligjet e kërkuara nga Brukseli nuk kanë asnjë lidhje me një cështje lokale e cila po përdoret si pretekst, sipas tij. Por zoti Rama akuzoi kryeministrin se refuzon dialogun me opozitën sepse i nevojitet një justifikim për mosmarrjen e statusit, tha ai.
 
Duket se është shuar si një flakë kashte shpresa për një takim të mundshëm mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të partisë socialiste Edi Rama për t’i hapur rrugë tejkalimit të ngërcit që po mban të bllokuar miratimin e tre reformave të kërkuara nga Brukseli, si kusht për t’I propozuar vendeve anëtare dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.  Ndërsa dukej se shkëmbimi I ftesave gjatë paradites po e bënte të afërt mundësinë e bisedimeve, në mbrëmje gjithshka është kthyer po në pikën e nisjes dhe që të dyja palët i janë rithyer të njejtit fjalor akuzash ndaj njëri tjetrit.

Në të vërtetë takimi u duk su u vu në pikëpyetje që kur kryeministri Sali Berisha nuk u mjaftua me faktin se kryetari socialist nuk e përmendte cështjen e Fierit ndërsa i përgjigjej pozitivisht ftesës për takim. Në mbledhjen e grupit parlamentar ai përsëriti dhe një herë se problemi i Fierit nuk mund të ishte pjesë e bisedimeve të cilat do të duhet të përqëndroheshin sipas tijv etëm në tre ligjet e kërkuara nga Komisioni europian. Për këtë kryeministri kërkoi që përfaqësuesit e palëve ta sqaronin këtë pikë paraprakisht. Dhe në fakt cështja e Fierit duket se ridoli në skenë në bisedimet mes dy kryetarëve të grupeve respective parlamentare.

Sipas një njoftimi të qeverisë, kryetar i grupit sociaslist Gramoz Ruci i ka deklaruar kryetarit të grupit demokrat Astrit Patozi se në axhendën e këtij takimi nuk mund të mos përfshihej edhe diskutimi i çështjes së Fierit.  “Në këto rrethana – vazhdon deklarata – kryeministri shpreh shpresën dhe vendosmërinë e tij për diskutime në çdo nivel me Partinë Socialiste, për tre ligjet që presin votimin në Parlament, propozimet dhe amendimet e tjera. Këto ligje dhe votimi i tyre – shton më tej zoti Berisha - nuk kanë asnjë lidhje me një çështje lokale, e cila përdoret si pretekst prej tre muajsh, nga kryetari i Partisë Socialiste për bllokimin e votimit të tyre dhe të statusit të vendit kandidat”.

Ka reagur më pas menjëherë përmes Twitter-it kryetari socialist, sipas të cilit “deklarata refuzuese e kryeministrit për takim është shprehje e mungesës totale të vullnetit për të dalë nga situata me dialog e mirëkuptim”. Zoti Rama shprehet se “nëse do votën e opozitës kryeministri duhet të ulet dhe të ballafaqohet me argumentat e opozitës pa vënë kushte prej pengmarresi”, shkruan zoti Rama. Për kryetarin socialist kryeministri “mban peng Fierin dhe refuzon të ballafaqojë argumentat për gjetjen e zgjidhjes, që nesër të thotë: Fajin e ka opozita”. Sipas tij “kryeministri nuk do votat e opozitës, po justifikimin pse s'merr dot statusin”.

Në situatën e krijuar duket se Shqipëria po e vulos më duart e veta mosmarrjen për herë të tretë të statusit të vendit kandidat, kur të paktën e pati një mundësi që ajo të bënte pjesën që i kërkohej deri në këtë fazë të procesit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
19.11.2012 22:59
Berisha dhe Rama bejne Politike ne distanca mediat vizive dhe te shkruara,zotrinj mos e ulni kaq vlere te nderuare Politikane..Z Berisha ulu ne tryeze dhe bisedo me Edi Ramen sepse tregon kulture te tuajen dhe te kombit.nuk ka urejtje dhe mllef per njeri tjetrin dhe behen kompromise te medha,,Z Berisha Politika eshte art dhe tangoja luhet me dy partnere je mesuar te luash tango ala shqiptarce me nje partner dhe behet e neveritshme.zbato vendimet e gjykates te larte per Fierin dhe miratoni tre ligjet.


nga: Musa Alihajdaraj nga: Gjermani
19.11.2012 22:07
Ka ardhur koha qe causa shqiptare Berisha Rama Thaqi e Mustafa te vehen ne sherbim te shqipetareve e jo te luftojn per interesa personale e partijake.Ne shtetet e prendimit fushata e zgjedhjeve zgjat nji muaj gjersa ne Shqiperi ketu hyn edhe Kosova fushata zgjedhore nuk nderprehet kurr.Partit duhet ndryshuar vetem nga emmri.Kryeministri asht kryeminister i gjith shqiptareve.Shqiperija pati rastin si Kroacija por kokat e nzehta Berisha dhe Rama nuk arriten ti plotesojn asnji standart Europjan.Deputetet jan engjuj te cilet kur jan ne sherbim te Shqiperis duhet harruar interesat partijake duhet te vehen ne sherbim te shqiptareve ne iteresa nacionale shqipetare.Pa intergrimin e shqipetareve bashkimin ne nji shtet shqipetar i cili do te siguronte garanci dhe stabilitet te perheshem ne Ballkan. .Ashtu si Gjermanjia qe solli stabilitet per Europen edhe Shqiperija do te sjell stabilitet per Ballkanin.Sot shtetet Ballkanike jan shtete te brishta problematike te pa sigurta dhe nuk garantojn besushmeri nuk kan struktura politike as ekonomike pa sisteme te drejtesis pa alternativ politike dhe ekonomike.Nuk ka zgjedhje te lira ne Shqiperi.Nuk rrespektohet sistemi juridik dhe kushtetuta.Korrupcioni kriminaliteti shitja e qenjeve njerzore kulitvimi i bimve te palejushme dhe shitja e produkteve te tyre , zhdukja e hakmarrjes pa aftesija e kontrollimit te infrastuktures rrugore qe po merr shume viktima jan dobesi te qeveris se Shqiperis dhe pasoj e reformave qe kerkon Europa te cilat ende nuk po i ben Shqiperija.Shqiperija ketu hyn edhe Kosova nuk kan kapacitet fuqi sruktuara politike as ekonomike te kene ne kontroll nji zhvillim dinamik te Shqiperis dhe duhet te plotesohen standartet Europjane qe ne Shqiperi e Kosove te hyjne ndermarrje te fuqishme Europjane qe per nji kohe te shkurteret do ta bej Shqiperin ketu hyn edhe Kosova nji shtet te zhvilluar te fuqishem qe do te garanton siguri dhe stabilitet per ter Ballkanin.Plotesimi i standarteve Europjane.Bashkimi i Kosoves me shtetin ame Shqiperin asht nji realitet qe Repuliken Federale e Shqiperis nen flamurin kuq e zi do zej vendin e saj te perhershem ne familjen Europjane.Ne prendim shtrohet pytja se a jan te afte shqipetaret te bejn nji shtet.Dyshohet ne kulturen mentalitetin karakterin tiparet ku mungojn parimet dhe principet pa te cilat nuk mundet te behet nji shtet..Tani asht koha te thuhet e verrteta qe per shqipetaret duhet te flasin shqipetaret,Asht krehnare dhe demokratike te thuhet e verrteta Kosova asht e Shqiperis Shqiperija asht Kosove.Per shqipetaret duhet te flitet ne Tiran ne Prishtin ne Shkup e jo ne Beograd e Bruksel.Shqipetaret duhet te vendosin ardhmerin e tyre ne nji shtet e kjo do te thot AUTOMATIZMUS njohja e shqipetareve si nji kombe dhe nen flamurin e Skenderbet nji shtet stabil ne NATO qe do te ishte garant stabilitet per Ballkan e Europe.Berisha e Rama duhet ti ftofin kokat e tyre te nzehta dhe ti plotesojn 12 standartet Europjane.Politika e bukerave dhe mureve te Berlinit te shqipetaret duhet te marr fund,Asht koha te behet Repulika Federale e Shqiperis,Te gjith shqiptaret nen flamurin kuq e zi.Te na bashkoj flamuri kuq e zi.


nga: Petro Jashari nga: U S A
19.11.2012 21:30
Ceshtja e Fjerit eshte ligjore dhe ne zbatim te kushtetutes opozita nuk duhet te beje asnje leshim. Cdo kompromis apo leshim qe menjanon zgjidhjen e ketij problemi eshte shkelje kushtetuese dhe si e tille bije ndesh ne menyren me flagrante edhe me tre kerkesat e parashtruara nga Brukseli.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën

Sot tërhiqen numrat e lotarisë me shumën 600 milionë dollarë
Më tepër

Dempsey: Raketat ruse po forcojnë Asadin

Shefi i Shtatmadhorisë kritikoi shitjen e raketave nga Rusia në Siri
Më tepër

Devon Allman, karriera dhe marrëdhënia me të atin, Gregg

Devon Allman është bir i muzikantit të famshëm të rrymës blues-rock Gregg Allman dhe një prej artistëve më të impenjuar të ditëve të sotme
Më tepër

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë

Komuniteti LGBT shënoi këtë ditë me një konferencë, e para e këtij lloji, ku u tha se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije
Më tepër

Drejtori në largim i IRS, janë bërë “gabime të pamenduara”

Steven Miller i tha një paneli të Kongresit se “politizimi apo madje edhe perceptimi për politizim partiak, nuk kanë vend” në agjencinë që ai ka drejtuar
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive