E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Kontrabanda e drogës në autobusët Shqipëri-Greqi

x
Madhësia e gërmave - +
Raimond Kola
Policia e Gjirokastrës po zbulon raste të shtuara të trafikut të narkotikëve në autobusët e linjave ndërkombëtare Shqipëri-Greqi. Disa dhjetëra kilogramë lëndë narkotike u bllokuan  nga policia në Pikën e Kakavijës në një autobus që udhëtonte drejt Athinës.

Autobusi ishte me targa greke ndërsa shoferët që drejtonin mjetin  ishin shqiptarë,  thanë burimet policore. Njëri prej shoferëve të autobuzit e braktisi lëndën narkotike duke u futur  në territorin neutral të të dy vendeve,  thanë burimet zyrtare policore.

Policitë shqiptare dhe greke janë përfshrië në një operacion kontrolli për arrestimin e tij. Lënda narkotike e bllokuar së fundi u gjet nga policia e Gjirokastrës në zonën ku vendosen bagazhet e udhëtarëve.

Sasitë e hashashit maskohen në këto zona kryesisht nga rrjetet e trafikut të hashashit i cili vazhdon të jetë forma më e përhapur kriminale në kufirin mes të dy vendeve. Shumica e lëndës narkotike që trafikohet drejt Greqisë kultivohet në fshatin Lazarat të Gjirokastërs.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
11.11.2012 19:28
LAZARATI QENDRA E KULTIVIMIT DHE TRAFIKIMIT TE DROGES NE GREQI,KETA MBROHEN NGA GENC RULI DHE SALI BERISHA..KOHA PER VEPRIM ..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sindikatat protestojnë në Romë

Mijëra punëtorë protestuan sot kundër qeverisë së re italiane, duke bërë thirrje për reforma urgjente të ligjeve të punës
Më tepër

Artisti JR pushton Times Square-in e Nju Jorkut

Ai fitoi çmimin prestigjioz TED dhe e përdori shumën që të krijonte galeri gjigande portretesh nëpër qytete të ndryshme të botës
Më tepër

Video Port i ri peshkimi në Durrës

Ai financohet me një kredi të favorshme nga Banka Islamike dhe parashikohet të përfundojë në fund të vitit tjetër.
Më tepër

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën

Sot tërhiqen numrat e lotarisë me shumën 600 milionë dollarë
Më tepër

Dempsey: Raketat ruse po forcojnë Asadin

Shefi i Shtatmadhorisë kritikoi shitjen e raketave nga Rusia në Siri
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive