E enjte, 28 gusht, 2014

Lajme / Ballkani

Reeker: Retorikat nacionaliste kundërproduktive

x

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Philip Reeker tha mbrëmë se retorikat dhe thirrjet nacionaliste për bashkim të shqiptarëve janë kundërproduktive dhe të papërgjegjshme, ndërsa ritheksoi se harta e Europeës është e përcaktuar dhe se shtetet e Bashkuara në mënyrë të palëkundshme janë kundër cdo ndryshimi kufijsh. Këto komente zoti Reeker i bëri në Tiranë gjatë një një interviste në emisionin Top Story në televizionin Top Channel. Zyrtari amerikan vuri theksin edhe te rëndësia që zgjedhjet e ardhshme të qershorit të jenë të ndershme dhe transparente, ndërsa rikonfirmoi se lidhur me procesin për ngjarjet e 21 janarit ku gjykata e Tiranës dha pafajësinë për dy drejtues të Gardës së Republikës Uashingtoni kishte pritur që të kishte llogaridhënie.

 

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan I Shtetit Philip Reeker nis sot disa takime zyrtare në Tiranë me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës Edi Rama. Një javë më parë  po në televizionin Top Channel ne emisionin Top Story u publikuan pjesë të një note të Uashingtonin dërguar në fund të muajt janar, ministrisë së jashtme shqiptare ku dënoheshin me tone të forta deklaratat me sfond nacionalist duke theksuar “zhgënjimin e thellë dhe shqetësimin liderët shqiptarë po i largohen rolit tradicional konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon”.
 

Retorika nacionaliste u shfaq në skenën politike shqiptare si një mjet tërheqës, I përdorur nga forca e re e porsa lindur Aleanca Kuqezi. Në atmosferën e festimeve të pavarësisë ajo u rimorr nga kryeministri Sali Berisha i cili disa herë përsëriti thirrje për bashkimin e shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre etnike. Incidentet në Luginën e Preshevës të provokuara nga heqja e pllakës përkujtimore kushtuar të rënënë të Ushtrisë për Clirimin e Preshevës,  Mevdegjës e Bujanovcit, i risollën dhe një herë në vëmendje thirrjet nacionaliste me reagimet e forta të Tiranës.
 

Përmes ambasadorit amerikan në TIranë Aleksandër Arvizu, Shtetet e Bashkuara shprehën hapur shqetësimin e tyre për këtë valë nacionaliste. Duket se kjo cështje do të mizotërojë edhe në takimet e sotme të zotit Reeker, i cili foli gjatë për këtë temë edhe në intervistën e mbrëmshme. “Harta e Europës është e përcaktuar. Kufijtë janë të përcaktuara dhe SHBA janë në mënyrë të palëkundshme kundër cdo ndryshimi kufiri. Kështu që thirrja për të bashkuar shqiptarët apo grupet në bazë të etniciteteve ose nacionalizmave është kundërproduktive dhe është e papërgjegjshme. Dhe ne do të flasim për këtë sepse ato shpërqendrojnë vëmendjen nga përparësitë për rajonin”, deklaroi zoti Reeker.
 

Zyrtari amerikan nënvizoi se e ardhmja e rajonit të Balkanit është në Bashkimin europian dhe se të gjithë në vend që të shpërqëndrohen nga retorikat e panevojshme nacionaliste duhet të përqëndrohen n atë që në të vërtetë do të përmirësonte jetën e qytetarëve duke krijuar më shumë mundësi për ta dhe brezat që do të pasojnë.
 

Sipas zotit Reeker, ka një mesazh që është për të gjithë në rajon  “sepse është një dorë që i është shtrirë të gjithëve që të ofrojmë ndihmën tonë përfshirë dhe Shqipërinë që të eci përpara dhe ky proces nuk lehtësohet prej nacionalizmave të panevojshme, shpërqëndruese sepse kjo shpie në destabilitet dhe nuk është e mirëpritur nga të tjerët në rajon”, vuir në dukje ai.
 

Zyrtari i lartë i departamentit të Shtetit u ndal edhe në cështjen e zgjedhjeve të ardhshme dhe shqetësimet lidhur me to. “Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme për Brukselin dhe Uashingtonin sepse ato do të vendosin tonin për fazën e ardhshme të Shqipërisë. Kemi parë probleme në zgjedhjet në të shkuarën  dhe ne duam që të punojmë së bashku t’ju ndihmojmë që të sigurohemi që ju të bëni që këto zgjedhje të jenë absolutisht të suksesshme. Dhe për këtë arsye presim nga të gjithë, nga të gjitha partitë dhe politikanët që të punojnë së bashku në mënyrë që në qershor të mund të ofrojnë zgjedhje që janë të lira e të ndershme e të shihen si të tilla nga të gjitha palët.Duke punuar së bashkë këto zgjidhje mund të jenë të suksesshme e të shihen të tilla nga Uashingtoni dhe Brukseli, por me e rëndësishme që të shihen të tilla nga populli shqiptar”, nënvizoi zoti Reeker.
 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, u vu në qendër të vëmendjes javën e shkuar për qëndrimin e fortë që mbajti ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës për të shpallur të pafajshëm dy drejtuesit e Gardës së Republikës të akuzuar për vrasjen e tre prej manifestuesve të protestës së 21 janarit të vitit 2011. “Është deklaratë e koordinuar me Uashingtonin dhe ne kemi qenë të shqetësuar nga vendimi dhe kemi shprehur pikëpamjet tona për të. Asgjë nuk ka për të rikthyer jetën e  katër të vrarëve atë ditë që u lënduan, familjet e të cilëve janë ndryshuar përgjithmonë, por ajo që njerëzit duan të shohin është llogaridhënia dhe ne kemi dhënë asistencën tonë kur na është kërkuar nga Shqipëria dhe ne e kemi ofruar këtë. Ndaj ne kërkojmë që të ketë llogaridhënie”, theksoi zoti Reeker.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
22.02.2013 18:17
Nuk ka pse Amerika te behet merak per retoriken nacionaliste në Shqiperi. Jo se nuk eshte shqetesim, por se ata qe e artikulojne kete fryme nuk e kane as ndjesine kombetare. Reker e ka te qarte se thirrjet nacionaliste behen sa per te mashtuar dhe marre nje vote. Dhe ketu ne Shqiperi eshte e lehte te mashtrosh jo se qytetaret jane te pazote te dallojne te miren nga e keqja, por se u pelqen te jene te neperkembur dhe se jane te varferuar deri ne ekstrem. Jam i bindur se politika e vendit tim eshte e varur nga fije te dukshme dhe te padukshme tek agjentura te huaja dhe qarqe joshqiptare. Ndryshe nuk ka se si na qeverisin ne nje shekull njerez pa kurrefare vizioni, njerez qe krekosen teksa vrasin e persekutojne shqiptaret per fjalen e lire. Kush guxon sot, 20 vite pas permbysjes se dikatures komuniste, te ngrihet dhe te organizohet ne nje tubim per te kerkuar pune, per te luftuar korrupsionin ne administrate, gjyqesor, polici, arsim, shendetesi...Ai qe guxon etiketohet si pinjoll komunist, pasardhes komunist. Na u bene komunista eshte te persekutuarit e ndergjegjes, edhe ish pronaret, edhe intelektualet me integritet. Dhe na mbeten demokrat servilet, spiunet, te neperkemburit, mashtruesit. Keshtu bente Enver. Merrej me niperit dhe sterniperit e nacionalisteve duke i etiketuar tradhetar e antikombetar. Shqiptaret duhet te zgjohen dhe te mos lejojne perseritjen e 1997.


nga: Ibrahim Mejzini nga: Gjermani
22.02.2013 12:13
Zoti Reeker mos na shitni perralla me tupan ne shqiptarve te kosoves dhe shqiperise.Si na qenka nacionaliste se shqipetaret duhet te bashkohen permes Bashkimit Europiane,nuk ka rendesi se kushe e tha:Berisha,rama apo Thaqi.Ju nuk mund te ndaloni nje pasardhes te drejteperdrejte te milosheviqit pra tadiq dhe nikoliq.kur ju nuk jeni ne gjendje te heqni nje grushte dhe tek ura e mitrivices dhe kur ju ju jepni serbve toka shqiptare kishave ,komunave madje edhe serbve qe nga tri kater her i kane shite pronat e tyre,kjo eshte shkelje e te drejtave te njeriut.per serbet si Europa ashtu dhe Amerika luani si babe e femije.pse keto te drejta nuk i kane shqiptaret ne maqedoni,serbi.male te zi greqi.si guxoni te perkraheni bije te komunisteve shqipetare,rama,ruqi,dokle gjinushi e tjere.kurse njeriu qe kerkon bashime me te drejte ne europ te Shqiptarve berishen ti thuhet nacionaliste.kete e beni thua se Berisha do te nise nje lufte si millosheviqi kunder fqinjeve.marrezia ju ka kapluare,ju shani putinin por e perkrahni ate fshehurazi.zoti Reeker ka kaluar koha te na mesoni ju dhe Arvizu se ke te mbrojne Shqipetaret.po nuk e hoqet Barrikaden te ura e mitrovices atehere jeni bashkepunues ne shkeljen e te drejtave te Shqipetarve.Pa Nderime.Ibrahim mejzini Kosovare ne Gjermani.


nga: Anonim
22.02.2013 08:21
Z Riker .Retorikat nacionaliste te Berishes jane per zgjedhjet elektorale te qershorit te vitit 2013 per te mare vota sepse ka deshtuar me krimin e organizuare dhe ka mare peng Shqiperine per tu futur ne BE ,Deshtuan ne shitjen e Alpetrolit ku Rezart Taci themelues i krimit te organizuar nuk jep dhe 80 milion dollare garant sepse eshte miku i Berishes dhe bente lobing kundra Ambasadorit Arvizu per ta hequr si Ambasador ne Tirane.Ngjarjen e 21 janarit Gjykata dha pafajsine Ndrea Prendit dhe Agim LLupos me urdher te Berishes ku hodhen ne kosh provat e FBI dhe filluan akuzat ndaj Ambasadorit Amerikan Z Arvizu sepse faji i tij eshte se kerkon drejtesi.kur krimi i organizuare ka mberthye Mazhorancen Berisha--Meta dhe shqiperia eshte peng per te mos u anetarsuar ne BE duhet nje Qeveri teknike per te bere zgjedhjet elektorale te Qershorit sepse Ministri i Brendeshme Flamur Noka ka hedhur makinerine e tij per manipulimin e zgjedhjeve dhe dublim te votuesve.VEPRO TANI..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
27.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

BE, më shumë përgjegjësi për shpëtimin e imigrantëve

Italia thotë se ka shpëtuar më tepër se 100 mijë njerëz gjatë këtij viti, por rreth 2 mijë të tjerë kanë vdekur gjatë përpjekjeve për të kaluar Mesdheun
Më tepër

Marrëdhëniet Obama-Clinton

Kohët e fundit, zonja Clinton kritikoi politikën e jashtme të Presidentit
Më tepër

Ngërçi politik në Kosovë

Në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën thanë se nuk do t'i krijojnë mundësi Partisë Demokratike të formojë institucionet
Më tepër

Ebola, 80 vetë nën vëzhgim në RDK

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 80 njerëz janë duke u mbajtur nën vëzhgim për virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, ku zyrtarët njoftuan për një shpërthim të sëmundjes këtë javë
Më tepër

Vazhdon operacioni antikanabis "Dukagjini"

Në ditën e shtatë të operacionit policor antikanabis "Dukagjini", rreth 150 forca të policisë janë përqendruar në komunën e malore të Temalit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Russia's team competes during the rhythmic gymnastics group all-around final match at the 2014 Nanjing Youth Olympic Games in Nanjing, Jiangsu province, China.
  • Airport and airline employees walk the fifth runway at Hartsfield-Jackson Atlanta International Airport to clear debris in Atlanta, Georgia, USA. The annual Foreign Object Debris Walk drew approximately 100 airline and airport employees volunteering to find and remove debris that could be hazardous to aircraft.
  • A gust of wind blows Pope Francis' mantle during the weekly general audience in St. Peter's Square, at the Vatican.
  • Photographer Maria Pirsch falls on the road after being hit by anti-riot policemen during a protest staged by state workers who were seeking to block a road in Buenos Aires, Argentina. Opposition labor unions have planned a 24-hour strike across the country on Aug. 28, 2014, to press President Cristina Fernandez de Kirchner's administration for wage increases in line with inflation rate and to reduce the tax income in salaries.
  • A ski jumper made of pumpkins is seen at the Experience Farm in Klaistow, Germany during a traditional pumpkin exhibition.
  • Banana leaves filled with offerings of food are placed at the base of a tree during the annual northeast Thai festival of Boon Khao Pradub Din, Thailand, Aug. 24, 2014. The ritual pays homage and respect to the earth and soil and the spirits of departed loved ones. (Photo taken by Matthew Richards/Thailand/VOA reader)
  • A boogieboarder rides a wave at the wedge in Newport Beach, California. Southern California beach-goers experienced much higher than normal surf, brought on by Hurricane Marie spinning off the coast of Mexico.
  • A man lays in a puddle of squashed tomatoes, during the annual "tomatina" tomato fight fiesta in the village of Bunol, 50 kilometers outside Valencia, Spain.
  • Greater adjutant storks stand on garbage at a landfill site in Gauhati, India.
  • In the grasp of the Japanese robotic arm, the CubeSat deployer (upper right) releases a pair of NanoRacks CubeSat miniature satellites (bottom center) in this NASA image.

Interaktive