E hënë, 20 maj, 2013

Lajme

Richardson, Schmidt në Korenë e Veriut

x
Madhësia e gërmave - +
Ish ambasadori amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Bill Richardson dhe presidenti ekzekutiv i kompanisë Google Eric Schmidt filluan sot një vizitë jo-zyrtare në Korenë e Veriut. Vizita e tyre është cilësuar si një mision humanitar.

Vitet e fundit, Bill Richardson e ka vizituar disa herë Korenë e Veriut që është një vend komunist. Gjatë vizitës së tanishme, ai ka në plan të zhvillojë bisedime me zyrtarët vendas në lidhje me arrestimin e shtetasit koreano-amerikan Kenneth Bae, i cili po mbahet nën arrest nga Koreja e Veriut nën akuza të pa specifikuara për krime kundër shtetit.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka kritikuar udhëtimin e zotit Richardson. Por gjatë një ndalese në Pekin, zoti Richardson u tha sot gazetarëve se Departamenti i Shtetit nuk ka asnjë arsye të jetë i shqetësuar për vizitën e tij në Korenë e Veriut.

“Është një vizitë pozitive. Ne nuk përfaqësojmë qeverinë amerikane. Kam qenë disa herë në Korenë e Veriut dhe kam negociuar me sukses me ta. Shpresoj që ne të bëjmë një vlerësim të Koresë së Veriut nën udhëheqjen e re të këtij vendi”.

Udhëtimi ndodh pasi Korea e Veriut kreu një provë me raketa me rreze të gjatë veprimi që i hap rrugën kryerjes së një prove të tretë me armë bërthamore.
Ish ambasadori Richardson thotë se ai është i shqetësuar nga programi bërthamor i Koresë së Veriut dhe shpreson që ky udhëtim të ndihmojë Korenë e Veriut të lëvizë në “drejtimin e duhur”.

Zoti Shmidt është përfaqësuesi kryesor i kompanisë Google për marrëdhëniet me entitetet politike dhe qeveritare dhe është përkrahës i madh i qasjes në internet për njerëzit në mbarë botën.

Qasja në internet është e kufizuar në Korenë e Veriut. Vetëm të privilegjuarit dhe njerëzit me influencë kanë internet. Edhe mediat janë të kontrolluara nga shtetit. Pheniani kërkon që të gjitha radio stacionet dhe kanalet televizive të transmetojnë programet e miratuara nga qeveria.
 

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
08.01.2013 16:33
Kjo vizite e Zotit Richardson,ne kete vend komunist,me kujton vizitat e te pa harruarit-Kongresistit Tom Lantosh dhe ish kongresistit Joe DioGuardi ne vitet 90 ne Shqiperi;ndrojten tone per tiu afruar e biseduar me ta..! Por ato vizita,e ajo e James Bejker pak me vone, ishin ``pranvera`` qe po trokiste ne vendin tone te izoluar komunist..! Shikoni se c`perpjekie ben amerika-kampione e demokracise ne bote,per te cliruar edhe ate popull te mire nga murtaja komuniste.! Ndaj edhe Amerika eshte e bekuar.! Shihni se cfar beri e ben per popullin shqiptar,duke ndrequr padrejtesite qe te tjeret i bene atij ne shekuj..!
Respekt te vecante per kete vend. Ing. Ahmeti

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA

Presidenti Thien Sein e filloi vizitën e tij në Uashington, me pjesëmarrjen në një takim të hapur të Zërit të Amerikës
Më tepër

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dieni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive