E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Kulturë

"New York Times" shkruan për Rita Orën

Këngëtarja britanike Rita Ora ka lindur në Kosovë. Familja e saj u vendos në Britani kur ajo ishte 1 vjeç

x
Madhësia e gërmave - +
Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zënë vend sot në faqet e gazetës The New York Times.

Në këtë gazetë, është botuar një intervistë me Rita Orën, në të cilën ajo flet jo vetëm për albumin e saj të parë (që pritet të dalë në Shtetet e Bashkuara, e që në Britani është renditur në krye të klasifikimeve muzikore) dhe projektet e saj për të ardhmen, por edhe për modën dhe stilin e saj të veçantë.

Rita Ora mban në disa prej shfaqjeve të saj publike veshjet e stilistit Peter Dundas të firmës Pucci. Stili i saj i veshjes, është krahasuar me atë të Gwen Steffanit në fillim të viteve 1990. Në shkrimin e botuar për të në gazetën “The New York Times” disa prej emrave të njohur të modës flasin për stilin, karakterin e veçantë dhe mënyrën origjinale me të cilën 22 vjeçarja Rita ndërthur veshjet e saj, me bizhuteritë në ngjyrë të artë si dhe me të kuqin e ndezur që përdor në tualetin e përditshëm.

Për herë të parë ajo flet në lidhje me jetën private, akuzat e Rob Kardashian, si dhe për thashethemet e përhapura për një lidhje të mundshme me Jay –Z, të cilën Rita e përgënjeshtron.

Rita është lindur në Kosovë. Familja e saj u vendos në Britani kur ajo ishte 1 vjeçe.
Rita Ora përmend në intervistë familjen e saj, që përbëhet nga babai Niku, nëna Vera, motra më e madhe Elena dhe vëllai i saj 15 vjeçar Don.

Videoklipi i saj ”Shine Ya Light” i cili është xhiruar në Kosovë, ka arritur një shifër prej 5.6 milion shikimesh në You Tube.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Fatbardh Doci S.C.New Yor
12.01.2013 01:10
Pershendesi MS Rita Oren,Mr.Tony Davilanin dhe gjith ata qe arrijne me aftesit e tyre te behen te njohure dhe ta bejn te njohur Shqiperin,Shqiptaret ne pergjithsi e Shqiptaret e Kosoves Dardane ne vecanti te njohue ne gjith boten.
Kjo esht ajo qe i dallon shqiptaret dhe duhet kreneohemi me shqiptaret e pare qe i dhane bote name -fame .
Besojm e shpresojm qe edhe ne fushat tjera te shkelqejne edhe shqiptare te tjere.
Me urimet me te Mira
FaDo.


nga: Enver nga: Melbourne
11.01.2013 06:22
Te lumte Rita.
Ju jeni nje yll shqiptara-angleze apo anglo-shqiptar i kohes sone. Ju jeni shembulli me mire se si shqiptaret duhet te shfrytzojne mundesite qe u jepen ne vendet e parajses se premetuar sic jane Anglia dhe SHBA-ja. Te gjithe shqiptaret, vecanarisht ne kosovaret duhet te punojne shume per te dy keto vende qe sa do pak te mundohemi tua kthejme te mirat qe bene per ne. Po mos te ishte ndihma e jashtezakonshem e SHBA-se nuk e dije se a do te flitej me shqip me. Vetem perpara Rita, me flamurin Amerikan perpara.


nga: Theofan nga: Washington DC
11.01.2013 01:55
Nuk besoj se duhet te beje LAJM per ZERIN e AMERIKES se cfare ngjyre jane buzet e kuqe te nje kengetareje!

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën

Sot tërhiqen numrat e lotarisë me shumën 600 milionë dollarë
Më tepër

Dempsey: Raketat ruse po forcojnë Asadin

Shefi i Shtatmadhorisë kritikoi shitjen e raketave nga Rusia në Siri
Më tepër

Devon Allman, karriera dhe marrëdhënia me të atin, Gregg

Devon Allman është bir i muzikantit të famshëm të rrymës blues-rock Gregg Allman dhe një prej artistëve më të impenjuar të ditëve të sotme
Më tepër

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë

Komuniteti LGBT shënoi këtë ditë me një konferencë, e para e këtij lloji, ku u tha se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije
Më tepër

Drejtori në largim i IRS, janë bërë “gabime të pamenduara”

Steven Miller i tha një paneli të Kongresit se “politizimi apo madje edhe perceptimi për politizim partiak, nuk kanë vend” në agjencinë që ai ka drejtuar
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive