E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Evropë

Marrëveshje Rusi-Evropë për një mision në Mars

Agjencia Evropiane e Hapësirës njoftoi një marrëveshje tentativë me Rusinë për një mision pa njerëz në planetin Mars

x
Madhësia e gërmave - +
Agjencia Evropiane e Hapësirës  njoftoi një marrëveshje tentativë me Rusinë për një mision pa njerëz për të zbuluar shënjat e jetës në planetin Mars.

Ky projekt, i cili u miratua sot gjatë një takimi në Napoli të Italisë, parashikon dërgimin e një sonde orbitale në mars në vitin 2016 që do të përpiqet të gjejë  shënja të gazit metan ose të dhëna të tjera biologjike në atmosferen e planetit të kuq, Marsit. Një sondë kozmike me 6 rrota  do të pasonte këtë mision në vitin 2018.Misioni i quajtur EXOMars u krijua në dhjetor të vitit 2005 dhe deri tani në të janë shpenzuar  më tepër se 500 milion dollarë.

Kur NASA u tërhoq nga udhëtimet në hapësirë në shkurt të këtij viti për shkaqe buxhetore, Evropa iu drejtua agjencisë ruse të Hapësirës, Roscosmos për ndihmë. Sipas një projekt-marrëveshjeje, Rusia do të japë raketa Proton kurse Evropa do të instalojë instrumente hapësirore në bordin e  satelitit dhe të sondës.

Shumë anëtarë të Agjencisë Evropiane të hapësirës po përballen me një buxhet të shtrënguar  dhe një numër projektesh të hapësirës janë  lenë mënjanë tani për tani. Plani për të dërguar një satelit në Henë nuk bëri shumë jehonë për shkak të krizës buxhetore.

 Gjatë takimit të sotëm, anëtarët e Agjencisë Evropiane të Hapësirës miratuan një buxhet shumë-vjeçar prej 12 miliard e 300 milion dollarësh.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

U përkujtua 40 vjetori i revoltës së Spaçit

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive