E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme

Putin nënshkuan një ligj të ri për tradhëtinë

Kritikët thonë se ligji i jep qeverisë autoritet më të gjërë të cilësojë dikë tradhëtar

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkuar një ligj të ri që zgjeron përkufizimin e tradhëtisë ndaj vendit, një lëvizje që kritikët thonë se i jep qeverisë autoritet më të gjërë të cilësojë dikë tradhëtar.
 
Ligji hyn në efekt sot – megjithë premtimin nga zoti Putin të hënën se do ta rishikonte ligjin.
 
Legjislacioni i mëparshëm e cilësonte tradhëti të lartë, spiunazhin apo ndihmën ndaj një shteti tjetër duke dëmtuar sigurinë e Rusisë. Ligji i ri do të zbatohet gjithashtu për qytetarët rus që punojnë për organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë e zbulimit.
 
Dënimi maksimal për këdo që gjendet fajtor për tradhëti vazhdon të jetë 20 vjet.
 
Një ish gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese tha në një takim të këshillit presidencial të së drejtës të hënën lse igji i ri është aq i gjerë sa që nuk kërkon që autoritetet të provojnë se të dyshuarit kanë dëmtuar sigurinë shtetërore.
 
Grupet e të drejtave, duke përfshirë edhe Human Rights Watch, dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton kanë shprehur shqetësim në lidhje me keqpërdorimin e mundshëm të ligjit të propozuar.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Jakov nga: Israel
15.11.2012 10:00
Gjithe veprimet e Put..nes ruse kam qene te karakterizuara nga autokratizmi dhe shovenizmi rusomadh .C'mund te presesh nga nje antar i KGB qe ka ne veprimtarine e tij aq shume pislleqe ndaj shteteve te tjere e sidomos Gjermanise ku ai ka kryer aktivitetin e tij subvercionist .Ai po kerkon tani spiunet kur spiuni me i madh eshte vet ai .Terroristi i damkosur me gjakun e mijra ruseve vazhdon ne rrugen e paraardhesve te larget te tij stalinist .Ai ushqen terrorin ne shume shtete sepse ai eshte specialist per kete veprimtari dhe po ecen ne te njejten rruge akoma deri sa nje dite te jap llogari para popullit te tije per krimet monstruoze qe ka bere .Do paguaj nje dite , por jo me miljonat e tij , por me jetn e tij te felliqur prej fashisti te shekullit 21.


nga: Anonim
14.11.2012 22:13
PUTINI KERKON TA KTHEJE NE NJE DIKTATURE STALINIANE,KU CDO INFORMACION I DHENE E QUAN TRADHETI KOMBETARE PER RUSINE,PUTINI NUK E KA GJENDJEN NE DORE NE USHTRI KU OFICERET E USHTRISE SHESIN ARMATIM TE LEHTE DHE TE RENDE KU ESHTE PERFSHIRE MINISTRI I MBROJTJES DHE SHEFI I SHTABIT TE USHTRISE..PUTINI E DIN MIRE SE BOSET E KRIMIT NE MOSKE DREJTOJNE POLITIKEN RUSE KANE BLERE NENDETSE DHE AVIONE..NE RUSI KA FILLUAR NJE LUFTE MIDIS RUSEVE DHE JO RUSEVE KETE E KE PESHQESH NGA ISH BS..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive