E dielë, 26 maj, 2013

Lajme

Rusia intensifikon përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Siri

x
Madhësia e gërmave - +
Rusia thotë se po intensifikon përpjekjet për t’i dhënë fund kryengritjes së përgjakshme 21-mujore në Siri, aleati i saj në Lindjen e Mesme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Aleksandër Lukashevich u tha gazetarëve sot se Moska po intensifikon dialogun me qeverinë siriane dhe grupet opozitare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Alexander Lukashevich foli menjëherë pasi një delegacion sirian, i kryesuar nga Zëvendësministri i Jashtëm Faisal Maqdad, u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë. Delegacioni pritet të diskutojë propozimet e të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë Lakhdar Brahimi, i cili të hënën zhvilloi bisedime me presidentin sirian Bashar al-Asad.

Duke folur sot në Damask, zoti Brahimi mohoi njoftimet se ai kishte një plan për paqen që mbështetet nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara për ta diskutuar me Sirinë.

“Disa zëra brenda dhe jashtë Sirisë thonë se unë kam ardhur këtu për t’i bërë reklamë një projekti ruso-amerikan. Do të uroja që kjo të ishte e vërtetë. Nuk ka asnjë projekt ruso-amerikan, prandaj unë nuk kam ardhur këtu për t’i bërë reklamë atij”.

Lakhdar Brahimi pritet të shkojë në Moskë të shtunën për bisedime me udhëheqësit rusë.

Ndërkohë, gjenerali Abdul-Aziz Jassem al-Shallal, kreu i policisë ushtarake të Sirisë, të mërkurën tha në një stacion televiziv pan-arab se ai kishte “dezertuar” dhe është bashkuar me opozitën.

Departamenti amerikan i Shtetit mirëpriti njoftimet për dezertimin e gjeneralit al-Shallal duke thënë se nëse njoftimet janë të vërteta, kjo do të jetë “edhe një shenjë se” regjimi sirian është “duke u shkatërruar nga brenda”.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive