E shtunë, 23 maj, 2015

Lajme / SHBA

Obama takohet me familjet e viktimave në Njutaun

x
Presidenti i Shteteve të Bashuara, Barak Obama, është zotuar se do të përdorë gjithë pushtetin e tij që tragjedi të tilla si ajo e të premtes që u mori jetën 20 fëmijëve dhe 6 të riturve në një shkollë fillore të mos përsëriten më.

Zoti Obama u takua mbrëmë me njerëzit në zi në qytetin verilindor Njutaun të Kënektikatit, ku një person i armatosur vrau 26 vetë. Ai u tha njerëzve të mbledhur për një ceremoni mortore se at nuk janë vetëm në dëshpërimin e tyre. Ai tha se njerëzit në gjithë vendin mbajnë zi sëbashku me ta.

Presidenti tha se shumë pyetje janë ngritur në mbarë vendin pas këtyre të shtënave në masë dhe ai vuri në dukje se ky është incidenti i katërt i këtij lloi që kur ai filloi mandatin e tij të parë të presidencës katër vjet më parë.

"Ne nuk mund ta tolerojmç këtë më gjatë. Këto tragjedi duhet të marrin fund dhe për t’u dhënë fund atyre ne duhet të ndryshojmë. Ne do të na thuhet se shkaqet e një dhune të tillë janë komplekse dhe kjo është e vërtetë. Asnjë  ligj, asnjë grup ligjesh nuk mund tha eliminojë ligësinë nga bota dhe të parandalojë çdo akt dhune në shoqërinë tonë. Por kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim për të mos vepruar”.

Më herët po mbrëmë, presidenti u takua privatisht me familjet e atyre që humbën të dashurit në shkollën fillore Sendi Huk dhe falenderoi ata që iu përgjigjen të parët kësaj tragjedie.

 Ndërkohë, policia e shtetit Connecticut tha se lista e fëmijëve që u vranë përfshin emrat e 12 vajzave dhe të 8 djemve - të gjithë nxënës në klasën e parë, të moshës 6 ose 7 vjeçare. Të gjashtë të rriturit ishin femra.
 
Dhimbja është e dukshme kudo. Gjatë natës, njerëzit qëndruan së bashku në momente lutjesh, të heshtur e të mbytur në lot. Edhe emisioni televiziv Saturday Night Live nderoi viktimat.

Robbie Parke, babai i një prej viktimave, përshkroi herën e fundit që ai pa vajzën e tij, Emile.

"Ajo më tha “Të dua fort”, unë pastaj e putha dhe dola nga shtëpia."

Emile ishte vetëm një prej 20 fëmijëve viktima të sulmit. Të gjithë ishin nxënës në klasën e parë, gjashtë ose shtatë vjeç.

Të vrarë mbetën gjithashtu gjashtë të rritura. Midis tyre Victoria Soto, mësuesja 27 vjeçare, që duket të ketë humbur jetën ndërsa përpiqej për të fshehur dhe për të shpëtuar nxënësit e saj, drejtoresha e shkollës si dhe
psikologia. Të dyja të martuara dhe me fëmijë.

"Drejtoresha e shkollës po vraponte drejt personit të armatosur për të mbrojtur nxënësit e saj. Ashtu si edhe psikologia."

Detaje të zymta nga mjeku ligjor shkaktuan një tjetër tronditje për komunitetin. Ai tha se disa fëmijë ishin qëlluar më shumë se 11 herë.

''Është ndoshta rasti më i rëndë që kam parë''

Detaje të reja vazhdojnë të mësohen edhe mbi 20-vjeçarin Adam Lanza, personin e armatosur rëndë që u fut në shkollë me forcë, duke thyer xhamin në hyrje të ndërtesës. Sipas tetos së tij, Marsha Lanza, Adami kishte qenë nxënës në shkollën fillore Sandy Hook dhe nëna e tij punonte atje si asistente.

''Ajo më kishte thënë se filloi t’i jepte atij mësim në shtëpi pasi kishte patur probleme me shkollën, por nuk jam 100 për qind e sigurt për detajet.''

Babai i Adam Lanza-s publikoi një deklaratë, ku thuhej:

“Nuk ka fjalë që mund të shprehin dhimbjen tonë. Nuk arrijmë ta besojmë atë që ndodhi dhe po përpiqemi të gjejmë çdo përgjigje që mundemi.”

Por për të mbijetuarit do të mbetet vetëm kujtimi i një dite dhimbjeje dhe imazhesh terrori. Ben Paley, një dëshmitar 9-vjeçar:

''Mësuesja ime shpëtoi një jetë, dhe ajo gjithashtu telefonoi burrin e saj, i cili njoftoi policinë.''

.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Jakov nga: Israel
17.12.2012 07:47
Per ata femije te pafajshem ,me vjen sinqerisht keq dhe gjithe bota eshte solidarizuar me ju per shkak te terrorit te paskrupullt qe arrinderi aty sa te marri jete femijsh .Deri ketu jemi plotesisht dakord, por pse nuk ne shume raste nukna keni kuptuar neve israelitet kur mbi ne shkaktohej terrori dhe na vini faj kur ne kunderveprojme .Nuk me duket e ndershme dhe njerezore mbasi terrorine te gjithe boten ka te njejtin emer dhe te njejtat passoja --vdekjen .Pse i ulni ket tone me ne vetem kur ju bie fatkeqesia mbi koke .Duhet te na jepni te drejte edhe kur jeni mire ,te paterrorizuar .Nuk thone kot se fatkeqesine tjetrit e kupton me mire , kur te bie ne kurriz dhe ndjen te njejten dhimbje .Une si njeri i thjeshte marr pjese ne ate dhimbje te atyre prinderve fatkeq qe ju fluturoi pullumbi i shtepise setyre .Se fundi dua te perseris qe edhe qeveritaret tuaj te perpiqen e te jen me te drejte dhe njerezor me ne dhe jo me dy fytyra --herena ndihmojne sa per sy e faqe e here na kthejne kurrizin ne menyren me te pahijeshme .Mendimiim per Obamen eshte po ai i tre vjeteve me pare --NEGATIV Nga nje vend i vogel si ne duket te mesoni e te vendosni sa me shpejt roje te armatosur ne hyrje te shkollave dhe institucioneve we te kontrollojne edhe mizat qe hyjne aty.Ne kete menyre ne e kemi ulur ndjeshem aktterrorin sidomos ne shkolla ku edhe prindi e ka te veshtire te hyj pa u kontrolluar e dokumentuar sic duhet .Kjo eshte masa qe duhet te merrni e te ruani njerezit tuaj nga idiote si ai

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Nderohen misionarët e pajtimit

Në Shkodër sot u nderua një nga nismëtarët e Misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Lin Guri, pjesëtar i një familjeje të njohur për qendresën antikomuniste
Më tepër

Intervistë me ish të burgosurin politik Pëllumb Lamaj

Asambleja e Nju Jorkut kohët e fundit nderoi me një proklamatë zotin Pëllumb Lamaj, i cili ka qenë ish i burgosur në burgun famëkeq të Spaçit
Më tepër

Rreth 150 mijë të rinj votojnë për herë të parë

"Mos lejoni askënd t'ju mashtrojë, t'ju manipulojë apo t'iu blejë votat. Nëse ju ndodhin këto, duhet të raportoni. Mos tregoni si votuat” - tha ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.
Më tepër

Mbyllet takimi i BE -Partneriteti i Lindjes

Pas takimi ata dolën me një deklaratë të përbashkët për vazhdimësinë e Partneritetit të Lindjes, pavarësisht nga qëndrimet e ndryshme për disa çështje kyçe
Më tepër

Në Tiranë ministrat e Jashtëm të SEECP-it

Tensionet mes Tiranës dhe Athinës. Greqia përfaqësohet në nivel Drejtori të Përgjithshëm të ministrisë së jashtme
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • William McConnaughey, 56, who drove from San Diego to help shovel oil off the beach, stands in an oil slick in bare feet along the coast of Refugio State Beach in Goleta, California, May 20, 2015. A pipeline ruptured along the scenic California coastline, spilling some 21,000 gallons (79,000 liters) of oil into the ocean and on beaches, a U.S. Coast Guard spokeswoman said.
  • Young novice Buddhist monks wait to ride a roller coaster as they visit the Everland amusement park during their training program entitled 'Children Becoming Buddhist Monks' in Yongin, south of Seoul, South Korea.
  • Shannon Day of Boston, a volunteer with Massachusetts Military Heroes Fund, replaces flags in the fund's flag garden on Boston Common in Boston, ahead of Memorial Day. Each of the approximately 37,000 flags represents a Massachusetts military member who died in service from the Revolutionary War to the present.
  • Pilgrims push a carriage as they cross the Quema River on their way to the shrine of El Rocio in Aznalcazar, southern Spain.
  • Farmers hold seedbeds of rice over their heads as they shout slogans during a rally to protest the government's planned rice imports for meals that they fear will lead to a fall in the price of the locally produced rice in Seoul, South Korea.
  • A member of the media stands on the Sky Portal, a 14-foot-wide disc that delivers high-def footage from the street below at the One World Observatory in New York.
  • People catch a fish with a traffic cone on a flooded street after heavy rainfall in Dongguan, Guangzhou province, China, May 20, 2015.
  • A destroyed tank in the Mastouma military base in Idlib, Syria, after the rebel fighters seized it, May 20, 2015
  • Uruguayans display pictures of their relatives who "disappeared" during the rule of the military regime (1973-1985), at an annual demonstration in Montevideo, May 20, 2015. Thousands of Uruguayans marched along 18 de Julio, the main avenue of the city, demanding to know about the more than 150 missing Uruguayans that they said were kidnapped by military forces.
  • A bystander looks at a part of a bronze statue of Lachit Borphukan, which is set to be installed in the middle of the River Brahmaputra in Guwahati, India. Lachit Borphukan was a commander in the Ahom kingdom known for his leadership in the 1671 Battle of Saraighat that thwarted the last major attempt by Mughal forces to extend their empire into Assam.
  • A man rides on his bicycle in front of a building covered with climbing, colored sculptures, named "flossies", made by artist Rosalie, at the media port in Düsseldorf, Germany.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.