E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Rifillon mësimi për nxënësit e shkollës fillore Sandy Hook

Mësuesit e kësaj shkolle shpresojnë që dita e parë të jetë një ditë sa më normale

x
Madhësia e gërmave - +

Sot nxënësit e shkollës fillore Sandy Hook në Kënektikat rifillojnë mësimin. Të mbijetuarit e sulmit me armë zjarri të muajit të kaluar do të fillojnë mësimet në një shkollë tjetër të përshatur për ta me ndihmën e komunitetit fqinj.  Mësuesit e kësaj shkolle shpresojnë që dita e parë të jetë një ditë sa më normale.

Ndërkohë që nxënësit e shkollës fillore Sandy Hook udhëtojnë me autobus drejt shkollës, rrugët që të çojnë në shkollën e re janë stolisur me fjongo me ngjyrë të gjelbër. Ngjyra e gjelbër simbolizon ngjyrën e shkollës fillore Sandy Hook.

Njerëzit nga mbarë bota gjithashtu po shprehin përkrahjen e tyre për nxënësit e kësaj shkolle. Disa prej tyre kanë dërguar punime dore me mesazhe të dashurisë dhe shpresës të cilat janë varur në objektin e shkollës së re. Janet Robinson është inspektore e shkollave në Njutaun.

“Janë bërë përpjekje të mëdha dhe punë vullnetare për ta bërë këtë ditë sa më të lehtë dhe sa më gazmore”.

Ndërtesa e re e shkollës, e cila më parë ishte shkollë mesme, është modifikuar për t’iu përshtatur nevojave të këtyre nxënësve. Janë riparuar banjot, tualetet dhe palestra  sportive. Mbishkrimi që më parë thoshte Chalk Hill Middle School është zëvendësuar me emrin Shkolla fillore Sandy Hook. Nxënësit do t’i gjejnë çantat madje edhe lapsat në bankat e tyre ashtu si në mjediset e shkollës së tyre të mëparshme.

Dr. Jamie Howard është psikologe në Institutin Mendor të Fëmijëve.

“Kthimi në normalitet është i vështirë, kështu që krijimi i një mjedisi të njohur është ndihmë e madhe për të tejkaluar traumat e shkaktuara”.

Ish drejtoresha Donna Page, e cila doli në pension para dy vitesh është kthyer në shkollë. Dje, shkolla e re hapi dyert për nxënësit dhe prindërit të cilët donin të vizitonin objektin e ri të shkollës. Policia e qytetit Njutaun dhe Monros, ku gjendet shkolla e re, do të patrullojë zonën. Por ata nuk duan që fëmijët të ndjehen të mbingarkuar nga prania e policisë.

“Tani kjo duhet të jetë shkolla me e sigurtë në vend. Ne kemi instaluar pajisje të ndryshme sigurie në të”.

Duke marrë parasysh se të gjithë e dinë se ditët e para të mësimit do të jenë një përpjekje balancimi mes sigurisë dhe normalitetit, prindërit do të lejohen të hynë në shkollë dhe në klasa me fëmijët e tyre.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive