E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / SHBA

Sandy ringjall debatin për ndryshimet klimatike

x
Madhësia e gërmave - +
Shkatërrimet në qytetin e Nju Jorkut dhe brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara nga uragani Sandy kanë ringjallur debatin mbi ngrohjen globale. Shumë ekspertë besojnë se ngrohja e planetit po shkaktohet kryesisht nga djegia e lëndëve fosile.                                                                 
Uragania Sandy la rreth 8 milion njerëz pa energji elektike, ndërsa 70 përqind e rafinerive janë mbyllur. Ekonomistët thonë se dëmet e shkaktuara nga Sandy do të tejkalojnë dëmet prej 15 miliard dollarësh të shkaktuar nga uragani Irenë vitin e kaluar në Nju Jork.

Guvernatori i Nju Jorkut Andew Cuomo tha se shteti i tij duhet t’i përshtatet realitetit të ngjarjeve më të shpeshta të motit ekstrem.

Carol Werner me Institutin për Studime Mjedisore dhe Energjitike thotë se shkencëtarët kanë parashikuar prej kohësh se stuhitë e rënda, thatësira dhe zjarret në pyje do të jenë rezultat i rritjes së temperaturave dhe nivelit të detit të shkaktuara nga ngrohja globale.

“Shkencëtarët kanë paralajmëruar për dekada me radhë rreth këtij skenari. Fatkeqësisht po ndodh më herët nga sa kishin parashikuar në vitet 80-të”.    

Por skeptikët e ndryshimeve klimatike vënë në dyshim argumentin se ngrohja globale është shkaktarja e stuhive intensive. Patrick Michaels me Institutin CATO thotë se Nju Jorku nuk ka qenë me fat. 

“Hëna e kishte fajin. Stuhia goditi gjatë hënës së plotë e cila rrit baticën dhe stuhia ishte edhe më e rëndë. Po të kishte ndodhur gjatë një periudhe tjetër të ciklit hënor, përmbytjet nuk do të kishin qënë kaq të rënda”.   

Besimtarët dhe skeptikët e ndryshimeve klimatike pajtohen se planet për brigjet detare dhe zonat e ulëta duhet të përshtaten me rritjen e nivelit të detit. Por ende nuk ka një konsensus për një mandat rreth reduktimit të ndotjes nga karburantet për të ulur efektet e ngrohjes globale. Zoti Michaels thotë se sektori privat do të ndryshojë ndërkohë që novacionet ulin koston e energjisë së pastër.

“Politika më e mirë është që të mos investohet shumë në këtë drejtim sepse teknologjia që do të ndryshojnë dramatikisht gjatë këtij shekulli. Le të mos harrojmë se si ishte gjendja para një shekulli. Tani kemi enegji bërthamore dhe telefona celular me të cilët kemi mundësi të marrim informacione nga mbarë bota”.    

Carol Werner thotë se qeveria duhet të luajë rol udhëheqës. 

“Sektori privat është kritik për investimet por sektori privat i të gjitha industrive ka nevojë për rolin udhëheqës të qeverisë. Duhet siguri kur flitet për politikat. Kjo është gjëja më kritike që do të na mundësojë ecjen përpara”.  

Ajo thotë se mësimi i nxjerrë nga uragani Sandy është se kostoja e mos veprimit po rritet.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Sindikatat protestojnë në Romë

Mijëra punëtorë protestuan sot kundër qeverisë së re italiane, duke bërë thirrje për reforma urgjente të ligjeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive