E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Presidenti Obama shkon sot ne Njutaun

Connecticut School ShootingConnecticut School Shooting
x
Connecticut School Shooting
Connecticut School Shooting
Madhësia e gërmave - +
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama,  shkon sot në Njutaun të Kënektikatit, në përpjekje për të qetësuar banorët e qytetit të tronditur nga tragjedia në shkollën fillore Sendi Huk që la të vrarë 20 fëmijë dhe 6 të rritur.
 
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë dje thuhet se zoti Obama do të takohet me familjet e atyre që u vranë në shkollë dhe do të falenderojë ata që iu përgjegjën kësaj tragjedie. Në deklaratë thuhet se presidenti do të flasë në një ceremoni ndërfetare për familjet e viktimave dhe familjet e tjera të shkollës.
 
Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë u bë disa orë pasi policia e Kënektikatit bëri të ditur emrat e të vdekurve dhe iu lut gazetarëve të respektojnë privatësinë e familjeve të tyre. Lista përmban emrat e 12 vajzave dhe 8 djmeve, të gjithë të moshave 6 deri në 7 vjeç dhe nxënës të klasës së parë. 6 të riturit ishin gra.
 
Kryeksperi mjeksor i Kënektikatit, H. Wejn Karver tha se ai dhe stafi i tij punuan gjatë gjithë natës për të përfunduar raportin e kriminalistikës. Ai tha se të gjitha viktimat u vranë nga disa të shtëna me armë që ai e quajti “armë e gjatë” e që u identifikua më parë si pushkë  Bushmaster AR-15.

“Sensibiliteti im mund të mos jetë ai i një njeriut të zakonshëm, por ky është ndoshta rasti më i rëndë që unë kam parë, por di gjithashtu se ky është rasti më i rëndë që ka parë edhe secili nga kolegët e mi”.
 
Sipas njoftimeve të mëparëshme dy revolverë gjysmë automatikë u gjetën pranë trupit të personit që hapi zjarr dhe arma ushtarake në makinën e tij. Zyrtarët thanë se personi i armatosur vdiq në skenën e ngjarjes pasi i ktheu armën vetes.
 
Më pare mendohet se ai kishte vrarë nënën e tij, Nancy Lanza, në një shtëpi të vogël ku banonin të tyre në një komunitet të pasur rreth 120 kilometra nga Nju Jorku.

Policia e Kënektikatit tha se disa armë sulmi u gjetën në skenën e ngjarjes. Të gjitha ishin të regjistruara në emër të nënës së tij, Nenci Lanza, që njihej si tifoze armësh dhe që zotëronte edhe disa të tjera.
 
Policia tha gjithashtu se gjatë hetimeve kanë mbledhur të dhëna se pse Lanza vuri në shënjestër pikërisht këtë shkollë, por iu shmang publikimit të hollësive. Vëllai i tij më i madh njoftohet se i tha policisë se Lanza vuante nga një formë autizmi apo çrregullim karakteri. Autopsitë e Lanzës dhe nënës së tij do të bëhen sot.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive