E mërkurë, 17 shtator, 2014

Lajme / SHBA

Uragani Sandy dhe ndryshimet klimatike

x
Uragani Sandy ishte stuhia e fundit e rëndë që goditi pjesën verilindore të Shtetevë të Bashkuara, duke ndërprerë komunikimin, energjinë dhe transportin dhe duke shkaktuar miliarda dollarë dëme. Sandy ka ndezur përsëri debatin nëse ndryshimet klimatike ndikojnë tek ndryshimet e prirjeve të motit. Një shkencëtar thotë se ndryshimet po vihen re në të gjithë botën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Joe De Capua njofton.
 
Elwyn Grainger-Jones e quan këtë një pyetje pa përgjigje: a janë ndryshimet klimatike përgjegjëse për stuhitë që po bëhen më të mëdha e më të fuqishme?

“Shkencëtarët janë të qartë në shpjegimin që ofron shekenca e fizikës, se nëse bota po ngrohet, atëhere ka mundësi të madhe që ndërsa detet ngrohen, intensiteti i stuhive të rritet. Ne mund të kemi të njëjtin numër të stuhive si në të kaluarën. Por ato do të jenë më të fuqishme. Pikërisht kjo është  parë gjatë 40 viteve të fundit - që numri i stuhive tropikale, i uraganeve, ka mbetur pothuajse i njëjtë, por ato janë bërë shumë më të fuqishme”.

Grainger-Jones është drejtor i Departamentit të Mjedisit dhe Klimës në Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë.

“Në se do të bëja një krahasim, mund të shpreheasha se është njësoj sikur dikujt t’i thuhet se shtëpia do të të digjet, dhe ai të pyesë se në se ka nevojë të blejë sigurim për shtëpinë. Mendoj se kjo është ajo që po na thonë stuhitë. Është si një tregues i asaj se si do të sjellë e ardhmja.”

Modelet e ndryshimeve klimatike parashikojnë rritjen e temperaturave globale me 2 deri në 6 gradë Celsius gjatë këtij shekulli. Kjo mund të mos tingëllojë si shumë, por shkencëtarët thonë se është  një ndryshim i madh.

“Kur të ndodhë atëhere do të kuptohet se sa i madh është ndryshimi. Ka patur mjaft hulumtime sesi kjo ngritje temperature ndikon tek njerëzit. Për fermerët e vegjël e të varfër, ndryshimi do të jetë shkatërrimtar. Ata janë të parët që do t’i ndjejnë ndryshimeve klimatike. Çfarë do të ndodhë në qoftë se ata nuk kanë ujë të mjaftueshëm, ose në qoftë se temperaturat rriten në atë shkallë sa farat e tyre të dëmtohen?”

Ai thotë se temperaturat më të ngrohta do të ndikojnë gjithashtu tek vendet e pasura përmes çmimeve më të larta të ushqimit, stuhive më intensive dhe rritjes së nivelit të detit në qytetet bregdetare.

Grainger-Jones thotë se shumica e modeleve klimatike parashikojnë rritje të temperaturave, por vetëm disa prej tyre parashkojnë ndryshime më drastike. Ai thotë se ka patur tashmë një rritje prej një grade Celsius që nga kohët para-industriale, që disa thonë se ka ndikuar në ndryshimet e sotme klimatike.

“Ne po shohim se rritja e nivelit të deteve ka ndikuar shumë tek komunitetet me të cilat ne punojmë përshembull në Senegal apo në deltën e lumit Mekong në Vietnam, pasi shumë njerëz të varfër jetojnë në toka ngjitur me detin”.

Ndërsa shumë shkencëtarë thonë se njerëzit po kontribuojnë në ndryshimet klimatike përmes emetimit të gazeve që shkaktojnë efektin serë, një grup më i vogël thotë se ndryshimet klimatike janë pjesë e cikleve natyrale të Tokës.

“Ka gjithmonë një cikël natyral në ndryshimet e motit. Por shpejtësia dhe intensiteti i mënyrës sesi këto ndryshime po ndikojnë dhe do të ndikojnë në të ardhmen është përtej kapaciteteve që kanë  shumë komunitete të botës sot për t’u përshtatur me to”.

Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë po ndihmon fermerët e vegjël të zbatojnë teknika më miqësore ndaj mjedisit në kuadër të ndryshimeve klimatike. Megjithatë zoti Grainger-Jones thotë se do të duhen marrëveshje globale për të zgjidhur problemet që lindin prej ndryshimeve klimatike. Sipas shkencëtarit Grainger-Jones  këto ndryshime ndikojnë më shumë sesa ambjentin, duke goditur ekonominë dhe shëndetin.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
17.09.2014
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Qeveria rishikon buxhetin dhe përfundon 51 rrugë

Sipas marrëveshjes me FMN, ulja e deficitit dhe borxhit publik pritej të niste vitin tjetër.
Më tepër

Fluturimet amerikane në hapësirë

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rifillimit të dërgimit të astronautëve në orbitë nga territori i Shteteve të Bashkuara
Më tepër

OKB-ja në krye të përpjekjeve kundër Ebolës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon thotë se OKB-ja po “vihet në krye” të përpjekjeve kundër epidemisë së Ebolës në Afrikën Perëndimore
Më tepër

Akuza për përkrahje të ISIS

Departamenti i Drejtësisë tha se 30 vjeçari Mufid Elfgeeh nga Nju Jorku, kishte inkurajuar dy vetë të udhëtonin jashtë Shteteve të Bashkuara për të luftuar në krah të Shtetit Islamik
Më tepër

Detajet e fushatës kundër ISIS

Udhëheqësit ushtarakë amerikanë po raportojnë para Presidentit Barack Obama për “detajet operacionale” të fushatës
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An aerial view of lava flowing out of the Bardarbunga volcano in southeast Iceland. The Bardarbunga volcano system has been rocked by hundreds of tremors daily since mid-August, prompting fears the volcano could explode.
  • Members of the anti-war activist group CodePink interrupt a Senate Armed Services Committee hearing with Defense Secretary Chuck Hagel, left, and Army Gen. Martin Dempsey, chairman of the Joint Chiefs of Staff, on Capitol Hill in Washington, USA.
  • A Syrian refugee child eats inside his family's tent at an informal settlement in Deir al-Ahmar, Bekaa valley, Lebanon.
  • A woman from the Burji ethnic tribe fetches water from a well near Marsabit in northern Kenya.
  • Children are seen on the hills on the outskirts of Kathmandu, Nepal.
  • Shi'ite fighters, who have joined the Iraqi army to fight against militants of the Islamic State), take part in field training in the desert in the province of Najaf.
  • Horns are seen in Shimon Keinan's shofar manufacturing workshop in Givaat Yoav in the Israeli occupied Golan Heights.
  • Members of the military police march during a parade commemorating Independence Day in Tegucigalpa, Honduras, Sept. 15, 2014.
  • Sri Lankan dancers perform a traditional dance during a welcome ceremony following the arrival of Chinese President Xi Jinping at the Bandaranaike International Airport in Katunayake.
  • A jet aerial tanker drops its load of fire retardant on a fire near Pollack Pines, California, Sept. 15, 2014. The fire has consumed more than 3,000 acres and forced the evacuation of dozens of homes.
  • A child looks for metal scraps among cables on a barge in Manila, Philippines.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.