E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Sequi komenton për zgjedhjet në Shqipëri

Ambasadori i delegacionit të BE-së theksoi edhe një herë rëndësinë që ka mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm për përparimin e vendit drejt BE-së

x
Madhësia e gërmave - +

Në Tiranë ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian Ettore Sequi, theksoi sot edhe një herë rëndësinë që ka mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm për përparimin e Shqipërisë drejt BE.

Ambasadori Sequi i bëri komentet e tij në përfundim të një takimi që ai pati me kryetaren dhe zëvendëskryetarin e ri të Komisionit qendror të Zgjedhjeve. “Cilesia e mirë e zgjedhjeve dhe mbajtja e tyre sipas standarteve ndërkombëare do të jenë një test kritik për të ardhmen e Shqipërisë dhe hapat e saj drejt BE dhe veçanërisht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim”, deklaroi ai duke perifrazuar qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle për këtë çështje.

Ambasadori Sequi vuri në dukje se rëndësi nuk ka vetëm dita e zgjedhjeve por i gjithë procesi përgatitor duke shtuar se gjatë takimit me drejtuesit e Komisionit qëndror të Zgjedhjeve ai kishte theksuar “nevojën për të patur konsunsus në funksionimin e KQZ”. Zoti Sequi u shpreh se kishte konstatuar angazhim dhe vullnet të KQZ-së për të ecur përpara.

Por sprova e parë për KQZ pritet të jetë nesër ku do të duhet të diskutohet për numrin e deputetëve në dy qarqe të vendit, çështje për të cilën ka një debat të fortë mes shumicës dhe opozitës.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
22.11.2012 22:07
Z SEKUI FOLE DHE MBAJ PER ZGJEDHJET E VITIT 1913 ,SEPSE PER 22 VJET NUK JANE BERE ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME DHE SHKAKETARE JANE SALI BERISHA DHE FATOS NANO MJESHTRA TE VJEDHJES TE VOTAVE DHE PASANIKE TE MEDHENJ..NUK KA BESIM PER NJERI TJETRIN PRANDAJ DUHET TI ORGANIZOJE KETO ZGJEDHJE NJE QEVERI TEKNIKE,TANI FILLOJ LOJA ME LISTAT DUKE RITUR POPULLSINE PER ZONAT E PD TE SALI BERISHES DHE DUKE ULUR POPULLSINE PER ZONAT PS TE EDI RAMES,VAJ MEDET ME KETA POLITIKANE,Z SEKUI MOS QENDRO ME DY STANDARTE BEJ ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME,KRIJO QEVERI TEKNIKE,FOL HAPUR DHE JO ME DOREZA SEPSE KA DYSHIME KU KA ZE NUK ESHTE PA GJE...

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Integrimi i grave në misione luftarake

Zyrtarët thonë se brenda një ose dy viteve gratë mund të trajnohen për të shërbyer në njësitë elite luftarake.
Më tepër

Pres. Obama mbron programet e monitorimit

Ai tha se monitorimi i telefonatave dhe internetit ka shpëuar jetë njerëzish.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive