E premte, 28 gusht, 2015

Lajme / Ballkani

Tensione në prag të takimit Thaçi-Daçiç

x
Leonat Shehu
Javën e ardhshme Kosova dhe Serbia pritet të vazhdojnë raundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Por, përgatitjet për këtë raund bisedimesh po ndodhin në një situatë tensionesh politike. Kryeministri serb Ivica Daçiç, paralajmëroi mundësinë që të mos shfaqet në takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, nëse shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk largojnë nga qendra e atij qyteti një pllakë përkujtimore kushtuar kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi tha sot se Prishtina dëshiron që të ketë qëndrueshmëri në Luginën e Preshevës, por nuk mund të ketë partneritet në kurriz të shqiptarëve.

Ne i ftojmë shqiptarët e Luginës së Preshevës të forcojnë identitetin kombëtar, t'i realizojnë të drejtat e tyre politike, kombëtare. Natyrisht që do ta kenë mbështetjen tonë të plotë dhe këto t'i bëjnë në mënyrë demokratike. E ftojmë Serbinë që të ketë kujdes në raport me shqiptarët atje, nuk ka partneritet me Kosovën në kurriz të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Nuk ka stabilitet të rajonit duke i dëmtuar një pjesë të shqiptarëve dhe po ashtu dua të them jo për me marr me kërcënim në raport me Serbinë, por Serbia duhet të ketë parasysh që atje ka të bëjë me një pjesë të shqiptarëve, jo me një popull që është jetim”, tha zëvendëskryeministri Kuçi.

Zyrtarët serbë ndërkaq kanë shprehur pakënaqësinë e tyre edhe me arrestimin e nëntë pjesëtarëve të komunitetit serb të hënën në Gracanicë, nga ana e policisë së Kosovës. Të gjithë atyre u është shqiptuar masa e ndalimit 48 orësh. Sipas policisë “personat e dyshuar janë ndaluar pasi që gjatë përcjelljes së shefit të zyrës serbe për Kosovën, Aleksandër Vulin, që ishte përgjegjësi e Policisë së Kosovës kishin sjellje dhe veprime të dyshimta dhe veshje të njëjtë të të gjithë personave prandaj  për shkak të sigurisë së personalitetit policia i ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor. Personat e ndaluar gjatë gjithë kohës me dy vetura private kanë përcjellë  autokolonën e zotit Vulin dhe kanë kryer veprime të dyshimta për policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shefi u zyrës serbe tha se një veprim i tillë që ai e cilësoi si të padrejtë, mund të dëmtojë edhe procesin e bisedimeve. Beogradi kritikoi edhe bashkësinë ndërkombëtare që nuk arriti të sigurojë leje për presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç që të qëndrojë në Kosovë gjatë kremtimeve me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
Prishtina zyrtare angazhohet ndërkaq për, siç thuhet, qasje të ndërsjellë me Serbinë.

Ne nuk jemi ata të cilët kërkojmë të dominojmë mbi të tjerët, por edhe koha e dominimit e tjerëve mbi ne ka përfunduar. Normalizimi nënkupton reciprocitet, reciprociteti nënkupton që të jemi të barabartë. Ne asgjë më shumë nuk kërkojmë vetëm një trajtim të barabartë në mes dy shteteve dhe kombeve tona. Reflektimi i raporteve Kosovë - Serbi reflekton shumë edhe në raportet shqiptaro - serbe. Unë jam i bindur që ne kemi vullnet, bashkësia ndërkombëtare ka vullnet në këtë rast Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t'i zgjedhim problemet, t'i normalizojmë raportet. të sjellim paqe për ne dhe për të tjerët dhe të integrohemi në Bashkimin Evropian. Kjo është rruga jonë dhe nuk do të ndalemi prej kësaj rruge”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Beogradi synon që në takimin e radhës të paraqesë një dokument për Kosovën me të cilin siç thuhet do të kërkohet një shkallë e lartë e autonomisë për zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Ideja është hedhur poshtë nga Prishtina, e cila zgjidhjen e situatës në veriun e Kosovës e sheh në kuadër të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës, e cila vazhdon të kundërshtohet nga Beogradi.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
09.01.2013 13:49
Dialogu Dacic me Thacin nuk eshte produktive sepse nuk po jep rezultate te duhura megjithe perkushtimin e zonjes Ashton sepse Serbia eshte mentalitetin e nacionalizmin te semure te Miloshevicit dhe nuk njeh Pavaresine e Kosoves,lideret serbe e kuptojne realitetin aktual dhe jane per njohjen e Pavaresise te Kosoves dhe kjo karte eshte e zhdukur por nacionalizmi i semure dhe krimi i organizuare serb i kercenon keta lidere serbe dhe jane vasale te krimit te organizuare eshte kohe historike qe Serbia dhe Shqiperia te gjejne gjuhen e perbashket duke perfunduar kete mision historik etnik duke bere referendum per bashkim Kosove,Presheve me Shqiperine..duhet te bere nje takim me lideret Shqiperi,Bullgari,Serbi.Greqi dhe Kroaci ne prani te BE,SHBA DHE RUSISE PER REGULLIMIN ETNIK TE KUFINJEVE TE BALLKANIT DHE PRISHJA TRE SHTETEVE ARTIFICIALE MAQEDONI.MALI I ZI DHE BOSNJA..DHE ZGJIDHJA E KARAHINES TE VOJVODINES MIDIS HUNGARISE DHE SERBISE..


nga: Petro Jashari nga: U S A
09.01.2013 01:25
Do te jete mire qe Dacici edhe udheheqesit e Serbise te sotme te largoen e distancohen nga koha e erret e terrorizmit shteteror te Sllobodan Milloshevicit.Nje pllakate e cila perkujton te renet e luftes kunder terrorizmit s'ka pse te hiqet e faktikisht nuk ka te beje me Serbine e sotme e cila eshte kandidate e Bashkimit Evropjan por me te djeshmen e. erret te cilen e denoj bota mbare.Pakicat autoktone drejt ketij bashkimi nuk mund te konsiderohen me ceshtje te brendeshme e vetegjyqesije ne shtetet ku jetojne, ato jane nyje lidhese ne Evropen e bashkuar.Mbi kete motiv eshe detyrim i Bashkimit Evropjan ti diktoje sa me pare Serbise largimin e paramilitareve nga veriu i Kosoves e jo te joshet ne vazhden e vetegjyqesive pa mbarim te saj.


nga: Musa Alihajdaraj nga: Gjermanija
09.01.2013 00:13
Dialogu ka deshtuar dhe nuk ka kushte substanc te vazhdoj.Serbija nuk ka interes per dialog por ndjek qellimin e saj pushtimin e Kosoves.Serbija kerkon zgjedhjen e statusit te Kosoves dhe nji status te veqant per serbet e Kosoves.Serbija ka strukturat e saj paralele ne Kosove nji ministri per Kosoven dhe kjo asht apsurde ilegale dhe nderhyrje flagrate ne punet e mbredshme dhe te jashtme te Kosoves.Bashkimi Europjan dhe Ashton nuk kan alternativ politike per Kosoven por kerkojn zgjedhje nga Beogradi per Kosoven duke mos kerkuar njohjen e Kosoves nga Beogradi dhe vete Brukseli sillet me Kosoven si Beogradi.Brukseli nuk njeh Repuliken e Kosoves e ka izoluar Kosoven ne nji burg te Europes.Dhe deklaratat e Thaqit jane te pa verrteta Europa nuk e mbeshtet Kosoven por perkrah Beogradin gjenocidin serbe.Kjo politik e Brukselit asht zynizem deshiron te degradoj pamvaresin e Kosoves dhe te bej te mundur triumfin e Serbis.Thaqi duhet ti pranoj gabimet te bera nga diktati ne Bruksel dhe te shpetoj pamvaresin sovranitetin dhe intergritetin e Kosoves.Dialog i cili asht ber per permisimin e mardhanjeve ne mes te Kosoves dhe Serbis ka humbur kuptimin nuk ka substanc te vazhdoj ku preket pamvaresija statusi sovraniteti i Kosoves.Edhe Bashkimi Europjan dhe Serbija duhet te sillen me Kosoven si AMERIKA:Pa njohjen e Kosoves nga Serbija dhe ky asht problem i Serbis nuk ka substanc kushte per dialog.Vazhdimi i dialogut asht i rrezikshem per Kosoven dhe Kosova nuk asht e detyruar te bej nji dialog te diktatit nga Beogradi ne interes te Serbis.Thaqi duhet te kerkoj nga Ashton njohjen e Kosoves nga Bashkimi Europjan.Asht detyr e zojnes Ashton te kerkoj njohjen e Kosoves nga Bashkimi Europjan dhe kjo do ta benete sovrane zonjen Ashton dhe do te kishte perkrahje te fuqishme.Ashton nuk ka vullnet te ndihmoj Kosoven nuk ka kompetenz dhe si shtetas Europjan ajo nuk ka fuqi moral politik dhe diplomatik te udhheq Bashkimin Europjan i mungon kopmeteca dhe guzimi.Thaqi nuk duhet ti besoj zonjes Ashton te ciles ja dorzoj Repuliken dhe tani Thaqi do te dorzoj edhe pamvaresin.Jo dialog me Serbin derisa Serbija ta njoh Repuliken e Kosoves dhe te shuaj strukturat e saj ilegale ne Kosove.Me qeverin qe e ka sot Serbija nuk mundet te bisedohet.Dialogu sjell luften.Politik reale.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
27.08.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Anketa e re: Trump në krye

Miliarderi i pasurive të patundshme gëzon një mbështetje prej 28 për qind në mesin e votuesve republikanë në të gjithë vendin
Më tepër

Sulm me autobombë në Irak

Një luftëtar i grupit Shteti Islamik sulmoi me makinë bombë një autokolonë të trupave irakiane, duke vrarë dy komandantë të lartë ushtarakë dhe veten
Më tepër

Irak, ISIS vret dy gjeneralë me makinë-bombë

Sulmi ndodhi në veri të qytetit Ramadi që mbahet nga Shteti Islamik në provincën Anbar, ku forcat pro-Baghdadit kanë muaj që luftojnë kundër ekstremistëve
Më tepër

Kundërshtime ndaj asociacionit të komunave serbe

Partitë opozitare kanë vazhduar të kundërshtojnë marrëveshjet e nënshkruara dy ditë më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Më tepër

Fëmijët dhe kanceri

Mjekët janë duke hequr dhe ngrirë vezoret dhe testitet e fëmijëve me kancer me shpresën që të jenë në gjendje për të ruajtur pjellorinë e tyre kur të rriten
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Naga sadhu, or naked Hindu holy man, pauses inside a tent during Kumbh Mela, or Pitcher festival, at Trimbakeshwar, India.
  • NASA astronaut Kjell Lindgren corrals the supply of fresh fruit that arrived on the Kounotori 5 H-II Transfer Vehicle (HTV-5.) Visiting cargo ships often carry a small cache of fresh food for crew members aboard the International Space Station.
  • Women look at a swastika on the door of the Red Cross asylum center in Lyngbygaard, in Trustrup in the west of Denmark. The center was vandalized by unidentified men, who drew Nazi symbols and wrote a message reading "first warning" at night. A vehicle was also set on fire outside the center.
     
  • A hooded man with a colorful outfit known as the 'Cipotegato' acknowledges the crowd after running through the streets of Tarazona, Spain.
  • WDBJ-TV7 news morning anchor Kimberly McBroom, center, gets a hug from visiting anchor Steve Grant, left, as meteorologist Leo Hirsbrunner reacts after their early morning newscast at the station in Roanoke, Virginia. Reporter Alison Parker and cameraman Adam Ward were killed during a live broadcast on Aug. 26, while on assignment in Moneta.
     
  • Jasmine Todd of the United States competes in the qualifying round of the women's long jump athletics event at the 2015 IAAF World Championships at the "Bird's Nest" National Stadium in Beijing, China.
  • A Thai veterinarian takes a picture of a 2-year-old orangutan during a health examination at Kao Pratubchang Conservation Centre in Ratchaburi, Thailand.
  • Balloons of the installation "Heartbeat" by French artist Charles Petillon are seen at Covent Garden Market in London. "Heartbeat" is created from 100,000 white balloons and stretches 54 meters in length and 12 meters in width, incorporating gentle pulsating white light to symbolize the beating of a heart and reflect the history, energy and dynamism of the district.
  • Usain Bolt of Jamaica is hit by a cameraman on a segway as he celebrates after winning the men's 200 meters final at the 15th IAAF World Championships at the National Stadium in Beijing, China.
  • Guests, with their hair blown back, watch while Marine One takes off as U.S. President Barack Obama departs the White House in Washington. Obama is traveling to New Orleans to commemorate the 10th anniversary of Hurricane Katrina.
  • A worker stands next to a patient buried in the hot sand in Siwa, Egypt. In the searing heat of summer in western Egypt, at the hottest time of the day, sufferers of rheumatism, joint pain, infertility or impotence lie buried neck-deep in the sand of Siwa near Dakrour Mountain. Locals say taking a sand bath is a natural therapy with powers to cure many medical conditions.
  • Tourists snap photos on Lombard Street, a popular tourist spot also known as the "world's crookedest street" in San Francisco, California, Aug. 26, 2015.
  • A demonstrator wearing a skull mask takes part in a protest in Mexico City to mark the eleven-month anniversary of their disappearance. The students' disappearance on the night of Sept. 26, 2014, in the southwestern city of Iguala triggered massive protests in Mexico and calls for justice.
     
  • The shimmering colors visible in this NASA/ESA Hubble Space Telescope image show off the remarkable complexity of the Twin Jet Nebula. The new image highlights the nebula’s shells and its knots of expanding gas in striking detail. Two iridescent lobes of material stretch outwards from a central star system. Within these lobes two huge jets of gas are streaming from the star system at speeds in excess of one million kilometers (621,400 miles) per hour.
  • Firefighters battle a fire in Santa Clara, California, Aug. 26, 2015, after a driver struck a gas line and subsequently fled the scene.
  • Tourists play in front of a 3D painting on the wall of a house in Luoyuan village, Jinhua, Zhejiang province, Aug. 26, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.