E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

SHBA rrezikojnë uljen e kreditit

x
Madhësia e gërmave - +
Ligjvënësit republikanë nuk përjashtojnë mundësinë e përdorimit të kufirit të borxhit amerikan si kusht në betejat për uljen e deficitit me demokratët dhe administratën Obama. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman, na informon se një dinamikë e ngjashme partiake në vitin 2011 çoi në uljen e vlerësimit të kreditit të Shteteve të Bashkuara.

Viti i ri dhe betimi i Kongresit të ri nuk i kanë zbutur betejat e njohura mes demokratëve dhe republikanëve kur është fjala për borxhin e vendit.

Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Miç Mekonëll, foli në disa programe televizive dje. Ai u pyet disa herë nëse partia e tij do ta kushtëzojë ngritjen e kufirit të borxhit të qeverisë federale  me shkurtimet e thella të shpenzimeve. Kjo ishte përgjigja e tij në

"Ajo që jam i gatshëm të them është se nëse presidenti nuk do të na udhëheqë për të ulur këto shpenzime tepër të mëdha, atëhere ne do të përdorimin çfado mjeti që kemi në dispozicion. Ka disa variante të mundëshme dhe kufiri i borxhit është një prej tyre”.

Mosngritja e kufirit të borxhit mund të shkaktojë që qeveria federale të mos ketë fonde në muajt e ardhshëm dhe kjo mund të trondisë besimin ndërkombëtar në kredinë e Shteteve të Bashkuara.
 
Ashtu si në vitin 2011, shumë republikanë sot kërkojë një dollar shkurtime shpenzimesh për çdo dollar në ngritjen e kufirit të borxhit. Por ndryshe nga dy vjet më parë, Presidenti Barak Obama ka thënë se nuk do të bëjë lëshime lidhur me kufirin e borxhit, një qendrim që nuk i pengon republikanët të vënë në jetë kërcënimin që do t’i sillte dëme të mëdha ekonomisë amerikane dhe asaj botërore.
 
Demokratët, si udhëheqësja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nenci Pelosi, vënë në dukje se një kufi më i lartë i borxhit  është i domosdoshëm për të mbuluar shpenzimet që Kongresi i ka miratuar. Ajo argumenton se kjo është një çështje tjetër nga betejat për shpenzimet federale.

"Tani ne duhet të paguajmë për shpenzimet e bëra. Nëse doni të shkurtoni shpenzimet për çfarë do të bëjmë në të ardhmen, kjo është gjë tjetër. Por tani nuk mund të thuash se nuk i paguaj borxhet e prapambetura”.

Republikanët thonë se pa parë pasojat, Kongresi nuk do të bjerë kurrë dakord për shkurtimet e thella të shpenzimeve dhe reformat e nevojshme për të zgjidhur gjendjen fiskale të Shteteve të Bashkuara. Demokratët theksojnë se ata kanë votuar tashmë në favor  të shkurtimit të shpenzimeve me më shumë se një trilionë dollarë. Presidenti Obama ka thënë se është i hapur për të reformuar programe të kushtueshme për kujdesin shëndetësor dhe kompensime të tjera të pensionistët.
 
Javën e kaluar Kongresi miratoi ligjin për të shmangur ngritijen e taksave dhe për të shtyrë afatin e shkurtimit të shpenzimeve. Marrëveshja e momentit të fundit ngre taksat për amerikanët me të ardhurat më të larta.
 
Presidenti Obama thotë se shkurtimi i shpenzimeve dhe shtimi i të ardhurave do të jenë të nevojshme për të ulur deficitin buxhetor prej triliona dollarësh të Shteteve të Bashkuara. Republikanët thonë se çështja e taksave tashmë është e përfunduar dhe përpjekjet për uljen e deficitit duket të përqendrohen vetëm në shpenzimet.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive