E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA: Pak përparim për katastrofën fiskale

x
Madhësia e gërmave - +
Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve njoftuan se kongresistët do të largohen nga Uashingtoni për një javë pushime, tani që kanë mbetur më pak se katër javë nga hyrja automatike në fuqi e shkurtimit të shpenzimeve prej 600 miliardë dollarësh dhe ngritja e taksave, të njohura si katastrofa fiskale, nëse Kongresi dhe presidenti nuk arrijnë në marrëveshje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Sindi Sejn na sjell hollësi nga Kapitoli.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, vemendja është përqendruar në Uashington dhe nëse presidenti demokrat, Barak Obama dhe Dhoma e Pëfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët do të arrijë marrëveshje për të shmangur katastrofën fiskale para fundit të vitit. Ekonomistët thonë se nëse hynë në fuqi ngritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve qeveritare, ekonomia amerikane do të zhytej përsëri në recesion.

Dje, udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve Erik Kantor noftoi se shumë kongresistë do të largohen nga Uashingtoni deri të martën e ardhëshme. I pyetur nga gazetarë se pse kongresistët po lartohen nga Uashingtoni, Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bojner, tha se ai do që Presidenti Obama ta kontaktojë për të zhvilluar negociata të mëtejshme.

"Unë do të jem këtu dhe do të jem i gatshëm në çdo moment për t’u ulur me presidentin për ta zgjidhur seriozisht këtë problem”.

Daniel Njuhauser i gazetës Roll Call që mbulon politikën në Uashington thotë se udhëheqësit  republikanë mund të kenë si synim që kongresistët të jenë jashtë vemendjes së medias për disa ditë.

"Çdo kush e ka të qartë se negociatat duhet të zhvillohen me dyer të mbrylluara në këto momente. Nuk ka kuptim që anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të bëjnë deklarata për shtypin, gjithësecili me teorinë e tij se çfarë duhet bërë, kur të gjithë e dinë se janë Kryetari Xhon Bojner dhe Presidenti Barak Obama që duhet të arrijnë marrëveshje”.

Kongresi ka një vlerësim të ulët nga publiku, me më pak se 15 përqind të votuesve  të kënaqur me punën e tij. Sipas analistëve, largimi nga Uashingtoni në këto momente kritike nuk ka të ngjarë të jetë e dobishëm. Por Njuhauser thotë se largimi i anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve nga qyteti një ditë më parë nuk ka të ngjarë të ketë ndonjë ndikim.

"Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndikim të madh në këto negociata, kur është fjala se afati i taksave të ulura do të skadojë për gjithë amerikanët, është fjala më tepër që niveli i borxhit të mos ngrihet, nëse nuk gjendjen mënyra për shkurtimin e shpenzimeve që të barazojnë ngritjen  e tij”.

Udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Erik Kantor, njoftoi gjithashtu se kongresistët do të qendrojnë në qytet më gjatë nga sa ishte planifikuar fillimisht, edhe gjatë Krishtlindjeve, nëse është e nevojshme, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për taksat dhe shpenzimet.

"Kongresistët janë njoftuar se Dhoma e Përfaqësuesve nuk do ta mbylli legjislaturën e 112, deri sa të arrihet një zgjidhje e mirë për katastrofën fiskale”.

Këshilltarët republikanë të kongresit thonë se tani për tani negociatat kanë ngecur dhe se nuk po zhvillohen diskutime mes Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive