E martë, 04 gusht, 2015

Lajme / SHBA

Numër rekord grash zgjidhen në Kongres

x
Një numër rekord femrash u zgjodhën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan gjatë votimeve të 6 nëntorit.  Kur Kongresi i ri të mblidhet në janar, Dhoma e Përfaqësuesve do të ketë 80 anëtare dhe Senati 20, shumica demokrate. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Cindy Saine njofton rreth ndryshimeve në organin legjislativ.
 
Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi zhvilloi një konference shtypi pas zgjedhjeve, ku ajo rrethohej nga një grupi i madh grash, anëtare aktuale dhe të sapo zgjedhura në këtë dhomë. Ajo theksoi se për herë të parë në historinë e Kongresit, gratë demokrate dhe pakicat përbëjnë një numër më të madh se kolegët e tyre meshkuj të bardhë.

“Grupi më i shumëllojshëm në historinë e botës. Kjo është hera e parë që një organ parlamentar ka një grup shumicë, të përbërë nga  gratë dhe pakicat”.

Zonja Pelosi tha se fakti që kaq shumë gra demokrate fituan në zgjedhjet e 6 nëntorit luajti rol në vendimin e saj për të qëndruar apo jo në postin udhëheqës të demokratëve, vendim që ajo e njoftoi e rrethuar nga koleget e saj, të cilat i quajti "motrat e saj".

“Kam vendosur të paraqes përsëri kandidaturën për të shërbyer si udhëheqëse e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve”.

Zonja Pelosi sherbeu për dy mandate 2-vjeçare si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, gruaja e parë në Shtetet e Bashkuara, që shërbente në atë post.

Në Senatin e ri në janar, 20 për qind e 100 senatorëve do të jenë femra; 16 demokrate dhe 4 republikane. Dhe sapo të numërohen të gjitha votat, 19 gra republikane mund të bëjnë betimin në Dhomën e Përfaqësuesve në janar.

Njëra prej anëtareve të sapozgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratja nga Florida, Lois Frankel shprehu besimin se gratë qeverisin ndryshe nga burrat, e kjo për shkak të rolit të tyre si kujdestare kryesore për fëmijët dhe prindërit e moshuar.

“Mendoj se ne sjellim një perspektivë tjetër, sepse shumë prej nesh, kemi krijuar familjen dhe e kemi bërë këtë duke qënë pjesë e forcës punëtore”.

Jess McIntosh është zëdhënëse e organizatës Emily's List, e cila punon për zgjedhjen e grave demokrate në Kongres. Ajo thotë se studimet tregojnë se gratë janë më të prirura për kompromis, një aspekt ky që mund të jetë shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës së buxhetit në Shtetet e Bashkuara.

“Në një kohë politikash kaq të polarizuara dhe kaq të vështira për të arritur konsensus, prania e femrave, që kanë prirjen të bashkëpunojnë në një organ legjislativ, do të jetë positive për vendin”.

Ekspertja e shkencave politike, Jennifer Lawless në Universitetin Amerikan në Uashington shpreh kënaqësi që numri i grave po shtohet në Kongresin amerikan, por ajo thekson se mbetet ende punë për t’u bërë sepse, grate, të cilat përbëjnë 50 për qind të popullsisë, nuk janë barabar të përfaqësuara në poste të zgjedhura federale.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
03.08.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Vërshime në Tetovë - njoftohet për viktima

Druhet se disa veta kanë humbur jetën nga pasojat e motit të lig në rajonin e Tetovës.
Më tepër

Parlamenti miraton ligjin për Gjykatën e Posaçme

Parlamenti i Kosovës miratoi edhe ligjin për Gjykatën e Posaçme. Diplomatët perëndimorë mirëpritën vendimet për ngritjen e gjykatës
Më tepër

Shqipëri, përkeqësohen të ardhurat

Treguesit fiskalë për 6 mujorin e parë të vitit: 8.6 miliard lekë më pak se parashikimi. Gropa e krijuar nga Tatimet dhe Doganat 13.4 miliard lekë.
Më tepër

Fillojnë mes debatesh punën Këshillat Bashkiakë

Ngritja e strukturave të reja vendore po dëshmon një fuqizim të rolit të grave të cilat kanë marrë edhe shumë nga postet e drejtimit të këshillave të Bashkive
Më tepër

50-vjetori i të drejtës së votimit

Nismëtarët e të drejtave për të votuar kujtojnë
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Pakistani laborers transport the front portion of a vehicle using a handcart at a road in Peshawar.
  • An athlete competes in the men's High Diving 27m preliminary round on day ten of the 16th FINA World Championships at the Kazanka River in Kazan, Russia.
  • Myanmar opposition leader Aung San Suu Kyi (c) rides a boat on her way to a monastery where flood victims are sheltered in Bago, 80 kilometers (50 miles) northeast of Yangon.
  • A villager walks on a railway track that was damaged after heavy monsoon rains near Patdi village in Gujarat, India.
  • Indian dancers perform during Naman, a classical dance festival in Bangalore, Aug. 2, 2015.
  • This frame grab of a police video taken on August 2, 2015 shows a policeman holding an abandoned newborn baby in a public toilet in Beijing. A newborn baby girl was abandoned in a Beijing public toilet and fell head-first down the pipe, reports said August 3, after her mother apparently gave birth in the facility.
  • An Afghan woman carries a bucket of water on her head on the outskirts of Kabul.
  • Chester Zoo's newest baby giraffe Kidepo steps out for the first time with his mother Orla as the zoo shows off the three calfs born at the zoo within eight months at Chester Zoo in Chester, north west England.
  • Thai workers prep and install statues of Thai kings at Ratchapakdi Park in Prachuap Khiri Khan province. The statues are part of an installation at a park called Ratchapakdi in Hua Hin to honor past Thai monarchs. The park, under construction by the Thai army, honor's the country's royal institution and is located at a military compound near the Klai Kangwon Palace.
  • Migrants on a rubber dinghy wait to be rescued by the Migrant Offshore Aid Station (MOAS) ship MV Phoenix, some 20 miles (32 kilometres) off the coast of Libya. Some 118 migrants were rescued from a rubber dinghy off Libya on Monday morning. The Phoenix, manned by personnel from international non-governmental organizations Medecins san Frontiere (MSF) and MOAS, is the first privately funded vessel to operate in the Mediterranean

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.