E enjte, 24 prill, 2014

Lajme / SHBA

Imigracioni në axhendën e Kongresit amerikan

x
Madhësia e gërmave - +
Reforma e imigracionit pritet të rikthehet për diskutim në Kongresin amerikan, pas zgjedhjeve të nëntorit, në të cilat votuesit hispanikë mbështetën me shumicë dërrmuese rizgjedhjen për një mandat të dytë të presidentit Obama. Shumica e krahut të punës në Shtetet e Bashkuara përbëhet nga imigrantë të paligjshëm latino, megjithë një program për viza pune që do t’i lejonte ata të hyjnë në mënyrë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara, për të punuar. Por fermerët thonë se ky system nuk funksionon siç duhet.

Në fushat e mbjella me duhan të Karolinës së Veriut, bujqit mbledhin duhanin organik, pa pesticide. Ky prodhim i tyre është për ata persona që pijnë duhanin, të cilët duan të sigurohen se do t’i vijë vdekja nga duhan i pastër, thotë me shaka fermeri Billy Carter.

“Thjesht, ne duam të përjashtojmë të gjitha mundësitë për rrezikun e pesticideve, që mund t’i dëmtojë njerëzit. Duam që të paktën duhani të jetë i pastër”.

Billy Karter thotë se duhani ishte gati për t’u korrur herët këtë vit, por ekipi i punëtorëve nga Meksika që ai punësoi përmes programit qeveritar të vizave të punës nuk erdhi në kohë për punët e nevojshme.

Kjo për shkak se programi i kërkon paraprakisht punëtorëve të caktojnë datën e fillimit nga puna, ndërkohë që moti nuk të pyet. …Prandaj këtë vit, Carter humbi shumë.
 
“Duhani ishte gati për korrje, por ne nuk i kishim bujqit për të bërë punën”.

Rreziku i humbjes së prodhimit është arsyeja përse shumica e fermerëve amerikanë nuk e përdorin programin e vizave të punës. Por ky nuk është i vetmi rrezik, thotë Lee Wicker i shoqatës së fermerëve të Karolinës së Veriut, NCGA.
 
“E vërteta është se sistemi i vizave H-2A është i komplikuar”.

Punëdhënësit duhet të tregojnë se nuk ka punonjës amerikanë për ta bërë punën e tyre. Duhet që punonjësve me viza pune t’u sigurohet strehimi në vende të inspektuara më parë nga qeveria. Po ashtu rregulloret për pagat e drejta, sigurinë e punonjësve në punë, kërkojnë dokumente të tjera. NCGA kërkon 1 mijë dollarë për punonjës për të gjitha këto veprime burokratike. Wicker thotë se ai i paralajmëron fermerët se sistemi është kompleks dhe i kushtueshëm.
 
“Po të keni mënyra të tjera për të gjetur punonjës sezonalë pa nevojën e programit H-2A, ju këshilloj t’i shfrytëzoni” .

Shumica e fermrëve e ndjekin këshillën e tij. Sipas shifrave qeveritare, vetëm 10 për qind e forcës bujqësore të punës sigurohen përmes  programit të vizave H-2A. Fermerët këmbëngulin se ata duan të punësojnë punëtorë të ligjshëm, por amerikanët duket se nuk duan të punojnë në bujqësi. Në vitin 2007, Zyra e Fermave e Karolinës së Veriut u përpoq të punësonte bujq përmes njoftimeve në radio dhe një numri telefoni falas, thotë Larry Wooten, president i grupit. 
 
“Kush do të punojë në bujqësi, të na telefonojë. Ne do t’ju gjejmë punë…. Por gjithsej ne morëm vetëm 3 telefonata”.

Eric Ruark i Federatës Amerikane për Reformën Imigracionit thotë se nuk ka se si të ketë kërkesa për të punuar në bujqësi për disa arsye:
 
“Nuk ka se si të ketë kërkesa për një punë të paguar nën nivelin e jetesës, që punonjësit të durojnë kushtet brutale, shpeshherë aspak sanitare dhe me rreziqe”.

Eric Ruark thotë se rritja e pagës për punonjësit e bujqësisë me një të tretën, do të ndihmonte biznesin e fermerëve në nevojë e tyre për forcën e punës dhe do të shtonte prodhimet bujqësore. Ai thotë se e drejta e punonjësve amerikanë dhe atyre imigrantë mbrohen më mirë kur fermerët përdorin programin H-2A.

Fermeri Billy Carter thotë se ai punëson punonjës përmes programit të ligjshëm H-2A , edhe pse ky program ka disa probleme, sepse ai mund ta përballojë këtë financiarisht ngaqë prodhimit i tij ka vlerë të madhe. Por ai shton se ky program nuk funksionon siç duhet për shumë fermerë të tjerë, prandaj Kongresi duhet ta përmirësojë atë.

“Por kjo çështje është si një futboll politik dhe ka shqetësime të ligjshme nga të dyja palët, të cilat nuk janë trajtuar dhe sigurisht, që nuk do të trajtohen në afat të shkurtër”.

Kjo është arsyeja që fermeri Carter mbetet skeptik për rezultatin e stinës së re politike në reformën e rëndësishme të imigracionit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
24.04.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Putin: Interneti "i lidhur" me CIA-n

Për t’iu kundërvënë këtij ndikimi, thotë zoti Putin, Rusia duhet të “luftojë për interesat e saj” në internet.
Më tepër

Operacion i Kievit për të rimarrë ndërtesat qeveritare në lindje

Moska përgjigjet me manovra të reja ushtarake në kufi me Ukrainën
Më tepër

Kosova ka rreth 700 mijë banorë të emigruar

Autoritetet publikuan rezultatet e migrimit të popullsisë së Kosovës, që nga viti 1969
Më tepër

Në Tiranë po shtohen përpjekjet për integrimin e fëmijëve që nuk shohin

Pengesat kryesore mbeten infrastruktura, fondet ndihmëse dhe diskriminimi
Më tepër

Afganistan: Vriten 3 mjekë amerikanë

Vrasjet u kryen nga një roje afgane e sigurisë i cili hapi zjarr në një spital në Kabul.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
24.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Supporters of India's main opposition wave at their candidate, Narendra Modi, as he arrives to file his election nomination papers in Varanasi.
  • A polling official ink-marks the index finger of a female voter during the sixth phase of polling of the Indian parliamentary elections in Gauhati, India.
  • A member of the Ukrainian special forces takes position at an abandoned roadblock in the city of Slavyansk.
  • Coastguard boats and search and rescue teams take part in recovery operations at night at the site of the 'Sewol' ferry, off the coast of the South Korean island of Jindo.
  • U.S. President Barack Obama (2nd L) bows to "Asimo" the robot while visiting Miraikan or the National Museum of Emerging Science and Innovation, in Tokyo, Japan.
  • Crowd participants dance at the IIFA Stomp event, the opening act for the 15th International Indian Film Academy (IIFA) Awards at Curtis Hixon Park in Tampa, Florida, April 23, 2014.
  • Smoke rises after what activists said was an air strike by forces loyal to Syria's President Bashar al-Assad on the outskirts of the Duma neighborhood of Damascus.
  • A boy wears a headband that reads "shut down the fourth nuclear power plant" during an anti-nuclear demonstration in Taipei, Taiwan.
  • French soldiers of the Sangaris operation escort a Muslim woman after she was attacked by anti-Balaka rebels while shopping outside the mosque of the PK12 district, Bangui, Central African Republic.
  • North Korean leader Kim Jong Un guides the multiple-rocket launching drill of women's sub-units under KPA Unit 851 in this undated photo released April 24, 2014 by North Korea's Korean Central News Agency (KCNA).
  • Huge lightning strikes cross the skies as thunderstorm supercells pass through areas in Archer City, Texas,  April 23, 2014.
  • A boy holding a white chrysanthemum pays tribute at a temporary group memorial altar for victims of capsized passenger ship Sewol in Ansan, South Korea.
  • An employee vacuums the carpet next to Bernard Buffet's "Deux clowns, saxophone" during a media preview of Christie's Shanghai Spring Auction in China. Christie's will present the auction on April 26.
  • Daryl Cura demonstrates smoking an e-cigarette at Vape store in Chicago, April 23, 2014. The federal government wants to ban sales of electronic cigarettes to minors and require approval for new products and health warning labels under regulations being proposed by the Food and Drug Administration.

Interaktive