E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA: Ligjvënësit zbutin qendrimet për buxhetin

x
Madhësia e gërmave - +
Ligjvënësit amerikanë nuk po mbajnë qendrime intransigjente në negociatat për borxhin, qëllimi i të cilave është gjetja e alternativave për mosngritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve që do të hynë në fuqi automatikisht më 1 janar. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman na informon se demokratët dhe republikanët thonë se duhet të miratojnë masa që nuk do t’i kënaqin mbështetësit e tyre në bazë për të shmangur “katastrofën fiskale” dhe për të ulur deficitin buxhetor prej një trilion dollarësh.
 
Kongresisti republikan Pitër King e diskutoi këtë çështje në programin Meet the Press të kanalit televiziv NBC.
  
“Ne nuk duhet të mbajë qendrime të ngurta”.
 
Kësaj pikpamje i bëri jehonë edhe Senatori demokrat Riçard Dërbin në programin This Week të kanalit televiziv ABC.
 
“Duke e hedhur gjithçka në tavolinë, ne mund ta zgjidhim problemin”.
 
Specifikisht, disa ligjvënës republikanë thonë se ata janë të gatshëm të lënë mënjanë zotimet e viteve të shkuara se nuk do të votonin kurrë për ngritjen e taksave, por do të punon për uljen e deficitit vetëm nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve. Senatori republikan Lindsi Graham foli gjithashtu në programin This Week:
  
“Unë do ta shkel zotimin për mosngritjen e taksave. Republikanët duhet ta hedhin çështjen e të ardhurave në diskutim”.
 
Po ashtu, Senatori Dërbin tha se demokratët duhet të rezikojnë edhe duke zëmëruar bazën e tyre mbështetëse duke përqafuar reforma për uljen e kostos së programeve për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pensionistët.
  
“Ne duam që Medicare të ekzistojë për të moshuarit sot dhe nesër. Ne mund të zbatojmë reforma të mirëqëna pa kompromentuar integritetin e programit”.
 
Megjithatë mosmarrëveshjet mes dy partive për këtë çështje janë ekzistente. Republikanët thonë se mënyra më e mirë për të shtuar të ardhurat janë kufizimet e zbritjeve nga taksat, në vend që të grihen taksat për të pasurit, siç kërkojnë Presidenti Barak Obama dhe ligjvënësit demokratë. Ndërsa demokratët janë dakord se kostoja e Medicare-it duhet kontrolluar, ata kundërshtojnë propozimet e republikanëve për reformimin e përgjithshëm të programit.
 
Por qendrimet e ngurta partiake janë zbutur, krahasuar me negociatat për borxhin vitin e kaluar që nuk arritën në marrëveshje, gjë që solli uljen e vlerësimit për kreditin e Shteteve të Bashkuara. Edhe një herë kongresisti Pitër King:
  
“Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, udhëheqësi i shumicës në Senat dhe presidenti  do të diskutojnë sëbashku për të gjetur mënyrën më të mirë për uljen e borxhit. Unë nuk dua të paragjykoj asgjë. Ne nuk mund ta injorojmë katastrofën fiskale. Ne duhet t’i tregojmë botës pjekurinë tonë. Zgjedhjet morën fund”.
 
Për vite me radhë sondazhet e opinionit kanë treguar se amerikanët e kanë dashur sëtepërmi kompromisin dhe bashkëpunimin dypartiak më tepër se sa intransigjencën ideologjike  dhe bllokimet në Uashington. Ekonomistët thonë se Shtetet e Bashkuara rezekohen nga një tjetër recesion ekonomik, nëqoftëse nuk arrihet marrëveshje për borxhin, para se të hynë në fuqi automatikisht ngritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
27.11.2012 02:43
Vetem rritja e taksave per te gjithe ato amerikane qe kane te ardhura mbi 200 mije dollare,do te bente te mundur zgjidhjen e ngercite ekonomik te mbajtur varur nga republikanet.C'do sorollatje neper pazare te pangopesise per para e pushtet te republikaneve eshte humbje kohe ne dem te SHBA-se.


nga: Nesti nga: Tirane
26.11.2012 23:15
Zoterinjve Republikane do te ishte e teprt ta zgjatni diuke i zvaritur ligjet qe koha i do si healthcare,,si ligjin per taksa me te larta personave me te ardhura te medha mbi 2 milj,$ si ligjin per Emigracionin, etj reforma qe i do koha. Ne te kundert vendi do perballet me probleme si Spanja,pasi ne Texas kane filluar. Si mendoni Ju zoterinj Republikane qe mos pefitojne mjekim te moshuarit pa te ardhura te mjaftueshme? Kush e ka cuar ne stratosfere pagen e Infermjereve ,40 $ ne ore etj etj ku sot pervetesohen para nga ishurancat nga sistemi mjekesor. Ky sistem do reformuar,dhe jo te shkoje zjarfiksja kur nje njeri eshte i semure etj gjera qe ju ka kaluar koh dhe behen qesharake,pervec qe jane me shpenzime te kota.Ju lutemi mos u beni te pa ngopur,pervec qe ne se nuk ka shtresa e mesme sdo te shitet produkti i juaj ,pasi Ju Republikanet i kini bizneset,mallrat tuaja nuk shiten jashte ,pasi kostoja e tyre eshte e larte .Ne te kundert Qeveria ose do te perdore mjetin e inflacionit,ose lufte diku.Jo ,seshte mire, votojini reformat. Urime

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive