E mërkurë, 20 gusht, 2014

Lajme / SHBA

SHBA: Negociatat për katastrofën fiskale

x
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe republikanët në Kongres iu përmbajtën përsëri dje qendrimeve të tyre, ndërkohë që vazhdojnë negociatat për shmangijen e katastrofës fiskale me skadimin e afatit të taksave të shkurtuara dhe hyrjen në fuqi të shkurtimeve të mëdha qeveritare në fund të vitit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Dan Robinson, na sjell hollësi.
 
Megjithëse zoti Obama dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bejnër , vazhdojnë diskutimet telefonike dhe ndihmësit e tyre zhvillojnë takime, deklaratat publike tregojnë se mosmarrëveshjet mes tyre mbeten të mëdha.
           
Dje dita filloi me akuzat e zotit Bejnër se presidenti nuk ka bërë propozime specifike, por vetëm ka kërkuar shkurtimin e taksave dhe shtimin e shpenzimeve.
 
"Plani nuk përmbush premtimin e tij për një qendrim të balancuar për zgjidhjen e problemit. Ai është shprehur kryesisht për ngritjen e taksave. Plani i tij nuk fillon të zgjidhë krizën tonë të borxhit, por në fakt shton shpenzimet”.
 
Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se Presidenti Obama beson se një marrëveshje mund të arrihet, pa hequr dorë nga taksat e shkurtuara për ata me të ardhura të ulta dhe duke kërkuar ngritjen e taksave për amerikanët e pasur.
 
"Ai është i gatshëm për kompromis, ai e ka të qartë se atij dhe demokratëve u duhet të bëjnë zgjedhjeve të vështira. Por ai nuk do të pranojë kurrë si përparësi kryesore qendrimin e republikanëve që përparësia numër një të jetë shkurtimi i taksave për të pasurit”.
 
Nga hollësitë që u mësuan dje, duket se /bejnër propozon mbajtjen e nivelit të taksave të caktura gjatë administratës Bush për të gjithë taksapaguesit, duke përfshirë edhe dy përqindëshin e atyre me të ardhur atë larta.

Nenci Pelosi, udhëheqësja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se republikanët nuk kanë paraqitur propozime specifike në diskutime.
 
"Gjithçka që ne kemi parë prej tyre është një letër, gjithçka që kemi dëgjuar prej tyre është se nuk duan ngritjen e taksave për të pasurit, githçka që ne dimë është se publiku është kryesisht në anën tonë që gjithsecili në vend të paguajë pjesën e taksave që i takon".

Të dy palët vazhdojnë të debatojnë shumën e të ardhurave që do të sigurohet me ngritjen e taksave. Republikanët kanë ofruar 800 miliardë dollarë nëpërmjet një reforme të paspecifikuar për taksat që Kongresi mudn të bëjë vitin e ardhshëm.

Presidenti Obama po kërkon tani 1.4 trilionë dollarë për të ardhura të reja si pjesë e marrëveshjes për uljen e deficitit. Presidenti thotë se ai është i gatshëm të “marrë vendime të vështira” lidhur me reformat për programet qeveritare.

Kryetari i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke, ka thënë se pasigurai lidhur me katastrofën fiskale po e dëmton ekonominë amerikane.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
19.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Shteti Islamik pretendon se ka vrarë një gazetar amerikan

SHBA thotë se është duke u përpjekur të veirfikojë vërtetësinë e një video që tregon vrasjen e gazetarit James Wright Foley nga militantët e Shtetit Islamik.
Më tepër

Dështojnë bisedimet për armëpushim në Gazë

Autoritetet palestineze thonë se një grua dhe një vajzë 2-vjeçare u vranë nga një raketë izraelite dje në Gazë. Militantët palestinezë më parë kishin hedhur raketa në Izraelin jugor.
Më tepër

Javën e ardhshme në Bjellorusi, takim Poroshenko-Putin

Zyra e Presidentit Poroshenko e përshkroi takimin e 26 gushtit në Bjellorusi, si një përpjekje që synon "stabilizimin e situatës në Ukrainë".
Më tepër

Vizatimi dhe inteligjenca

Aftësia për të vizatuar e fëmijëve katër vjeçarë mund të jetë një tregues i hershëm për zgjuarsinë e tyre në vitet e adoleshencës.
Më tepër

Shqipëri: dy minatorë humbasin jetën

Ministria e Energjitikës dhe Industrisë, konfirmoi humbjen e jetës së dy minatorëve, dhe bëri të ditur se po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Kashmiri fisherman rows his Shikara, or traditional boat, during sunset at the Dal Lake in Srinagar, India.
  • Local performers display dragon laterns during a media preview of the upcoming mid-autumn festival in Singapore.
  • A Ukrainian soldier gives sweets to children in the small eastern city of Popasna, Lugansk region, recently freed by Ukrainian forces from pro-Russia militants.
  • Renzo, 11, somersaults at a traffic junction in the San Borja district in Lima, Peru, Aug. 18, 2014.
  • Kurdish Peshmerga forces stand guard near the town of Makhmur, south of Irbil, capital of Iraqi Kurdistan after the Islamic State insurgents withdrew, Aug. 18, 2014.
  • A tornado is seen approaching the costal city of Genoa, in Northern Italy.
  • Japan Ground Self-Defense Force's Type-89 armored combat vehicles flare up a smoke screen during an annual live firing exercise at Higashi Fuji range in Gotemba, southwest of Tokyo.
  • A boy rows a makeshift raft carrying a child through the flooded areas of Lakhimpur district in the northeastern Indian state of Assam, Aug. 18, 2014.
  • USA's C. J. Hobgood rides a wave during the 14th edition of the Billabong Pro Tahiti surf event, part of the ASP (Association of Surfing Professionals) world tour, in Teahupoo, on the French Polynesian island Tahiti, Aug. 18, 2014.
  • A woman sits in a beach chair on the beach in Sellin on the Baltic Sea island of Rügen, northeastern Germany.

Interaktive