Lidhje

Klinton në Egjipt për bisedime me Presidentin Morsi


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka shkuar për një vizitë në Egjipt, për bisedime lidhur me tranzicionin politik me presidentin e ri islamik të vendit, Mohamed Morsi dhe me zyrtarë të tjerë egjiptianë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, i cili ka shkuar me grupin e gazetarëve që shoqërojnë zonjën Clinton, thotë se Sekretarja e Shtetit do të dëgjojë nga zoti Morsi planet që ai ka për ta çuar përpara vendin.

Zyrtarët amerikanë i thanë korrespondentit Stearns se Shtetet e Bashkuara kanë në plan ta ndihmojnë ekonominë e Egjiptit me fonde investimesh, si ai SHBA-Egjipt me vlerën e 60 milionë dollarëve dhe një tjetër fond prej 250 milionë dollarësh për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mëdha. Zonja Clinton do gjithashtu të dëgjojë nga zyrtarët e lartë egjiptianë lidhur me hapat që ata synojnë të marrin për një kushtetutë të re dhe parlamentin e ri.

Zoti Morsi ka qenë i përfshirë në luftën për pushtet me udhëheqësit ushtarakë, të cilët morën kontrollin e Egjiptit pas dorëheqjes vitin e kaluar të ish-presidentit Hosni Mubarak. Disa dhjetra protestues kishin dalë para pallatit presidencial ndërsa zonja Clinton mbërriti sot në Egjipt nga Abu Dabi. Sekretarja Clinton shkoi në Egjipt pas një turneu një javor në Azi. Para kthimit të Washington ajo do të shkojë në Izrael.
XS
SM
MD
LG