E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA ndjek me vemendje veprimet e Koresë së Veriut

x
Madhësia e gërmave - +
Komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara në Paqësor, admirali Samuel Locklear, thotë se luftanijet amerikane po lëvizin për të ndjekur hedhjen e një rakete nga Koreja e Veriut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Pentagon, Luis Ramirez na informon.
 
Koreja e Veriut njoftoi javën e kaluar se ka në plan të tentojë përsëri për lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi, megjithë paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera për të mos e ndërmarrë një hap të tillë.
        
Ushtria amerikane tha se ka në plan ta ndjeki hedhjen nga afër. Komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara në Paqësor, admirali Samuel Locklear, u tha gazetarëve në Pentagon dje se një munër anijesh të paisura me sisteme raketash balistike janë dislokuar për të ndjekur raketën.
 
“E gjithë kjo së pari bëhet që ne të kuptojmë se çfarë po ndodh. Së dyti, do të thosha se ne do të mësonim nëse ata po shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe se çfarë rakete është ajo? Cili është qëllimi i saj? Ku drejtohet? Kë kërcënon? Ku shkojnë pjesët e saj nëse ajo nuk mbërrin në destinacionin e caktuar? Si dhe cilat janë pasojat e këtij veprimi?”
 
Koreja e Veriut lëshoi një raketë në muajin prill, por ajo shpërtheu mbi det pak pas hedhjes.
Feniani thotë se po zhvillon teknologjinë e raketave për qëllime paqësore dhe se raketat i duhen që të jetë në gjendje të lëshojë satelitë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Koreja e Jugut dhe vende të tjera në rajon janë të shqetësuara se Veriu mund të synojë përdorimin e raketave për t’i përdorur për të hedhur bomba bërthamore.

Admirali Locklear diskutoi edhe ribalancimin e forcave në rajonin e Azi-Paqësorit, një pjesë kyç e strategjisë së re të mbrojtjes që Presidenti Barak Obama e paraqiti vitin e kaluar. Plani parashikon që shumica e mjeteve të marinës amerikane të vendosen në Paqësor, duke ndryshuar kështu fokusin nga Lindja e Mesme në rajonin e Azi- Paqësorit.
        
Administrata Obama thotë se ribalancimi i forcave në Paqësor nuk është një përpjekje për të penguar Kinën dhe shtrirjen e ndikimit të saj në rajon.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive