E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Marrëdhëniet me Rusinë në mandatin e dytë të Presidentit Obama

x
Madhësia e gërmave - +
Andre de Nesnera
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për momentin kanë kaluar në plan të dytë për shkak të krizës në Lindjen  e Mesme.

Përmirësimi i marrëdhënieve me Moskën për presidentin Obama është një gurëthemel i politikës së tij të jashtme. Gjatë 4 vjetëve të fundit, i ashtuquajturi "rifillim" në marrëdhëniet dy palëshe solli një marrëveshje të rëndësishme për kontrollin e armëve dhe shtim të bashkëpunimit në çështje si Afganistani dhe Irani.

Në të njëjtën kohë, analistët thonë se ende ekzistojnë disa mosmarrëveshje të rëndësishme si për shembull si të zgjidhet kriza në Siri dhe çështja e mbrojtjes nga raketat, që është mbështetur nga administrata Obama.

Stephen Jones, ekspert i çështjeve ruse në kolegjin Mount Holyoke në Masaçusets, thotë se në qarqet e qeverisë ruse ekziston një farë ndjenje lehtësimi që zoti Obama fitoi përsëri zgjedhjet.

"Duket se zoti Obama ishte presidenti i mbështetur nga Rusia sepse rusët mendojnë se mund të punojnë me të. Ata e njohin atë dhe e kanë më të lehtë të punojnë me të se sa të fillojnë të njihen  me dikë tjetër".

Robert Legvold i Universitetit Columbia në qytetin e Nju Jorkut dhe analistë të tjerë nuk mendojnë se presidenti rus Vladimir Putin donte që Mitt Romney, i cili e cilësoi Rusinë si "armikun gjeopolitik numër 1," të Uashingtonit, të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara.

"Ka disa njerëz në Rusi, që janë më cinikë rreth këtyre gjërave, që argumentojnë se një president amerikan  më konservator do të ishte në favor të tij sepse do të mund të bënte argumentin e imazhit të një armiku më të madh, që mund ta përdorë për të justifikuar si politikat e brendshme ashtu edhe ato të jashtme. Por unë mendoj se ky është një karakterizim i gabuar i zotit Putin".

Profesori Legvold thotë se vazhdimësia e politikës amerikane ndaj Moskës është shumë e rëndësishme për zyrtarët rusë.

"Sepse në këtë moment, rusët duan të parashikojnë zhvillimet ndërkombëtare sa më shumë që të jetë e mundur, ndërkohë që përballen me probleme të brendshme. Dhe me që ka shumë pasiguri në disa pjesë të botës, si jugu islamik dhe kudo në jug të ish Bashkimit Sovjetik, vazhdimi  i marrëdhënieve me vende kyçe si Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Bashkimi Evropian, është diçka shumë e rëndësishme për ta".

Disa analistë ngrenë pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara do t’u japin energji marrëdhënieve me Rusinë siç ndodhi gjatë mandatit të parë të zotit Obama. Profesori i Universitetit Columbia, Robert Legvold e përshkruan gjendjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi si të "paparashikueshme."

"Që zhvillimet në marrëdhëniet dypalëpshe të shkojnë mirë, do të kërkohet vemendje dhe iniciativa. Dhe nëse kjo nuk bëhet, marrëdhëniet SHBA-Rusi mund të pësojnë zbrapsje madje edhe të acarohen  nga ngjarje të paprashikueshme".

Analistët mendojnë se një gjë është e sigurtë: marrëdhëniet SHBA-Rusi janë përmirësuar aq shumë gjatë 20 vjetëve të fundit, saqë ata thonë se rikthimi në ditët e Luftës së Ftohtë të mbushura plot tensione, është thuajse i pamundur.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
05.12.2012 09:10
Maredheniet RUSI dhe SHBA jane nje pike afrimi dhe largimi per shkak te ngjarjeve te parashikuara ne lindjen e mesme dhe agravim te gjeopolitike ka 15 vjet me sferat influences Ruso,Amerikane dhe futjen ne loje te agjenturave nga Putini ne ruajtjen e kualicionit te tyre Rusi,,Iran,Siri.Kine,kore e Veriut ,Serbi dhe Greqi.ku gjendja eshte agravuar ne Siri ku jane vrare 50.000 siriane dhe Al Assad do te perdore karten e fundit hedhjen e armeve kimike dhe e raketave ku menjehere do te futet dhe Turqia ne konflik..eshte vije e kuqe per Naton dhe vije e kuqe per Rusine,por irani futet ne loje me Sirine ne ndihme ushtarake dhe trupa po ashtu do te ndihmoje tre organizatat si Hamasin ,Hesbullall she Xhihadin islamik me ndima ushtarake kundra izraelit keshti izraeli do te futet ne lufte me iranin,edhe koreja e veriut do te nderhynte ne lufte me japonine dhe korene e jugut .kina do te ishte ne nje zjarr nga brenda dhe nga jashte situata gjeopolitike eshte ne shperthim ku jane mplekur faktoret ekonomike,financiare ,kualicionet dhe lufta e brendeshme ekonomike ne vehte shtetet si RUSIA,SHBA..KJO DON ANALIZE SEPSE ESHTE SHPERTHYESE..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive