E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Bota

Takim SHBA-Rusi-OKB për konfliktin në Siri

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do të takohet me ministrin e jashtëm Lavrov dhe të dërguarin Lakhdar Brahimi

x
Madhësia e gërmave - +

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton do të takohet me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov dhe të dërguarin e OKB-së Lakhdar Brahimi për të diskutuar për konfliktin në Siri.
 

Një zyrtar i lartë amerikan tha se treshja do të takohet në Dublin të Irlandës në kuadër të një conference për të drejtat e njeriut.
 

Takimi vjen ndërsa shtohen shqetësimet se qeveria Siriane mund të përgatitet të përdorë armë kimike kundër popullit të vet.
 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon i bëri jehonë shqetësimeve të Perëndimit gjatë një ndalese sot në Bagdat.
 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta tha sot se “burimet e zbulimit ngrenë shqetësime serioze se kjo mundësi po shqyrtohet” nga ana e Sirisë.
 

Zoti Panetta paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike nga Siria “do të kalojë vijën e kuqe” megjithëse nuk pranoi të thoshte se cilat do të ishin pasojat.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
07.12.2012 09:16
REGJIMI I AL ASSAD KA HUMBUR LEGJIMITETIN E TIJ KARSHI POPULLIT SIRIAN,POR ZBATON MAREVESHJEN E FIRMOSUR ME RUSINE E PUTINIT PER KUALICIONIN E NDYRE DHE STACIONIMI I BAZAVE RUSE NE SIRI KUNDRA TURQISE.LAVROVI NUK DO TE BJERE DAKORT SEPSE PRISH STRATEGJINE GJEOPOLITIKE E RUSISE NE LINDJEN E MESME DHE AZI DHE VEHTE RUSIA SHTRIHET NE RAFSHIN AZIATIK SI NJE KESHTJELLE E VETMUAR DHE NUK KA TE BEJE ME KULTUREN EVROPES..AL ASSAD DO TE PERDORE ARMEN KIMIKE PER TE ELIMINUAR KRYENGRITESIT SIRIANE .NATO DUHET TE NDERHYJE URGJENTISHT PER HIR TE POPULLIT SIRIAN KU REGJIMI KA BERE NJE KASAPANE DUKE VRARE MBI 50.000 SIRIANE DHE 800.000 SIRIANE TE SHPERNGULUR NE VENDET E RAJONIT..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive